Spanja fiton Kupën e Botës 2026
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Spanja është kampionia e re e botës. Kombëtarja e drejtuar nga Luis de la Fuente mposhti 1-0 Argjentinën pas kohës shtesë n...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ...
Eshtë zhbllokuar rezultati i finales së madhe Spanjë-Argjentinë, Sapo nis shtesa e dytë, Ferran Torres zhbllokoi rezultatin du...
Autoritetet në Afrikën e Jugut vijojnë hetimet për vdekjen e papritur të futbollistit Jayden Adams, mesfushorit të Mamelodi Sund...
Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, paralajmëroi për hartimin e një strategjie për të mbrojtur shtetet kandidate...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e një protestueseje n&eu...
Ka përfunduar protesta e 50-të radhazi e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku pjesëmarrës...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do të reagojë me forcë nëse sulmohe...
E ftuar në emisionin “Review”, me Greta Topjanën, atletja Klodiana Shala ka folur për finalen e Botërorit dhe për figurat...
Një zjarr në një sipërfaqe pyjore midis fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq, është konstatuar këtë mbrë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar sot se fushata elektorale do të hapet më 11 prill në orën 19:00.
Berisha njoftoi se fushata do të hapet në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë dhe për këtë ka kërkuar angazhimin e maksimal të të gjithëve.
Ai tha se më 11 prill në kryeqytet do të vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, ndërsa tha se do të jetë një hapje madhështore.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Të gjithë ju kryetarë të PD të degëve dhe kryetarë të qarqeve, detyrën e parë keni pra organizimin. Organizimin sa më të sigurt, sa më të plotë të të gjitha infrastrukturës të takimeve dhe infrastrukturës të sigurimit të procesit të votimit. Trajnimet e të gjithë përfaqësuesve tanë në të gjitha nivelet e komisioneve të votimit janë të domosdoshme. Janë një rëndësie parësore, duhet të fillojnë menjëherë.
Duhet të zgjidhen personat në kuptimin që mund të përmbushin më mirë këtë detyrë, por ata duan trajnim. Duhet t’i trajnojmë, t’i kualifikojmë se ato ditë janë të një rëndësie përcaktuese. Nuk e kemi sekret ne, e kemi të hapur, ne këtë fushatë e kemi të dominuar nga çfarë ofrojmë ne për qytetarin. Prandaj siç keni marrë porosi gjer sot, unë kërkoj nga ju që ky parim të jetë dominues. Para se të flasim për kundërshtarin, le të flasim për programin në radhë të parë. Kjo është shumë e rëndësishme që ta dini, se kjo është zgjedhja jonë. Mund të zgjidhej edhe rruga tjetër, ai ka zgjedhur rrugën e sharjes, ne kemi zgjedhur qytetarin, ne zgjedhim programin tonë.
Me këtë dua të them se në çdo takim, në çdo prononcim, në çdo postim, ne kemi epiqendër programin. Në çdo bisedë, ne kemi epiqendër programin. Natyrisht nuk mund të shkosh edhe në qiell e në tokë po të fluturosh, vjedhjeve të Edi Ramës nuk u shpëton dot. Por koha për kundërshtarin do jetë e kufizuar. Koha për programin do të jetë 80 përqind e kohës tuaj. Në qoftë se ne e përsërisim programin nga mëngjesi gjer në darkë, nëpërmjet takimeve intensive, ju garantoj se ne do e përmbushim me sukses të madh misionin tonë.
Edhe njëherë, është një program që nuk është paraqitur kurrë në historinë e vendit. Por kjo kërkon takime intensive. Secili nga ju punën duhet ta masë sa njerëz do të takojë ai dhe stafi i tij. I gjithë stafi, i gjithë drejtimi i partisë është në takim për programin. Me 11 është data zyrtare ligjore që mund të hapim fushatën elektorale. Dhe ne do hapim me datë 11 në Tiranë në ora 7 të darkës. Programin do e paraqesim në një mjedis të mbyllur të nesërmen, por kjo do jetë edhe programi këtu, edhe hapja e fushatës. Ndaj dhe secili nga ju duhet të bëjë më të mirën që të bëhet edhe hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri. Do vijnë edhe përfaqësues nga diaspora, do jetë një hapje madhështore.
TIRANË- Rikthimi i ekspertëve të OPDAT në SPAK dhe të FBI-së në BKH konsiderohet si një interes kombëtar nga admi...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në takimin me drejtuesit e qarqeve dhe krerët e degëve se socialist&eu...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takimin me drejtuesit e politik&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim në selinë blu me drejtuesit politik t...
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka ngritur një zyrë të posaçme për të kontrolluar partitë dhe kandidat&e...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për ...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur sot se një pjesë e mirë e të ardhurave që vijn&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me banorët e njësisë numër 9 në kryeqy...
pamje nga takimi TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në një takim me banorët e një...
agron shehaj TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi drejtuesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriat...