POLITIKE

Berisha: Kushtetuesja pranon shkeljen e parimeve të proporcionalitetit, por më kërkon që të zbatoj një vendim antikushtetues

I.A Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 13:48

Berisha: Kushtetuesja pranon shkeljen e parimeve të proporcionalitetit, por

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese ditën e djeshme në lidhje me masat e marrë nga SPAK për detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se vetë Kushtetuesja thotë se është shkelur parimi i proporcionalitetit. Po ashtu Berisha theksoi se e vetmja gjë që ai dëshiron është që të zbatohen ligjet në vend. 

"Zoti Hoxha, qëndrimi im ka qenë i lidhur kryekëput me Kushtetutën. Lexojeni Kushtetutën ju lutem! Kushtetuta përcakton kufizimin e lirisë dhe të drejtave, ka një nen të saj kur nuk zbatohen vendimet e ligjshme të gjykatave. Mendoje pak tani, sa i ligjshëm ishte vendimi i gjykatës ndaj Sali Berishës dhe i SPAK-ut. Vetë Gjykata Antikushtetuese shpalli antikushtetues vendimin e tyre për shkeljen e parimeve të proporcionalitetit. Pra, më thuaj ti mua, kush kishte të drejtë, edhe më këtë.

Unë ua them prapë dhe insistoj, për mua kryesorja ka qenë marrja e pushtetit të parlamentit se kemi të bëjmë me grusht shteti, por në këtë rast a nuk kemi të bëjmë me një vendim të paligjshëm në të cilin është shkelur Kushtetuta? Atëherë, më thuaj ti mua, pse nuk u shpreh për vendimin gjykata puçiste kushtetuese? Kërkesën e kishte aty. Pra, këtu është një vend pa ligje, pa standarde. Edhe njëherë u rikujtoj zotërinj, Samuel Hantigton ka shkruar dhe ka mbrojtur se forma më e keqe e diktaturave është diktatura e bandave sepse kjo diktaturë nuk respekton asnjë ligj, asnjë rregull, asnjë normë, asnjë standard.

Ja pra urdhëro. Kjo gjykatë që ka gjykuar dje, thotë se është shkelur parimi i proporcionalitetit. Është shkelur Kushtetuta. Atëherë lind pyetja: a kishte të drejtë Sali Berisha të zbatonte një vendim antikushtetues? Nuk mund ta zbatonim atë vendim. Ai ishte vendim me dy masa. Por këta nuk kanë asnjë ligj, asnjë moral, asnjë standard. Shkuan në parlament, unë e zbatova, nuk kërkova asgjë tjetër, vetëm të zbatohen ligjet.

Sado që edhe aty bëjnë shkelje, po të paktën parlamenti pranoi puçin. Kjo është gjithçka, Sali Berisha do qëndrojë për shtetin ligjor me të gjithë forcën dhe mundësitë e tij. Pra, kërkohet nga unë që të zbatoja një vendim antikushtetues. Me gjykimin e sotëm e kam fjalën, me këtë gjykim që kanë bërë, se e kanë thënë ata, është shkelur parimi i proporcionalitetit. Neni 17 i Kushtetutës detyron respektimin e parimit të përpjestimit në qëndrimin ndaj masave shtrënguese.

Po ku kanë Kushtetutë këta? Këta janë çeta e gjobës. Këta janë bashkëpunëtorë në krime. Pëllumb Gjoka u thotë atyre tani, ndryshojeni pak, hiqni ato Encrochatet se dua të dal i lirë të mbledh vota në Velipojë dhe ata janë gati. Pra, ky është një sistem që nuk zbaton asnjë normë, asnjë standard, asgjë ligj," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë