POLITIKE

Berisha nga Zagrebi: Klanet e drogës kanë marrë nën kontroll të dhënat e shqiptarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Prill 2026, 20:02
Berisha nga Zagrebi: Klanet e drogës kanë marrë nën kontroll

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ndodhet në Zagreb ku po merr pjesë në forumin e IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Në një intervistë për mediat, ai ku ka theksuar se opozita shqiptare do të paraqesë shqetësimet kryesore që lidhen me situatën në Shqipëri dhe në rajon.

Berisha u shpreh se ky forum, që bashkon partitë e qendrës së djathtë nga e gjithë bota, përbën një mundësi të rëndësishme për të diskutuar me partnerët ndërkombëtarë çështje kyçe si siguria rajonale dhe procesi i integrimit europian.

Berisha shtoi se opozita do të adresojë gjithashtu çështje që lidhen me sigurinë, ekonominë dhe zhvillimet në rajon, duke i cilësuar ato si sfida madhore për vendin.

Në kuadër të forumit, ai bëri të ditur se ka zhvilluar takime me personalitete ndërkombëtare, përfshirë presidentin e IDU-së, Stephen Harper, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të politikës globale.

Prononcimi i plotë i kreut të PD, Sali Berisha:

Pyetje: Zoti Berisha, një forum treditor i cili ka një rëndësi shumë të madhe. Cili do të jetë le të themi, qëndrimi juaj dhe i Partisë Demokratike dhe ku do të do të jetë pikësynimi i gjithë mesazhit tuaj dhe i opozitës?

Sali Berisha: Po, ky është forumi i IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatës që grupon partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta të gjithë botës, organizatë e cila ka si parti kryesore udhëheqëse Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partia më influente.

Ndërkohë, presidenti i saj është një nga krye, ish-kryeministrat më të shkëlqyer të Kanadasë, Stephen Harper, një mik i çmuar i opozitës shqiptare dhe i Shqipërisë.

Ne vijmë këtu në këtë forum botëror për të paraqitur problematikat e mëdha të Shqipërisë dhe rajonit në këndvështrimin tonë, për t'i debatuar dhe diskutuar këto probleme me aleatët tanë.

Probleme madhore që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon, probleme madhore që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pengesat shumë serioze që Edi Rama me shndërrimin e Shqipërisë në një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare, i ka bërë dhe i bën procesit të integrimit.

Me ndërtimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të ekonomisë shqiptare për shkak të zhvlerësimit dramatik të euros dhe dollarit, goditjes shumë të rëndë të eksporteve, prodhimit industrial, prodhimit bujqësor.

Pra, kemi, përveç faktit që dihet që klanet e drogës janë sot vendimmarrësit kryesorë dhe më të rëndësishëm, por ato, siç kanë faktuar zbulimet e fundit, ato arritën të kontrollojnë të gjithë internetin e Shqipërisë me të gjithë të dhënat e shqiptarëve. Kështu që në këtë aspekt përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të rajonit dhe më gjerë.

Këtu ishte një pritje, kjo që regjistruat, pritja para fillimit të punimeve. Patëm rastin të takojmë personalitetet më kryesore, zëvendëskryeministrin e Kroacisë nga vendi organizator, mikpritës, presidentin e IDU-së, ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, sekretaren e Përgjithshme të IDU-së, miq të tjerë, Elmar Brok, një mik gjithmonë i Shqipërisë dhe i Partisë Demokratike, opozitës shqiptare, Kenny Endo, ish-kryeministrin e Irlandës, një nga kryeministrat më të suksesshëm në historinë e atij vendi, dhe shumë personalitete të tjera, të shkëmbejmë mendime shkurtimisht, të debatojmë, diskutojmë për zhvillimet në Shqipëri.

Mendoj se kjo pritje, ky koktej që u dha nga presidenti i IDU-së, ishte një rast shumë i mirë për ne për shkëmbim mendimesh me miqtë tanë, me partnerët tanë. Nesër vazhdon seanca, nesër, seancat.

Nesër kemi një panel që i kushtohet tërësisht Ballkanit, problematikave të mëdha të Ballkanit, qoftë në rrafshin e sigurisë, ashtu dhe në rrafshin e integrimit europian, ku janë disa pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit dhe natyrisht aty do paraqesim rastin e Shqipërisë dhe problematikat e mëdha.

Por nesër gjithashtu debate në për çështje të tjera të sigurisë kibernetike, dhe pasnesër është mbledhja, është konferenca, është samiti i Byrosë Ekzekutive, në të cilën janë të pranishëm kryetarët e të gjitha partive të anëtare të IDU-së dhe sigurisht edhe aty Shqipëria, siç mund ta keni marrë vesh, është në rend dite nga çështjet më të rëndësishme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë