Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në foltoren e mbajtur në Dibër, u shpreh se opozita shqiptare ka gjetur mbështetje të gjerë ndërkombëtare për qëndrimet e saj, duke iu referuar pjesëmarrjes në forumin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) në Zagreb.
Berisha tha se në këtë forum, i cili mbledh partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta nga e gjithë bota dhe ku frymëzohet nga Partia Republikane e SHBA-së, Partia Demokratike ka marrë mirëkuptim dhe mbështetje për qëndrimin e saj politik në Shqipëri.
Ai e cilësoi situatën në vend si të vështirë për opozitën, ku tregoj se se zgjedhjet nuk janë të lira dhe se vendi, sipas tij, ndodhet nën ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar.
Berisha deklaroi se qeveria aktuale vepron si një strukturë kriminale që varfëron qytetarët dhe nxit largimin masiv të shqiptarëve nga vendi.
Deklarata e plotë:
Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, demokratë e demokratë, qytetarë e qytetare të Dibrës në këtë sallë, dibranëve dhe dibranëve kudo që ndodhen sot në këtë rreth, në Shqipëri dhe në botë.
Një përshëndetje të përzemërt deputetit Xhelal Mziu, kryetarit të Partisë Demokratike, Jeton Kaloshi, deputetëve të qarkut të Dibrës dhe të gjithë ju miqtë e mi.
Vij sot tek ju, pas një udhëtimi në Zagreb, ku mora pjesë në forumin e Bashkimit Ndërkombëtar të Demokracisë, forumi më i rëndësishëm politik i partive politike të qendrës së djathtë dhe të djathta në botë, i cili drejtohet apo ka si frymëzues dhe drejtim kryesor Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ne si opozitë, misionin tonë në Shqipëri e kemi të vështirë. E kemi të vështirë sepse aty ne ishim nga të paktët përfaqësues të një force politike në një vend në të cilin nuk bëhen zgjedhje, por farsë zgjedhore.
Në një vend në të cilin kartelet e drogës bëjnë ligjin dhe vendosin ministrat dhe çdo gjë.
Në një vend në të cilin qeveritarët, kryeministri dhe qeveritarët e tij sillen si anëtarë të një organizate kriminale, vjedhin ditë e natë pa ndërprerje shqiptarët, i varfërojnë, i mjerojnë, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm dhe i detyrojnë të largohen nga Shqipëria.
Por duhet t'ju them këtu se në atë forum, Partia Demokratike ka patur, gjetur, ka gjetur dhe gjeti mirëkuptimin dhe mbështetjen më të madhe.
Dhe kjo mbështetje, ky mirëkuptim është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qëndresën tonë. Është i një rëndësie të jashtëzakonshme dhe për misionin tonë.
Misioni ynë është të themi të vërtetën shqiptarëve dhe miqve të shqiptarëve kudo në botë, pavarësisht nga çmimi, pavarësisht nga kostoja, të mbrojmë shqiptarët, të mbrojmë interesat e qytetarëve shqiptarë, të mbrojmë interesat e Shqipërisë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
3 Maj11:34
Sekuestrohet “Audi SQ8” me vlerë 50 mijë euro në Tiranë, ishte vjedhur në Itali
Policia ka sekuestruar një automjet luksoz tip Audi SQ8, i cili dyshohet se ishte vjedhur në Itali dhe ishte futur në Shqipëri me qëlli...
POLITIKE
3 Maj11:26
Të burgosurit festë me drogë, alkol dhe telefona, Këlliçi: Kur Gogu fajëson Lamallarin
Nga Belind Këlliçi:
Një video e publikuar nga gazetari Flamur Vezaj, tregon se si në shkelje të çdo rregulli, një band&e...
POLITIKE
2 Maj22:38
Protesta e 8 Majit, deputetja e PD Greta Bardeli: Në Shkodër për Shkodrën
Deputetja e PD-së në Shkodër, Greta Bardeli ka zhvilluar sot takime për të ftuar qytetarët që të marrin pjesë n&eum...
POLITIKE
2 Maj22:29
Zgjedhjet për kreun e PD Gramsh, shpallet kandidati fitues
Mbyllet procesi i votimit dhe numërimit për zgjedhjen e kreut të degës së Partisë Demokratike në Gramsh. Procesi nisi në...
POLITIKE
2 Maj17:34
"Dy standardet e trajtimit", Cakrani: Kushtet e paraburgimit të Metës nuk respektojnë standardet ligjore
Në një intervistë për ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri TV, avokati Kujtim Cakrani ka ngritur shqetësime serioze mbi traj...
POLITIKE
2 Maj15:39
SPAK kontroll në shtëpinë e Sokol Ballës
SPAK po ndjek një strategji hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke futur...
POLITIKE
2 Maj14:20
Këshilli Bashkiak i Pogradecit dyfishon tarifën e parkimeve, opozita kundër: Rëndon xhepat e qytetarëve, distancohemi nga ky vendim i të majtës!
Këshilli Bashkiak i Pogradecit në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë ka vendosur rritjen e tarifës së parkimit nga 50, n...
POLITIKE
2 Maj13:44
Mediu në IDU: Shqipëria në udhëkryq, korrupsioni sistemik dhe integrimi drejt BE i vonuar
Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, njëherësh dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Z. Fatmir Mediu, de...