POLITIKE

Berisha: Çfarë është paqja fiskale e Ramës? Kjo paqja fiskale është që t’i lirojë trafikantët të legalizojnë paratë e krimit

n.f Përditësimi i fundit 27 Prill 2025, 16:13

Berisha: Çfarë është paqja fiskale e Ramës? Kjo paqja

BILISHT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Bilishtit ka prezantuar programin e PD-së. Berisha gjatë takimit ka komentuar edhe paqen fiskale të kryeministrit Edi Rama. Ai u shpreh se Shqipëria nuk ka nevojë për narko-euro, por për euro europiane.

Sipas Berishës paqja fiskale është që t’i lirojë trafikantët të legalizojnë paratë e krimit. Më tej ai theksoi se me ardhjen në qeveri të PD-së do të ndalohet çdo input bujqësor që nuk tregëtohet mbi dy vende anëtare të BE-së. Sipas tij askush, nuk do mundë të shesë ju helme të cilat kanë efekte shkatërrimtare mbi shëndetin e njerëzve.

Ai shtoi se Banka Shqiptare e Zhvillimit që do të ngrihet nga qeveria do t'iu japë shqiptarëve kredi të buta. Sipas tij qeveria do të mbulojë 80% të interesave të kredive. Kryedemokrati tha se do të investohet 70 milionë euro në punim, vaditje dhe në mbrojtjen e tokës. 

"TVSH-ja, se këta janë, ose kanë adaptuar politika armiqësore ndaj jush. Me TVSH-në asimetrike që kanë vendosur për punonjësit e prodhimeve tuaja, e kanë më të leverdisshme për ta, që më mirë të marrin prodhimet e importit se sa prodhimet tuaja. Merr fund kjo! TVSH-ja, do të jetë e njëjtë, si në shitje, ashtu edhe në blerje. Ç’ka do të thotë, TVSH-ja do u rikthehet ju. Do e merrni ju për shitjet tuaja TVSH-në.

Pra, tjetër premtim solemn i yni para jush. Do të ndalohet çdo input bujqësor që nuk tregëtohet mbi dy vende anëtare të BE-së. Askush, nuk do mundë t’ju shesë ju helme të cilat kanë efekte shkatërrimtare mbi shëndetin e njerëzve, dhe pastaj të dalin prodhimet tona jashtë e të kthehen, sepse ato mbajnë mbetje pesticide, apo insekticide, apo një sërë inputesh tjera.

Kështu që, ne do vendosim një kontroll shumë rigoroz mbi çdo import të inputeve tuaja.
Do mbrohet në sezon të gjitha prodhimet tuaja. Ju jap fjalën se në sezonin e vet, çdo pordhim i juaji do mbrohet dhe nuk lejohen importe që dëmtojnë dhe bllokojnë prodhimin tuaj. Do krijohet një fond i veçantë, me të cilin qeveria do ju kompensojë ju për dëmtimet që mund të vijnë nga faktorët natyrorë. Do ju paguhet me një çmim bazë prodhimi, në mënyrë që ju vitin e ardhshëm të mund të vazhdoni përsëri ciklin e ri të prodhimit.

Banka Shqiptare e Zhvillimit që do të ngrihet nga qeveria do ju japë ju kredi të buta. Qeveria do ju mbulojë 80% të interesave të kredive tuaja. Do investohet në çdo 70 milionë euro në punim, vaditje dhe në mbrojtjen e tokës. Siguria ushqimore është një drejtim tjetër për të cilin ne do tregojmë përkushtim të madh. Të dashur miq, bizneset e vogla dhe bizneset në tërësi, do të kenë klimën më të favorshme. Energjia për bizneset e vogla do të jetë 6 lekë. Sipërfaqja publike, do t’u jepet absolutisht me 1/5 e çmimit të sotëm. Bashkitë, nuk do mund të vendosin asnjë tarifë, taksë tjetër më shumë se 1% të xhiros.

Bizneset tjera do kenë tatim fitim 10%. TVSH-ja 15%, energjia 6 lekë. Pra, do krijojmë klimën më të favorshme. Garantojmë fasonët në Korçë, në Devoll dhe kudo që janë, se qeveria do të kompensojë qindarkë për qindarë dëmin shumë të madh iu shkakton narko-euro. Miq, Edi Rama në marrëveshjen e tij me grupet shqiptare të trafiqeve, që sot janë bërë të famshme në botë, shkatërroi euron, sepse ata fusin euro me kontejner. Miku i qeverisë, u gjet se kishte transferuar në atë bankë, në bankat e europës 3 miliardë euro. Hidhjani sytë kullave në Tiranë, monumente të shëmtuara të drogës dhe korrupsionit. Nga 4 miliardë euro që është investimi në kulla, 3.2 miliardë është investim i nëndheshëm.

Jo, ne do ju kompesojmë qindarkë për qindarkë uljen, zhvlerësimin e euros nga narkoeurot, gjersa të arrijmë të presim çdo kanal të kësaj mbetjeje toksike. Shqipëria nuk ka nevojë për narko-euro, por për euro europiane. Dhe ne do ta realizojmë këtë. Ju dëgjuat, taksë fiskale, bërtiti. Se kështu, si burracak që është, me paqe me luks i ndërton të gjitha. Paqja e luksit, paqja fiskale. Çfarë është kjo paqja fiskale? Kjo paqja fiskale është që t’i lirojë trafikantët të legalizojnë paratë e krimit.
Tani, ku qendrojmë ne.

Të gjithëve ju, të gjithë qytetarëve të Devollit, të gjithë qytetarëve shqiptarë do t’u falet çdo gjobë që keni para datës 11 majit. Nuk janë problemi i shqiptarëve paratë e fshehura të drogës, por janë gjobat absurde të pashpirta që kanë vendosur inspektorët e bashkisë dhe të qeverisë me radhë. Ato bëhen zero më datën 11 maj!" tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë