POLITIKE

Berisha në fasoneri: Qeveria do u kompensojë çdo qindarkë që humbisni nga kursi i narko-euros

m.l Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 12:22

Berisha në fasoneri: Qeveria do u kompensojë çdo qindarkë

DURRËS: Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjësit e një fasonerie në qytetin e Durrësit. Gjatë fjalimit të tij, Berisha premtoi se do tu kompensojë çdo qindarkë që kanë humbur nga kursi i 'narko-euros'. Berisha tha se me anë të programit 'Made in Albania', do tu lehtësojnë barrën fiskale, duke qenë se fasoneritë janë sipërmarrje për eksport. 

Berisha tha se rënia e euros në mënyrë drastike me 35% është një shkatërrim për këto sipërmarrje pasi çdo shkëmbim malli bëhet me euro, duke shtuar se do të krijojë një bord të veçantë për monitorimin e lëkundjeve të kursit të këmbimit. Berisha shtoi më tej se rënia e prodhimit në vendin tonë është e ndjeshme e cila përkthehet në humbje të vendeve të punës dhe u zotua se bizneset në Shqipëri, do të paguajë energjinë me çmimin më të lirë në rajon, për vetëm 6 lekë. 

 

Këto zgjedhje janë para së gjithash për ekonominë, ekonominë, ekonominë. Ne kemi përcaktuar ‘Made in Albania’, si krenaria kombëtare dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mbështesim prodhimin shqiptar. Të bëjmë gjithçka për suksesin e sipërmarrësit shqiptar. Të lehtësojmë në maksimumin e mundshëm barrën fiskale.
Të mbrojmë eksportet. Ju jeni një sipërmarrje eksporti. Unë e kuptoj vështirësinë e madhe që u krijon narkoeuro. Narkoeuro është një goditje shumë e rëndë për mijëra punonjës dhe sipërmarrje. Ata sjelln kontejnerë dhe vagona me eurot e drogës dhe rrëzojnë përtokë euron në Shqipëri. I shndërrojnë në kullat e drogës dhe korrupsionit, kurse sipërmarrjet shkojnë drejt falimentimit dhe falimentojnë me shumicë.
Qeveria do kompensojë çdo qindarkë të kursit të euros për të gjithë eksportuesit, gjë e cila i bën ata të punojnë në kushte më të qeta, më të sigurta.

Të kesh një rënie të euros në 35 përqind sa ç’është rënia, është pothuajse shkatërrimtare pasi këto janë sipërmarrje që kanë të bëjnë me euron dhe shkëmbimi bëhet me euron. Në këtë kontekst, një bord i veçantë do ngrihet për të monitoruar lëkundjet e kursit dhe për të kompensuar për çdo sipërmarrës, gjersa ne me gërshërët e ligjit t’ia presim rrugën dyndjes së kokainës dhe parave të kokainës, për të cilat ekonomia shqiptare nuk ka nevojë. Ekonomia shqiptare ka nevojë për prodhim, prodhim, prodhim. Prodhimi në Shqipëri po bie çdo vit. Ka një rënie të dhimbshme sepse shoqërohet me humbjet e vendeve të punës të burrave dhe grave që detyrohen të marrin mërgimin si alternativë të vetme për të mbijetuar. Gjithashtu unë jam sot këtu për t’u zotuar para jush, energjia elektrike do paguhet me 6 lekë. Shqipëria do ketë çmimin më të lirë të energjisë në Europë për biznesin. Ne e kemi pasur, nuk është se po bëjmë diçka të re. Do ta rikthejmë përsëri fuqishëm në mënyrë që t’i japim hapësirë më të madhe investimeve,por edhe të lehtësojmë biznesin. Natyrisht sistemi më i ulët i taksave është zotimi ynë.

Taksa 10 përqind është taksa më e lashtë. Në Bibël dhe Kuran është taksa 10 përqind, më e drejta.
Nuk duhet të synosh t’i marrësh tjetrit më shumë se 10 përqind taksën. Ka një moral njerëzor dhe ne i përmbahemi atij morali. Ne jemi të bindur se ajo është taksa më e drejtë. Dhe gjithçka që është e drejtë, funksionon shumë më mirë. Kur e vendosëm taksën e sheshtë në vitin 2005, ne na thanë se do e pësoni nga kjo gjë, do t’u falimentojnë financat. Mirë, u thamë ne FMN-së, ju rrini e shihni si po ecën dhe ne po e bëjmë. Ne e bëmë dhe në fund të 6 muajve, në arkën e shtetit, në buxhet erdhën 300 milionë euro më shumë se sa kishin ardhur me taksat e larta. Pra, taksa e drejtë funksionon shumë më mirë. Lehtëson biznesin, ia lë paratë në konto biznesit dhe biznesi i përdor ato për të investuar, për të rritur rrogat, për të përmirësuar kushtet e punës. Në këtë aspekt pra ne do krijojmë lehtësira të mëdha fiskale për biznesin.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë