
Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare, ku do të shqyrtohet kërkesa e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.
Çështja pritet të shoqërohet me debate dhe tensione politike.
Sipas rendit të ditës, kjo pikë do të trajtohet e para në axhendë, menjëherë pas nisjes së seancës. Para paraqitjes së dy raporteve të përgatitura nga përfaqësuesit e opozitës dhe të shumicës në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, do të marrë fjalën vetë Balluku.
Më pas opozita dhe shumica parlamentare do të paraqesin qëndrimet e tyre, përpara se çështja të hidhet në votim.
Ndërkohë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paralajmëruar protestë para godinës së Kuvendit në të njëjtën orë me zhvillimin e seancës.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve krerët e PD-së kanë mbërritur në seli ku po diskutohen detajet e fundit të organizimit të aksionit të saj gjatë ditës së sotme.
Kryedemokrati Sali Berisha nga shkallët e PD-së deklaroi se protestuesit e vërtetë janë operatorët e televizioneve që janë të pranishëm në terren në çdo situatë.
Më herët në seli do të mbërrinte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Mars09:50
Thirrja e opozitës/ Qindra mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria mobilizohen për protestën në Kuvend
Anëtarësia dhe simpatizantë të PD dega Lushnjë janë nisur këtë mëngjes për në Tiranë ku do të...
POLITIKE
12 Mars09:49
Opozita proteston/ Deputetët e PD mblidhen në selinë blu, Berisha pritet me brohoritje nga mbështetësit
Në orën 10:00 opozita do të nisë protestën para Parlamentit.
Mësohet se deputetët e Partisë Demokratike janë duk...
POLITIKE
12 Mars09:48
Imuniteti i Ballukut dhe protesta e opozitës, Rama mbërrin në Kuvend
Edi Rama ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare ku do të shqyrtohet dhe...
POLITIKE
12 Mars09:42
Kuvendi vendos sot për Ballukun/ Ambasada britanike në Tiranë: Imuniteti parlamentar nuk duhet të pengojë llogaridhënien para ligjit
Kuvendi pritet të vendosë sot lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, ndërsa ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë....
POLITIKE
12 Mars09:37
Xhaferri: Sot protestojmë kundër një qeverie që vjedh qytetarët
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i PD-së, Besart Xhaferri u shpreh se qytetarët kanë shumë arsye për të...
POLITIKE
12 Mars09:20
Mazhoranca kundër SPAK në rastin e Ballukut, juristët flasin për BIRN: Qëndrimi i PS, mbrojtje politike!
Juristët peshojnë efektet e vendimit të pritshëm të Kuvendit për rrëzimin e kërkesës së SPAK jo vetëm n...
POLITIKE
12 Mars07:19
Sot seanca për Ballukun/ PD protestë brenda dhe jashtë Kuvendit, çfarë pritet të ndodhë
Sot pritet të votohen në seancë 2 raportet e maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autori...
POLITIKE
11 Mars22:38
Bashkëshorti i Bufit pronar i disa kompanive, transaksione të dyshimta dhe tendera publik nga kolegët
Majlida Bufi vetëdeklaron se nuk ka qenë asnjë ditë në emigracion. Ndërkaq bashkëshorti i saj ka gjurmë se prej vitit 20...
POLITIKE
11 Mars22:26
Toka, apartamente, dyqane/ Si Bufi i Roskovecit ‘justifikon’ mln euro pasuri me ‘emigracionin’ imagjinar
Majlinda Bufi disponon një pasuri miliona euro, ku rreth 2. 7 milionë deklarohen si të ardhura nga emigracioni. Ajo deklaron se nuk ka qenë ...
POLITIKE
11 Mars22:25
Reforma në Drejtësi-Sulo: Vettingu favorizoi qeverinë, rasti 'Balluku' nxori në pah krisjen me ndërkombëtarët
Zhvillimet e fundit politike dhe qasja e Partisë Socialiste ndaj kërkesave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për ç&eu...