POLITIKE

Berisha: Kombit i kemi borxh rininë, të bëjmë çdo gjë për t’i rikthyer të ardhmen këtij vendi

r.ll Përditësimi i fundit 3 Maj 2025, 20:11
Berisha: Kombit i kemi borxh rininë, të bëjmë çdo
pamje nga takimi elektoral

FIER- Kryedemokrati Sali Berisha në takimin e sotëm në Fier ka risjellë në vëmendje disa nga pikat e programit qeverisës të koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore". 

Berisha ndër to përmendi uljen e çmimit të energjisë për bizneset e vogla, dhe përgjysmimin e tarifës së ujit. Më tej shtoi se bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë taksa dhe tarifa më shumë se 1% të xhiros.

Gjithashtu bëri me dije se do të ketë kredi të buta për start up-e dhe biznese të vogla. Për bizneset e mëdha, Berisha tha se do kenë një aleat të vërtetë tek qeveria e ardhshme. Kreu i PD tha se duhet bërë çmos që rinia e ikur ti kthehet vendit. 

"Miqtë e mi, 8 ditë kanë mbetur, ndaj dhe ne, të trokasim tek çdo qytetar, tek çdo biznesmen i Fierit. Të garantojmë atë, se pavarësisht nga bindjet e tij, ne kemi vetëm një qëllim: suksesin e biznesit të tij. Kemi një qëllim: zgjerimin e biznesit të tij, punësimin e të tjerëve në biznes. Në këtë kontekst, bizneset e vogla, 100 ditët e para do të paguajnë energjinë, pas 100 vitëve vetëm 6 lekë kilovati. Hapësira publike 5 herë më lirë. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Bashkitë nuk do mund të vendosin kurrë, kurrë, taksa dhe tarifa më shumë se 1% të xhiros. Do ketë kredi të buta për start up-e dhe biznese të vogla. Bizneset e mëdha, do kenë një aleat të vërtetë tek qeveria e ardhshme. Tatim-fitimi më i ulëti në Europë. TVSH-ja, 15%.

Po kështu, le t’i them këtij dhëndrit, se nuk më tregoi: e kishte në qytetat apo në fshat krushqinë? Në rast se, jeni fermerë, qeveria e ardhshme për çdo fermer të Fierit, Lushnjës, Shqipërisë, do të japë 5 heër më shumë subvencione. Për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njesi prodhimi. Nuk bëjmë asgjë tjetër, veçse ju barazojmë me fermerët e vendeve përreth. Ja pra, se ky program është programi më bashkues i shqiptarëve. I bashkon ata në dinjitetin njerëzor, i bashkon ata në punësimin, i bashkon ata në mirëqënien, në i bashkon ata në kujdesin shëndetësor, i bashkon ata në shkollimin e fëmijëve të tyre. I bashkon ata, në një qëllim tjetër madhor, sublim. Rikthimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në moshën e rinisë së tyre.Kombi ka humbur rininë, kombi ka humbur moshën e rinisë. 600 mijë të rinj u larguan në 10 vite.

Mos harroni! Çfarëdo që të jeni, demokratë, socialistë, të paparti, mos harroni se, sot ne takohemi njëri me tjetrin duke qenë kombi me lindëshmërinë më të ulët në botë, për shkak të emigracionit. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se, duhet të bëjmë çdo gjë për t’i rikthyer të ardhmen këtij vendi, për të rikthyer rininë. Qyetarë dhe qytetare të Fierit, atdhetarë, patriotë, me këtë program, ne do kthejmë qindra e mijëra shqiptarë që morën rrugët e dheut këto 10 vite. 5 vite pa asnjë qindarkë taksa. Kredi të buta për strehimin e tyre, për biznesin e tyre.Shqipëria ka nevojë për ëndrrën e tyre. Ëndrra e tyre është e ardhmja e Shqipërisë. Këta të rinj, i garantoj se, shkollat e tyre do modernizohen. Se, buxheti për arsimin do të dyfishohet. Se, nuk do të ketë pengesë për universitet për mesatare dhe për asgjë tjetër. Dhe se pas përfundimit, do paguhen sigurimet shoqërore, tek çdo punëmarrës që punëson të rinjtë. Do financohen me grante dhe kredi start up-et e tyre. Dhe një çati, shteti do ua garantojë çifteve të reja, me një grant 30 mijë euro. Po, po. Të mos harrojmë se, kombit i kemi borxh rininë. Ndaj dhe, asgjë në botë nuk do mund të na pengojë pa kthyer kombin shqiptar në moshën e rinisë së tij."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë