
VIDEO/ Momente paniku në linjën Zyrih-Prishtinë, shqiptari tenton të hapë derën e avionit
ZVICËR- Një shqiptar ka provuar ta hapë derën e avionit gjatë një fluturimi nga Zyrihu për në Prishtinë. Per...
ZVICËR- Një shqiptar ka provuar ta hapë derën e avionit gjatë një fluturimi nga Zyrihu për në Prishtinë. Per...
DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit në Dibër, u kërkoi dibraneve dhe dibranëve, 100 ditë për të transformuar Shqipërinë. Kreydemokrati gjithashtu akuzoi Kryeministrin Edi Rama, që mashtron dhe vetëm mashtron shqiptarët dhe u premtoi shëndetësinë falas. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se e vërteta e madhe është se me 11 Maj me votën q qytetarëve hapet një epokë të re për Shqipërinë dhe shqiptarët.
"Edi Rama, që mashtron dhe vetëm mashtron shqiptarët, u premtoi atyre shëndetësinë falas. Sot kombi ynë, shqiptarët në Shqipëri, paguajnë në një vit 820 milionë euro për kujdesin e tyre shëndetësor nga xhepi. Sot me qindra mijëra shqiptarë vdesin se nuk marrin dot ilaçet që u duhen. U premtoi shqiptarëve 24 orë ujë, sot mungesa e ujit është më e madhe se kurrë në fshatrat dhe qytetet e vendit. U premtoi arsim modern, sot shkollat janë të zbrazura dhe në rrënim sa asnjëherë tjetër. U premtoi 300 mijë vende pune, përzuri vetëm në BE 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Jo vetëm kaq, por krijoi një racë qeveritarësh që qëndrojnë vite drite larg halleve të qytetarëve. Që nuk duan t’ia dinë se qytetarët ekzistojnë.
Që nuk duan t’ia dinë së të sëmurët vdesin në spitale pa ilaçe. Që nuk duan t’ia dinë se shëndetësia sot ka zbritur në nivelin e viteve ’60. Që nuk duan t’ia dinë se pensionistët nuk blejnë dot ilaçet, nuk marrin dot ushqimet.
Që nuk duan t’ia dinë se të rinjtë nuk kanë punë dhe duhet të largohen nga Shqipëria. Miq, para një jave isha në Qafë të Malit, midis Pukës dhe Kukësit, aty gjeta një investim privat të një biznesmeni të suksesshëm mahnitës.
Por gjeta punëtorë nga Bangladeshi. Para pesë ditësh isha në Borsh, gjeta punëtorë nga Mianmari. Kurse të rinjtë tanë vetëm ikin se ky i urren shqiptarët. Ky është një Pashiq shqiptar. Prandaj i bëj thirrje çdo dibrani që e ndjen veten dibran, që e ndjen veten shqiptar, me 11 Maj të ndëshkojë Pashiqin e shqiptarëve.
Shqipëria nuk ka parti, Shqipëria është dheu i shqiptarëve. Kombi nuk ka parti, kombi është jeta, është ekzistenca e shqiptarëve. Ndaj dhe me 11 Maj çdo shqiptar duhet të votojë për Shqipërinë, duhet të votojë për kombin. Pas 12 vitesh, Edi Rama në një akt të turpshëm kalon nga një shesh në një tjetër me nëpunësit e tij që i merr me autobusë dhe i shëtit me detyrim, me teza bajate, me një humor banal, me qëllim të vetëm të mos përballet me ju. Me qëllim të vetëm të fshehë vjedhjet që ka bërë. U them unë ju o miq, në vitin 1991, në parlamentin shqiptar një deputet i Dibrës, i Partisë së Punës, u ngrit dhe tha: Ku ta dija unë se kishte tre dynymë qilima Enver Hoxha në shtëpinë e tij.
O miq, Edi Rama e ka shtëpinë dy herë më të madhe se Enver Hoxha. Edi Rama e ka të reggistuar në emër të tij, Enver Hoxha nuk e kishte në emër të tij, as të fëmijëve të tij. Enver Hoxha kishte një oborr 2 mijë metra, Edi Rama ka një oborr 8 mijë metra. Miq, nuk duhet të ketë parti dhe asgjë në botë që të na vërë perde para syve për të parë, për të ndëshkuar me votën tonë këtë armik të qenies sonë. Edi Rama, ku janë 130 milionë euro të djegësit? Cilido kryeministër apo shtetar që ia shpjegoja në Valencia ngjarjen, i binte ballit. Më duhet t’ia thoja tre herë sepse tejkalonte çdo imagjinatë. Ja ku është Edi Rama që vjedh dhe tani për të mbuluar vjedhjet e tij, e ministrave tëë tij, e Lubisë së tij, e cila për të larë menderen e makinës së tij, shpenzon 10 mijë euro në muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë në jetën time.
Këta janë njerëz që u urrejnë ju u miq, ndaj dhe t’i ndëshkojmë me 11 Maj me votën tonë. Kjo është gjysma e të vërtetës. E vërteta e madhe është se me 11 Maj me votën tuaj ju hapni një epokë të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju 12 vite e patë që Edi Rama, i cili premtoi shëndetësinë falas, krijoi shëndetësinë me ryshfetin më të madh në botë. Premtoi 300 mijë vende pune, përzuri mbi 1 milion shqiptarë. Premtoi ushqime me bollëk dhe çmim të ulët, ushqimet në Shqipëri janë mbi mesataren e çmimeve në BE.
Premtoi shkolla moderne, zbrazi shkollat nga interneti dhe kompjuterët. Pra miq, na duhen 100 ditë dhe unë sonte këtu para çdo dibrani dhe dibraneje, pavarësisht nga bindjet politike, i bëj thirrje mençurisë së çdo dibrani dhe dibraneje, na jepni 100 ditë për të transformuar Dibrën dhe Shqipërinë. Jam këtu për t’u dhënë fjalën time të nderit se pas 100 ditësh, Dibra dhe Shqipëria nuk do jenë kurrë më kjo që janë sot," tha Berisha.
SHBA- Industria e luksit ka humbur shkëlqimin, shkruan The Economist. Ngadalësimi i ekonomisë kineze dhe kriza e kostos së jetesës n&...
TIRANA- Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit ...
TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të n...
TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkoh&e...