Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të në foltoren e Dibrës, deklaroi se kritikat e tij ndaj mediave nuk lidhen me sulmet personale ndaj tij, por me mungesën e reagimit ndaj, siç u shpreh ai, mashtrimeve të qeverisë ndaj qytetarëve.
Berisha tha se shqetësimi i tij kryesor është qëndrimi i mediave ndaj interesit publik, duke akuzuar se shpesh nuk verifikohen deklaratat e qeverisë për çmimet, subvencionet dhe politikat ekonomike.
Deklarata për media:
Dhe inati im me mediat. Nuk e fsheh. Nuk ka të bëjë me asnjë sulm që më bëjnë mua, absolutisht. Por ka të bëjë me qëndrimin e tyre ndaj interesit publik. A ka ndonjë media të kapë, të futet në Google apo të futet në ChatGPT apo në, në Claude apo në Gemini, të pyesë sa janë çmimet e naftës?
Çfarë masash kanë marrë?
Dhe t'u thotë shqiptarëve që ja shiko, ky thotë s'ekzistojnë, po ja që ekzistojnë, ja që i kanë rritur. Ky mashtron. Çfarë po ndodh? Po korruptohet gjuha. Dhe kur korruptohet gjuha, është fundi i lirisë. Drama më e madhe. Kur fjala përdoret për të mos u thënë të vërtetën qytetarëve.
Ajo është skllavëruese, nuk është emancipuese.
Më thoni ju mua, a ka dhimbje më të fortë për fermerët shqiptarë sesa në kulmin e kësaj krize t’ia heqësh subvencionin e naftës? A patë ju ndonjë emision në këto media? Po këta e meritojnë, këta janë 30% e popullit shqiptar.
Plus që kanë një impakt të jashtëzakonshëm në tregun, në xhepat, në punësim e të tjera e të tjera me radhë. Nuk ekzistojnë.
E tha ai që vendet e Evropës e kanë hequr subvencionin dhe nuk marrin përsipër. Kanë korruptuar gjuhën, qeveria ka korruptuar gjuhën. Bashkëpunëtorë janë dhe mediat kur përdorin, kur nuk demantojnë, nuk përgënjeshtrojnë mashtrimet e qeverisë.
Sot falë zhvillimeve, brenda 20 sekondave mund të vërtetosh çdo gjë.
Sa është e vërtetë, sa s'është e vërtetë, sa qëndron, si është këtu, si është në Argjentinë, si është në Afrikë të Jugut, po të duash. Por ne qëndrojmë.
Ne qëndrojmë dhe do qëndrojmë. Qëndresa jonë është etike.
Imagjinoni në qoftë se ne nuk do ishim ngritur në protestat e fuqishme ndaj qëndrimeve të të Edi Ramës, mbrojtjes që i bëri vetes tij dhe Lulzim Ballukut.
Edhe me ngritjen tonë, lobistë racistë anti-shqiptarë, deklaronin fshehtas në mbledhje të mbyllura, se Imuniteti është interpretim shqiptar. Në një kohë kur në 2009-ën, në 2010-ën, në 2011-ën, imunitetet ishin hequr zëvendëskryeministrit, ministrit të mbrojtjes, ministrit të punëve publike dhe ish-kryetar partie.
Pse ishin hequr?
Se është çështje drejtësie juaj. Po s'mund të mbrojë. Të akuzojë drejtësia, do shkosh, do mbrohesh aty dhe do dalësh. Kurse ajo atje thoshte, ata atje thoshin, jo po. Ose për AKSHI-n. Merr në, në agjencinë shtetërore merren peng punonjësit dhe biznesmenët. Shtetërore, jo private. Epo kjo është kulturë shqiptare.
Nuk është kjo kulturë shqiptare? Këto janë lobistë e Edi Ramës. Sigurisht që ne përballemi me ta.
Dhe e kemi për krenari të përballemi me ta.
Dhe jemi të sigurtë, të jeni të sigurtë që e vërteta vonon, po nuk harron. Siç kanë dalë të vërtetat, siç janë, siç janë mishëruar në tetë rezoluta ndërkombëtare, si kurrë për ndonjë vend tjetër, në një hark kohor më pak se dy vjeçar.
Çdo e vërtetë që ne mbrojmë, do të dalë. Dhe ata të cilët mbrojnë regjimin e Edi Ramës do damkosen si korruptokratë dhe bashkautorë në krimet e tij. Por ne duhet të vazhdojmë betejën. Duhet të vazhdojmë këtë betejë. Të palëkundur, me besim të madh.
Edhe njëherë, ishim në nivel deti, në izolimin më të thellë. Ja ku dolëm. Me dritën e të vërtetës, me asgjë tjetër, dhe guximin tonë, se guxuam. Të gjithë ju guxuat. Guxuam së bashku.
Dhe tani e vazhdojmë këtë betejë ne. E vazhdojmë gjer në largimin e këtij regjimi. Ky është një regjim i cili nuk ka asnjë legjitimitet.
Edi Rama kudo që shkon, shkon si një kryehajdut i kombit shqiptar. Edi Rama kudo që shkon, shkon si një kryemashtrues i shqiptarëve. Edi Rama kudo që shkon, shkon si armiku më i egër pas Enver Hoxhës i kombit shqiptar.
Berisha gjatë një takimi në Dibër, deklaroi se opozita shqiptare ka ndjekur një rrugë të vështirë ndër vite, p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e mbajtur në Dibër, u shpreh se opozita shqipta...
Policia ka sekuestruar një automjet luksoz tip Audi SQ8, i cili dyshohet se ishte vjedhur në Itali dhe ishte futur në Shqipëri me qëlli...
Nga Belind Këlliçi: Një video e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, tregon se si në shkelje të çdo rregulli, një band&e...
Deputetja e PD-së në Shkodër, Greta Bardeli ka zhvilluar sot takime për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë n&eum...
Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të degës së Partisë Demokratike në Gramsh. Procesi nisi në...
Në një intervistë për ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri TV, avokati Kujtim Cakrani ka ngritur shqetësime serioze mbi traj...
SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke futur...
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar përmes një videoje gjendjen e infrastrukturës dhe pastërtisë në zonën e Të...
Këshilli Bashkiak i Pogradecit në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur rritjen e tarifës së parkimit nga 50, n...