POLITIKE

Berisha: Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme në 12 vite

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 19:28
Berisha: Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij

Duke folur në takimin e organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, nën qeverisjen e Edi Ramës me punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhje të paimagjinueshme.

‘Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme.

Në infrastrukturë dhe punë publike, në 12 vite janë investuar mbi 12 miliardë euro.

Po të hidhni sytë se çfarë mbetet, përveç rasave të gurit në sheshin Skënderbej, që Rilindja Urbane të bën të mundur të pjekësh kafen në korrik nga vapa dhe në ndonjë shesh tjetër, infrastruktura dhe Rilindja Urbane janë dëshmia më flagrante e shpërdorimit, vjedhjes absolute të pandodhur ndonjëherë’, u shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Zhvillimet e këtyre 3 muajve, vendimet që mori ai me Partizan Sadushin, duke i dhënë një goditje për vdekje ndjekjes penale, përgjegjësisë penale, institucionit të akuzës, e nxjerrin Edi Ramës jashtë çdo legjitimiteti.

Ai është bërë personazh kryesor i flamurit të zi të korrupsionit në Europë dhe bindja ime më e madhe është se opozita dhe shqiptarët do i japin shpejt vendin që meriton.

Por këto zhvillime kërkojnë që PD dhe opozita të përgatiten në mënyrën më serioze për problematikat e mëdha të krijuara nga një regjim 12-vjeçar.

Ne e filluam këtë debat dhe përgatitjen e programit tonë me infrastrukturën.

Pse e filluam me infrastrukturën?

Në infrastrukturën dhe punët publike të këtij vendi janë bërë vjedhjet më të paimagjinueshme.

Në infrastrukturë dhe punë publike, në 12 vite janë investuar mbi 12 miliardë euro.

Po të hidhni sytë se çfarë mbetet, përveç rasave të gurit në sheshin Skënderbej, që Rilindja Urbane të bën të mundur të pjekësh kafen në korrik nga vapa dhe në ndonjë shesh tjetër, infrastruktura dhe Rilindja Urbane janë dëshmia më flagrante e shpërdorimit, vjedhjes absolute të pandodhur ndonjëherë.

E thashë, që nga djegësi 130 milonë euro që nuk ekziston, tek rruga që shembet çdo javë e çdo ditë Qukës-Qafë Pllocë që ka kushtuar rreth 370 milionë euro, tek Rruga e Arbrit, në të cilën 27 kilometra të mbetura për ndërtuar, kilometri 11 metra i gjerë kushtoi sa ç’kushtoi kilometri e më shumë, tek çdo rrugë, tek shkollat e ndërtuara që nuk kanë asnjë nxënës sepse nuk kishte nxënës aty dhe që dihej, por duhej të vidhej, tek sistemet e ujësjellësve që janë investuar qindra milionë pa shtuar një litër ujë për banorët, tek sistemi i vaditjes që në mënyrë absolute nuk janë ndërtuar 10 kilometra kanal, por janë mbushur ato që ishin, tek kanalet e ujërave të bardha, etj, etj, pra po ta merrni këtë periudhë, ka qenë periudha e batërdisë, e rrënimit masiv të infrastrukturës dhe veprave publike.

Kanë të paktën 10 vite që nuk flasin për hekurudhën Tiranë-Durrës, por tren nuk ka, karrocë ka, pavarësisht se paguhen 700-800 punëtorë.

Pra, shqiptarët paguan nga taksat e tyre, rrogat e tyre, pensionet e tyre shuma përrallore për infrastrukturën, dhe u rikujtoj këtu qytetarëve se me një të tretën e kësaj shume, janë ndërtuar 11.300 kilometra rrugë.

Por aty ku rruga ndërtohej me 700 mijë euro, kaloi në 5 milionë euro dhe për t’u shembur.

Aty ku shkolla ndërtohej me 700 mijë euro, me 1 milionë euro, e përmasave shumë të mëdha, kaloi në 8 dhe 10 milionë euro për të mbetur në disa raste edhe pa nxënës fare.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë