POLITIKE

Berisha: Nga zëri juaj, guximtarë në tribunën e ‘Rrugës së Shpresës’, denoncuat vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij, narkoministrave, hajdutë të tij

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 21:15

Berisha: Nga zëri juaj, guximtarë në tribunën e

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se se qendresa e ‘Rrugës së Shpresës’ është leksioni më i madh për shqiptarët. Berisha tha se qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ u rikujton shqiptarëve se nuk dorëzohen kurrë. Lideri i opozitës tha më tej se mbi të gjitha, qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ rikujton se shqiptarët mund të triumfojnë edhe në kushtet më të vështira. 

"Ju qëndruat për Shqipërinë, për interesin kombëtar, për dinjitetin e shqiptarëve, dhe mbi të gjitha për ndërgjegjen tuaj. Sepse, e patë që nuk u arrestua kryehajduti i inceneratorëve, Edi Rama, por arrestuan Sali Berishën, sepse denoncoi çdo ditë inceneratorët. Nuk u arrestua lubi Balluku, që ndan ndërtimin e 13 kilometrave rrugë në 14 kontrata, por u arrestua Berisha që denonconte vjedhjet e saj çdo ditë. Nuk u arrestua Erion Veliaj, që vidhte me modelin 100% me kompaninë e tij 5D, por arrestuan Sali Berishën 10 vite pa asnjë pushtet.
Prandaj, qendresa e ‘Rrugës së Shpresës’ është leksioni më i madh për shqiptarët. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton ne, shqiptarëve, se nuk dorëzohemi kurrë. Sepse qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’, na rikujton, se çdo sulm na bën vetëm më të fortë.

Por mbi të gjitha, qëndresa e ‘Rrugës së Shpresës’ na rikujton se shqiptarët mund të triumfojnë edhe në kushtet më të vështira. Mos harroni, miqtë e mi. Vitin e izolimit të liderit të opozitës, ky vit që duhet të ishte më i keq për ne, opozita siguroi fitoret më të mëdha. Nga ‘Rruga e Shpresës’, e fetuam bashkimin e demokratëve. Nga ‘Rruga e Shpresës’, ne siguruam flamurin e partisë, flamurin e partisë e grabitur nga mafia shqiptare dhe ndërkombëtare. Nga ‘Rruga e Shpresës’, mediat më të rëndësishme të planetit treguan të vërtetat e narkodiktaturës në Shqipëri. Erdhi Rai 3, tek ‘Rruga e Shpresës’, erdhën miq nga Gjermania, Italia dhe vende të tjera, dhe folën së bashku me ju.

Me qëndresën tuaj, ne siguruam 3 rezoluta që na dhanë mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që një forcë politike ka patur ndonjëherë. Dhe siç e patë vetë, dje, edhe vet të dërguarit e Xhorxh Sorosit, që kërkuan të bëjnë qokat e fundit, me çudi nuk përmendën barin, por as dhe non gratën, por shkruajtën disa rreshta, krejtësisht të shkuara. E gjitha kjo, falë jush, qendrestarëve dhe qendrestareve, shumica cilësore e kombit shqiptar. Sot, ne jemi një realitet krejt tjetër nga ai që ishim një vit më parë. Qëndresa juaj transformoi fatet e vendit. Sakrifica juaj e 333 ditëve është inspirim. Unë ju falëndroj me ëpruljen më të madhe për vendosmërinë tuaj, për guximin që paraqitët ndaj çdo presioni dhe shantazhi. Të dashur miq, në 333 ditë, ju e shndërruat ‘Rrugën e Shpresës’ në tribunën më të zjarrtë të fjalës së lirë, në parlamentin e fjalës së lirë, në platformën e kauzës së drejtë të mbrojtjtes së lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar.

Në arenën më të madhe të akuzës dhe gjykatës publike të narkoregjimit të Edi Ramës, ministrave, organizatave të tij kriminale, Skrapit dhe mafies ndërkombëtare të Xhorxh Sorosit, duke akuzuar dhe arrestuar për korrupsion, Sali Berishën, pa asnjë provë, fakt, apo dokument, por vetëm e vetëm se, denoncova vjedhjet e papërmbajtura të Edi Ramës, qeveritarëve, skapistëve, zyrtarëve të tij. Denoncova korrupsionin transnacional të McGonigalëve dhe të tjerëve me imunitet diplomatik. Ata menduan se fituan betejën, se shpëtuan, por në të vërtetë, në ‘Rrugën e Shpresës’, zëri i Sali Berishës u qindfishuan. Nga zëri juaj guximtare e guximtarë në tribunën e ‘Rrugës së Shpresës’, nga e cila 333 ditë u denoncuan, si në asnjë tribunë tjetër në Europë dhe në botë vjedhjet e kryeminstrit, familjarëve të tij, narkoministrave, narkozyrtarëve, hajdutë të tij. Por edhe korrupsioni i të gjitha formave i korruptokratëve me imunitet ndërkombëtar," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë