pamje nga kongresi
GJERMANI- Kryetari Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Gjermani ku po merr pjesë në Kongresin elektoral të CDU-së. Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka ndarë pamje nga takimi me Friedrich Merz, të cilin lideri demokrat e cilësoi si kancelari i ardhshëm i Gjermanisë. Ai po ashtu e vlerësoi Merz si njeriun më të mirë të Evropës.
Kreu i PD kujtoi dhe takimin me ish-kancelarin gjerman, Helmut Kohl, i cili u realizua 34 vite më parë, dhe sot e cilëson si një ogur të bardhë për fitoren e opozitës.
"Sot në Berlin, në Kongresin e 37-të të CDU. Kongresin e Fitores. Një shtrëngim i përzemërt duarsh me Kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë, njeriun më të mirë të Evropës, Friedrich Merz. 34 vite më parë, Kancelari Helmut Kohl do ishte Kryeministri i parë që do të takoja ne Bon! Ogur i bardhë për fitoren e opozitës! sb", thuhet në postimin e Berishës.
Më 24 janar, Prokuroria e Posaçme pranoi kërkesën e kreut të PD-së, Sali Berishës për të mos u paraqitur më 3 shkurt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kërkesa e paraqitur nga avokati i tij u miratua nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Arsyeja e mosparaqitjes ishte udhëtimi i Berishës drejt Gjermanisë. Berisha do të paraqitet në SPAK, të hënën e tretë të muajit shkurt.
sali berisha friedrich merz
Artikuj te sugjeruar
b.z
POLITIKE
3 Shkurt13:29
Rikonsktruksioni i konvikteve në Qytet Studenti, Rama: Kushtet me standardet e BE-së! Në Paris dhe Londër rrinë 4 veta në dhomë, këtu rrinë vetëm 2
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ministrja për Arsimin dhe Sportin,...
POLITIKE
3 Shkurt11:36
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ apel zgjedhësve, partive politike dhe organizatave: Respektoni ligjin për të dhënat personale!
TIRANË- Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, dhe Komisioneri Shtet&eum...
I.A
POLITIKE
3 Shkurt11:10
Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve: Vota e Diasporës shqetësim
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme drejtuesit politikë të qarqeve në selinë mavi. Mësohet se në f...
e. d
POLITIKE
3 Shkurt11:09
Kërcënohet me jetë kryetari i Komunës së Zubin Potokut
KOSOVË- Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka njoftuar se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale. Zeq...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt10:16
Rasti ‘Çyrbja’/ Simbioza krim-politikë dhe roli në korrupsionin zgjedhor
Jurgis Çyrbja
TIRANË - Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, kandidati i Partisë Socialiste për zonën...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt10:08
"Nuk meritoni ta drejtoni Shqipërinë..."/ Komentuesja kritikon Ramën për gjuhën ndaj PD, kryeministri: Opozita merret tre vakte me gjithë librin e shtëpisë time...
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka vijuar edhe sot replikat me rubrikën virtuale "Sy m'sy", ku i përgjigjet komentuesve. Mes qindra...
b.z
POLITIKE
3 Shkurt08:59
"Pushofsh në paqe e shtrenjta jonë"/ Ish-ministri Sandër Lleshaj njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij
Violeta Lleshaj
TIRANË - Bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, Violeta Lleshaj, është n...