POLITIKE

Berisha: Edi Rama beson tani se duke shpërndarë rrena, do mundë të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 20:36

Berisha: Edi Rama beson tani se duke shpërndarë rrena, do mundë

MIRDITË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me demokratët në qytetin e Mirditës, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik dhe abuzim me fondet shtetërore. Berisha deklaroi se Rama po përpiqet të mashtrojë qytetarët me suksese imagjinare, duke shëtitur qytet më qytet me thesin e rrenave në shpinë. Gjithashtu Lideri i opozitës kërkoi të rrisë ndërgjegjësimin qytetar mbi mënyrën se si sipas tij, kjo qeveri po i largon shqiptarët nga vendi i tyre.

"Miq, dëgjojeni. Ka tre ditë që Edi Rama me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër. U thoshte në Vlorë se kam investuar 1 miliard e 260 milionë. Epo thashë tani, meqenëse e ndjen veten si gjysëm vlonjat, në fakt as vlonjat as shqiptarë nuk është fare, të themi të vërtetën dhe si duhet gjë as Vlorës, as Shqipërisë origjina e tij, s’ka rëndësi. Ky njeri, sot shkon në Shkodër, në të cilën ka investuar gjysmën e parave që ka vjedhur Tërmet Peçi me motrën e vet në Tepelenë, po, dhe u thotë shkodranëve se kam investuar 1 miliardë e 300 milionë euro.
Pra beson tani se duke shpërnda rrena, do mundë të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare.

Jo miq, çfarë bëri ai? Ai vërtetë ndau para për rrugë, por e vërteta është se vodhi minimumi 90% të tyre. Isha dje në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjerë. Ajo rrugë miqtë e mi, që nuk ka një të dytë më atë gjerësi, ka kushtuar 2.4 milionë euro kilometri. Dhe kushtoi kaq, se na dolën probleme me habitatin e shpendëve dhe u detyruam të bëjmë ndryshime në projekt. Kurse ky zotëri, me 20 km rrugë ka 20 mln euro kilometrin. 31 mln euro rindërtimi i rrugës tek sheshi ‘Shqiponja’ 1 km. 17 milionë euro kilometri në unazën e Tiranës. Pra çfarë bëri ky. Ky paratë e rrogave tuaja, paratë e pensioneve i kaloi në rrugë për ti vjedhur. Kjo është e vërteta. Ku i çoi tjetër paratë? 130 mln euro djegësi i Tiranës.

Nuk ka një tullë në themelet e tij. 120 mln euro ja mori Beketi, sepse nuk duronte kritikat e televizionit të tij dhe e përzuri nga Shqipëria. 21 mln euro avion në dispozicion. 5 mln euro kopshti i Edenit që nuk e ka as Mbreti i Anglisë, as Perandori i Japonisë, as Shtëpia e Bardhë, as kancelaria gjermane nuk e blen atë në oborr. E bleu Edi Rama për sytë e tij. Miqtë, atëherë nga të mos ikin, kur sofra nuk ka, prindi, gjyshi, gjyshja detyrohet tu thonë të rinjve, ikni, paçi fatin merrni rrugët e dheut, se këtu nuk na mjafton. Kjo është mënyra se si i përzuri shqiptarët, Edi Rama nga Shqipëria," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë