POLITIKE

"Nuk meritoni ta drejtoni Shqipërinë..."/ Komentuesja kritikon Ramën për gjuhën ndaj PD, kryeministri: Opozita merret tre vakte me gjithë librin e shtëpisë time...

b.z Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 10:08
"Nuk meritoni ta drejtoni Shqipërinë..."/ Komentuesja
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka vijuar edhe sot replikat me rubrikën virtuale "Sy m'sy", ku i përgjigjet komentuesve. Mes qindra komenteve kryeministri ka pikasur një koment të një qytetareje e cila shkruan "Më vjen keq por vetëm për faktin se si shpreheni me opozitën në fjalimet tuaja nuk meritoni ta udhëheqni atë vend dhe atë popull". 

Lidhur me këtë Rama është shprehur se sipas tij tre fjalë që tha për opozitën nuk tregojnë se ai nuk duhet ta udhëheqë popullin shqiptar. Rama shprehet se nuk është marrë thuajse fare me opozitën, por sipas tij ka qënë kjo e fundit që e ka sulmuar. Më tej Rama ka vijuar sërish me kritika kundrejt Opozitës, teksa e ka cilësuar këtë të fundit si një kënetë zarbash drejtuar sipas tij nga një "buf i stërplakur", referuar kreut të PD-së, Sali Berisha.

Më tej Rama ka vijuar se sipas tij vota e çuar për opozitën është një votë e çuar dëm dhe sipas tij vota për opozotës nuk sjell asnjë ndryshim.

Reagimi i plotë i Ramës:

“Ja, këtu, mirëmëngjes nga Partia Socialiste. E bukur kjo! Unë flas një herë në tre muaj, tre fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje sa nuk meritokam të udhëheq atë vend dhe atë popull, siç shkruani ju nga jashtë.

Por çfarë meriton atëherë opozita e dashur Flora? Ma thoni dot? Opozita që tre vaktet në ditë merret me gjithë librin e shtëpisë time, me këdo i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson juve dhe familjen tuaj, sepse nuk besoj se ju keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë time t’ju duket një program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, shëndetësinë e me radhë, për Shqipërinë.

Pastaj ju Flora jeni jashtë, dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Apo jo? Ju jeni vetë dëshmitare. Unë s’jam marrë thuajse fare me opozitën. Erdhe në Parlament, i kam lënë të merren me librin e shtëpisë time, të më ulin e më ngrenë, kriminel e hajdut, e të mi hedhin mua në kurriz të gjitha të zezat që kanë bërë vetë.

Pasi kanë hedhur baltë, brenda e jashtë Shqipërisë, për Shqipërinë, nga këneta e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan edhe votën. Prandaj do merrem pak edhe me to, apo jo. Por ama, me shqipen e mësuesve të mi të Nolit, Konicës dhe Fishtës, dhe asnjëherë me baltë e shpifje, me librin e shtëpisë dhe familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete.

Më vjen keq, Flora! Kur një buf i stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash, ditë e natë, i rroka nisën shqiptarët. Për dreq, ajo kënetë ka krijuar edhe ca pellgje opozitash të reja, që nuk kanë asgjë të re, përveç moshës së pronarëve të tyre, që të gjithë imitojnë bufin stërplak. Kush do të votojë verbërisht ‘kuak, kuak, kuak’, le t’i votojë, por dy gjëra ama nuk ndryshojnë dot. E para, vota për ta është e çuar dëm sepse ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta, vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhlisit tonë, nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, sfiduese, europiane dhe fituese.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë