
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij. Lideri i opozitës u shpreh se Basha kishte një "projekt tjetër", dhe se kishte vepruar në kundërshtim me interesat e opozitës. Kreydemokrati theksoi gjithashtu se PD po punon intensivisht për të dokumentuar dhe denoncuar ndërkombëtarisht shkeljet në zgjedhjet e fundit.
"Lulzim Basha, siç e dini ju, nuk bëri, me porosi, as edhe përpjekjen më të vogël për të faktuar farsën.
Unë e denoncova farsën. Me datën 27 prill, unë kam publikuar statusin ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’ dhe kam rreshtuar një seri faktorësh se pse unë e shpalla votën të vdekur pa hyrë në kuti. Natyrisht, të jem i sinqertë, ato në vitin 2021, ishin jo më shumë se 50 përqind të këtyre që janë sot. Por përsëri ato i shndërruan zgjedhjet në farsë. Dhe unë përsëri e them këtu, se komuniteti ndërkombëtar qëndroi në raportin e tij.
Raporti paraprak i zgjedhjeve të vitit 2021, një raport serioz, që vë gishtin në problemet madhore. Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij. Dhe po unë, në atë artikull, e kam mbyllur: është e domosdoshme që PD të faktojë, të vërtetojë, të denoncojë të gjithë këto që ndodhën në këto zgjedhje dhe pastaj të merret me analizën e vet. Lulzim Basha ndërpreu atë proces dhe vuri në epiqendër karrigen e tij. E kam mbështetur apo nuk e kam mbështetur, lexoje atë që kam shkruar.
I kam kërkuar në mënyrë të përsëritur, por ai kishte projekt tjetër. Ai nuk ishte i lirë. Ai kishte projekt tjetër.
Ai kishte projekt koalicionin. U pa e qartë. Lexoje ti mesazhin që i shpallte të dy fitimtarë të zgjedhjeve. Lexojeni vetë! Nuk kisha parë kurrë! Tani, të jesh i sigurt që kjo është një parti e hapur, është një parti demokratike, është një parti që nuk largohet kurrë nga analiza, nga shqyrtimi i të metave, gabimeve, nga ripërtëritja, përmirësimi. Por ka periudhën e vet. Unë që në vitin 2021 kam shkruar për tjetrin, se fillimisht kjo dhe pastaj analiza, unë nuk kam dy standarde. Unë jam koherent në qëndrimet që mbaj.
Jam vërtet shumë koherent, nuk lëviz unë. Bashkëpunëtorët e mi sot janë të bindur se kjo ishte një farsë.
Dhe janë të bindur se po bëhet çdo përpjekje bashkërisht për të denoncuar këtë farsë. Por ky është proces i ndërlikuar, me punë voluminoze shumë, me mund, me djersë. Por ne këtë po bëjmë. Edi Rama, plasi që të marrë një urim. Kudo u çon deputetëve të huaj, bëjeni një urim, nisni një urim. Po, mos më bëni të them emra këtu.
Unë nuk hyj në korrespondencën private, nuk prish privacinë. Por nuk po i vjen askush," tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
e. d
POLITIKE
30 Maj12:57
Berisha: Lulzim Basha nuk vrapoi pas denoncimit të farsës elektorale, por vrapoi pas karriges së tij
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat tha se Lulzim Basha nuk vrapoi pas denonci...
E.D
POLITIKE
30 Maj12:46
Berisha: Ne nuk bllokojmë asnjë kandidat që të bëjë transparencë, nuk e kemi standardin e Edi Ramës
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për mediat theksoi se PD nuk pengon asnjë kandidat t&...
E.D
POLITIKE
30 Maj12:45
Farsa elektorale/ Berisha: Raportin final do e kemi gati nga data 10 qershor, do e dërgojmë në çdo kancelari dhe institucion ndërkombëtar
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë për shtyp deklaroi se raporti përfundimtar mbi f...
e. d
POLITIKE
30 Maj12:45
Berisha: Votimet në Tiranë u dominuan nga bandat më të fuqishme, nga ‘Hakmarrja për drejtësi’ te segmente të bandës së Shullazit
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit u shpreh se votimet në Tiranë u d...
M.B.
POLITIKE
30 Maj12:27
Denoncimi i Berishës: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i "trenit bullgar"
TIRANA-Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku paraqiti disa imazhe ...
M.B.
POLITIKE
30 Maj11:34
Kandidoi për PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Mimoza Hajdarmataj kërkon rinumërimin e votave
TIRANA- Kandidatja në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në...
I.A
POLITIKE
30 Maj11:17
Absurdi në Shijak/ Vijat e bardha për këmbësorët të çojnë në një mur (VIDEO)
SHIJAK- Një situatë e pazakontë ka ndodhur me shtrimin e vijave të bardha për këmbësorët në në bashkinë...
M.B.
POLITIKE
30 Maj10:55
Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale në qarkun Tiranë: I kaluan një kandidati tjetër
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në ...
I.A
POLITIKE
30 Maj10:53
Helmimi me salmonelë në koshptin e Gramshit, shkak vezët e kontaminuara
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i të miturve në një kopsht në Gramsh. Top Channel shkruan se burime pran&...
M.B.
POLITIKE
30 Maj10:21
Kërkon rinumërimin e votave, Aulon Kalaja depoziton shkresën në KQZ për qarkun Durrës
TIRANA- Kandidati në listën e hapur të PD-Aleancës për Shqipërinë Madhështore në zgjedhjet 11 majit në ...