Kryeministri Edi Rama tejkaloi çdo limit duke sulmuar personalisht gazetarët dhe median. Pasi humbi kontrollin përballë gazetares Ambrozia Meta, Rama sulmoi Syri TV, duke pohuar se televizioni është denoncuar për pastrim parash. Por kjo dosje, që Edi Rama e përdor vazhdimisht për shantazh ndaj Syrit, është përgatitur nga vetë ai. Këtë fakt e ka denoncuar ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka dëshmuar se Rama i ka dhënë dosjen për Syri TV, por televizioni e ka refuzuar pasi nuk kishte asnjë provë që të mbështeste sulmet e kryeministrit.
Ndërkohë që Rama bllokoi imunitetin e Belinda Ballukut duke u mbështetur në prezumimin e pafajësisë, ai nuk nguroi të gjykojë publikisht Syri TV, duke mos pritur që drejtësia të bëjë punën e vet.
Kryeministri Edi Rama kaloi çdo limit. Pasi humbi qetësinë përballë gazetares Ambrozia Meta, e cila e pyeti pse qytetarët ndëshkohen me burg për shkelje të vogla, ndërsa bashkëpunëtorja e tij, Belinda Balluku, ruhet me imunitet, Rama kaloi në sulme direkte ndaj Syri TV. Duke treguar një dosje që ka tre vjet në prokurori, ai jo vetëm shantazhoi, por edhe paragjykoi drejtësinë, duke thënë me gojën e tij se Syri TV vazhdon të pastrojë para. Sot nuk bëri asgjë më pak se atë që publiku e dinte prej kohësh: autor i vërtetë i kësaj dosjeje dhe kallëzimit, të përdorur nga Rama, është vetë ai. Ky fakt është konfirmuar për Syri TV fillimisht në mënyrë private dhe së fundmi publikisht nga vetë zëvendësi i tij, Arben Ahmetaj. Në intervistën e fundit në Çim Peka Live, Ahmetaj pohoi se ishte Edi Rama ai që i vuri para një dosje, duke i kërkuar të kallëzonte Syri TV.
Siç shihet edhe nga përgjigja e ish-zëvendësministrit, Edi Rama jo vetëm është autori kryesor i sulmit ndaj të vetmes media opozitare, Syri TV, por ka marrë edhe përgjigjen e dosjes që kishte tre vjet në prokurori dhe që e përdorte për shantazh. Ndërkohë, Arben Ahmetaj, si ministër i Financave dhe zëvendëskryeministër, i dha përgjigje Ramës, por kryeministri nuk u ndal. Ai angazhoi drejtorin e Tatimeve të kohës, Ceno Klosi, për të sulmuar Syri TV dhe për t’i dhënë firmën kallëzimit që institucioni nën varësi të Ramës duhej të bënte ndaj televizionit.
Ndryshe nga Ahmetaj, “ushtari” i Belinda Ballukut përmbushi porosinë e Ramës, dhe pas kësaj nuk kanë munguar vlerësimet për të, duke e mandatuar edhe si deputet të Partisë Socialiste. Ndërkohë që sulmon hapur me dosje të montuara dhe pa dosje të vetmen media që nuk mund ta blejë, Syri TV, pjesës dërmuese të mediave që i ka në shërbim, Rama u jep tendera korruptivë qindra milionësh për rrugë e koncesione, toka me 1 euro për të ndërtuar godina televizionesh dhe i bën investitor strategjik me të vetmin qëllim: të mbajë pushtetin e tij të zhytur në korrupsion.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Mars16:03
"Drekë sekrete me gjeneralin amerikan"/ Ish-deputeti: Ja pse u shkarkua Spiropali nga Edi Rama
Ish-deputeti i PD-së Myslim Murrizi pretendon se ka ndodhur një takim në Durrës, mes një gjenerali të Marinës së SHBA-s&...
POLITIKE
13 Mars14:48
Spiropali dhe Xhafaj nuk morën pjesë në votimin për imunitetin e Ballukut, Rama mesazh për Taulant Ballën
Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatm...
POLITIKE
13 Mars14:32
Vizita në kryeministri e ambasadores amerikane në Athinë, Rama: Ishte takim njohjeje!
Në konferencën e sotme me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe për takimin që pati një natë më parë n&eum...
POLITIKE
13 Mars14:12
Ish-deputeti zgjidhet drejtuesi i ri politik i PD-së në Vlorë
Partia Demokratike ka emëruar Aurel Bylykbashi është emëruar drejtuesin e ri politik të PD-së në qarkun e Vlorës.
B...
POLITIKE
13 Mars13:52
Kompania u tërhoq nga Porto Romano/ Flet për herë të parë kryeministri Rama
Edi Rama, në konferencën e sotme me gazetarët, foli edhe për tërheqjen e kompanisë Royal Haskoning nga ndërtimi i portit t&...
POLITIKE
13 Mars13:40
E PAPRECEDENTË/ Rama nxjerr jashtë nga konferenca e shtypit gazetaren e SYRI TV
Kreu i qeverisë Edi Rama humbi kontrollin kur gazetarja e Syri TV i bëri një pyetje për të burgosurit për drita dhe ujë...
POLITIKE
13 Mars13:20
E pazakontë/ Rama refuzon t’u përgjigjet pyetjeve, ndërpret konferencën pas debatit me gazetaren
Një moment i pazakontë u shënua gjatë konferencës për mediat të kryeministrit Edi Rama, i cili ndërpreu për rreth...
POLITIKE
13 Mars13:15
“Burg për ndërtime pa leje e drita, për korrupsion jo!”, Rama përplaset me gazetaren: Askush s’ka shkuar pas hekurave për mospagesë energjie!
Kryeministri Edi Rama është përplasur me një prej gazetareve në konferencën e sotme për mediat, pas pyetjes për pë...
POLITIKE
13 Mars12:51
Deklaratat e ndërkombëtarëve për “Ballukun”/ Rama e pranon: Kemi pasur debat me partnerë të huaj
Kryeministri Edi Rama në konferencën e mbajtur për mediat u ndal tek çështja e Belinda Ballukut, duke theksuar se deklaratat e b&eu...
POLITIKE
13 Mars12:47
Nuk lejoi arrestimin e Ballukut, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë
Kryeministri Edi Rama që në nisje të konferencës për media, u ndal te çështja Balluku, dhe te shfaqja e djeshme në K...