POLITIKE

"Plaçkiti pensionistët", Berisha: Rama zhduku 19 milionë euro të parashikuara për ta në buxhetin e shtetit

M.B. Përditësimi i fundit 23 Shtator 2024, 20:35

"Plaçkiti pensionistët", Berisha: Rama zhduku 19

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama u premtoi pensionistëve se pensionet do rriten në muajin mars dhe prill. Berisha tha se ky përbënte një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që me 100, 130 mijë lekë të vjetra, që marrin në muaj, nuk blejnë asnjë ilaç për mjekimin e tyre. Ai shtoi se marsi dhe prilli erdhën dhe shkuan dhe pensionet nuk lëvizën një qindarkë. Sipas tij, Rama, në mënyrë cinike me një ndjenjë çnjerëzore, nuk ua dha atyre as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në korrik, as në gusht, as në shtator, por deklaroi se rriti pensionet në tetor, duke plaçkitur, duke grabitur nga fondi i buxhetit të shtetit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohje të pakufishme demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë të kauzës së drejtë të çdo qytetari, të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt gjithashtu oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin çdo natë te shqiptarët të vërtetat që ky regjim censuron me mediat e tij. Të dashur miq, do rikthehem edhe njëherë sonte tek një mashtrimet më të ulëta, më të pashpirta, te një nga aktet më cinike të fundit të Edi Ramës ndaj pensionistëve shqiptarë, ndaj njerëzve më të varfër midis të varfërve në mbarë Europën.

Të dashur miq, ju lutem dëgjojeni një moment pabesinë, poshtërsinë, cinizmin e Edi Ramës ndaj këtyre qindra mijëra burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre për një Shqipëri të drejtë, një Shqipëri normale. Nga fundi i vitit të kaluar, Edi Rama kalonte nga takimi në takim, premtonte rritjen e rrogave aq dhe kaq dhe premtonte rritjen e pensioneve. Edi Rama u premtoi pensionistëve se pensionet do rriten në muajin mars dhe prill. Dhe natyrisht ky përbënte një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që me 100, 130 mijë lekë të vjetra, që marrin në muaj, nuk blejnë absolutisht dot asnjë ilaç për mjekimin e tyre. Nuk marrin dot një kafe me miqtë dhe shokët e tyre jashtë. Numërojnë kafshatat, numërojnë vaktet.

Por, marsi dhe prilli erdhën dhe shkuan. Pensionet nuk lëvizën një qindarkë. Gjatë muajve në vazhdim, ky njeri që meriton çdo epitet, nuk foli më për rritje, por foli për indeksim. Ju lutem, mbajeni shënim, në buxhetin e vitit 2024 u përcaktua fondi prej 34 milionë euro pikërisht për pensionistët. Por Edi Rama, në mënyrë cinike me një ndjenjë çnjerëzore, nuk ua dha atyre as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në korrik, as në gusht, as në shtator, por deklaroi se rriti pensionet në tetor, duke plaçkitur, duke grabitur nga fondi i buxhetit të shtetit, të caktuar për pensionistët, për indeksim, më shumë se gjysmën e tij, duke shpërndarë për 730 mijë pensionistë gjoja si rritje, në të vërtetë as indeksim, gjithsej 16.7 milionë euro. Kurse restin prej 19 milionë, e zhduku! A ka pashpirtësi më të madhe se kjo?

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë