POLITIKE

Berisha: Edi Rama ndryshoi destinacionin në datën 5 maj 2006, për llogari të Olsi Ramës, Paro Laçit dhe ...

E.D Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 21:12

Berisha: Edi Rama ndryshoi destinacionin në datën 5 maj 2006, për

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se është kryeministri Edi Rama ai i cili në datën 5 maj 2006 ka ndryshuar destinacionin e tokës së klubit Partizani, për llogari të klaneve mafioze të tij, ku para tyre qëndronte Olsi Rama, Paro Laçi dhe të tjerë. Berisha gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, u shpreh se SPAKU politikë, për të bërë të besueshëm mashtrimin e tyre, në mënyrë të padenjë, paraqesin Sali Berishën si kryetar të KRT së bashkisë

"Kjo akuzë është një piramidë mashtrimi, që ka të gdhendur fytyrën e Edi Ramës dhe të prokurorëve politikë të tij, Altin Dumanit e pyetjes 1 mln euro, fytyrën e ish-xhelatit të policisë sekrete të Enver Hoxhës, Arben Kraja, dhe ndrikullës së bandave të Elbasanit, Millonaj. Kjo akuzë, kjo piramidë është e ndërtuar fund e krye mbi mashtrimin.

Përsa i përket pretendimit i cili është i shkrojtur në këtë akt, se Fatmir Bektashi, mori përsipër pronarëve se në vitet 2006-2007 të ndryshojë destinacionin e zonës, klubit Partizani dhe këtë e realizoi Sali Berisha në vitin 2013, kjo është një falsifikim, shpifje e njerëzve që nuk kanë ligj, moral, nuk kanë dinjitet, por janë veçse skllevër të krimeve të tyre, peng të Edi Ramës. Pse e them unë këtë?

Së pari, kur pronarët kanë firmosur marrëveshjen me Fatmir Bektashin, për ndryshimin e destinacionit, Edi Rama pa asnjë kërkesë nga pronarët dhe institucionet shtetërore, kishte vendosur në datën 5 maj 2006, ndryshimin e destinacionit të një pjese të këtij territori. Jo për llogari të pronarëve, jo për llogari të institucioneve, po për llogari absolutisht të klanit të tij mafioz, në të cilin burime zyrtare të kohës, kanë informuar se prapa tij qëndronte Olsi Rama dhe zaptuesi tjetër i klubit, Paro Laçi e ndonjë tjetër.

Edi Rama ndryshoi destinacionin në datën 5 maj 2006 në këshillin teknik të bashkisë. Në qershor 2006, Edi Rama këtë vendim të Këshillit Teknik e kaloi në KRT e Bashkisë që dominohej nga përfaqësues të mazhorancës. Por përsëri e kaloi, e votoi pa asnjë kërkesë nga pronarët e tokës, i ndryshoi destinacionin për llogari të klanit të tij mafioz, të vetes së tij. Sali Berisha në ligjin e urbanistikës dhe në asnjë ligj të vendit, kryeministri nuk gëzon të drejtë të iniciojë, të propozojë, ndryshim destinacioni në territorin e qeverisjeve vendore. Me detyrim ligjor është i detyruar të firmos aktet dhe vendimet e KRT të bashkive.

Skapistët politikë, për të bërë të besueshëm mashtrimin e tyre, në mënyrë të padenjë, paraqesin Sali Berishën si kryetar të KRT së bashkisë. Në vitin 2005, me Edi Ramën kemi pasur një përplasje të madhe me nyjën e Zogut të zi, sepse ekspertët më të mirë thanë se, ajo do të jetë nyja e vdekjes nga aksidentet. Për të mbrojtur sigurinë e trafikut, qeveria miratoi dhe firmosi një akt normativ me të cilin i lejonte prefektit mbledhjen e KRT-s. Këtë akt, Edi Rama e çoi në Këshillin e Europës në Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale dhe kryetari i këtij autoriteti, deklaroi se, qeveria kishte shkelur kartën e autonomisë vendore. Këtu qeveria u tërhoq. Siç e shifni, Sali Berisha nuk ka ndryshuar në mënyrë absolute destinacionin e territorit të klubit Partizani". tha gSali Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë