POLITIKE

Berisha në garë me veten, Bozdo: PD ka vendosur standard të ri votimi!

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Maj 2026, 21:33
Berisha në garë me veten, Bozdo: PD ka vendosur standard të ri

Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ka folur mbi procesin e votimit të zhvilluar në Partinë Demokratike, për kreun e kësaj force politike, ku në garë ishte vetëm Sali Berisha. Bozdo u shpreh, se me referendumin për Berishën, PD, sipas tij ka vendosur standard të ri në votim.

Ai thotë se votat po numërohen në degët ku janë hedhur dhe jo në selinë qendrore, duke e konsideruar këtë një standard transparence. Sipas tij, procesi ka qënë demokratikë, ndërsa shifrat kanë treguar se pjesëmarrja ka qënë e lartë.

“Të shohim shifrat, sepse besoj se do të na japin një panoramë shumë të qartë të asaj që po ndodh.

Kam përshtypjen që, në përgjithësi, ky ka qenë qëndrimi ynë vazhdimisht. Nuk e kemi sjellë, si në rastin e votimeve në gjithë republikën, që i kemi numëruar në seli. Por kjo, shikoni, votat duhet të numërohen atje ku hidhen. Dhe ne e kemi lënë të hapur për mediat; pra, le të themi, kur numërohen votat në Berat, meqenëse i takoj asaj zone, mediat do të jenë atje.

Tani po shikoj që po numërohen në dhomën tjetër këtu, në hyrjen tjetër, votat për Këshillin Kombëtar dhe për degën 2 të Tiranës; janë të gjitha mediat të fokusuara.

Transparenca është shumë e rëndësishme në këtë proces: numërimi i votës një më një dhe dalja e rezultatit ekzaktësisht ashtu siç e ka hedhur votën demokrati, siç ka dashur të votojë. Kështu që jemi të përkushtuar për të bërë procesin më të mirë dhe më transparent. Dhe besoj që sot po e arrijmë.

Është një ndër proceset më të mira, që nuk shënohet si i tillë vetëm për pjesëmarrjen e qartë të demokratëve, por në mënyrë absolute edhe për shkak të punës së madhe përgatitore, pasqyrimit, reflektimit dhe pastrimit të listave në lista reale, jo lista të tejfryra, siç kemi pasur situata para shumë vitesh, kur listat trashëgoheshin nga viti në vit.

Besoj që është një ndër proceset, ndoshta procesi më i mirë nga pikëpamja organizative. Dy-tri gjëra të vogla për t’u korrigjuar, që nuk quhen as gabime, janë të pashmangshme në një proces të tillë. Por nga pikëpamja e standardit të organizimit zgjedhor dhe transparencës, Partia Demokratike sot ka vendosur një standard të ri. Një standard i ri që do të përshëndetet nga shqiptarët dhe do të vlerësohet shumë për këtë punë që është bërë.’, tha Bozdo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?