POLITIKE

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ krijon zyrë të posaçme për të kontrolluar partitë dhe kandidatët për deputet gjatë fushatës elektorale, rastet do t'i kalojnë SPAK-ut

n.f Përditësimi i fundit 1 Prill 2025, 21:01

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ krijon zyrë të posaçme për

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka ngritur një zyrë të posaçme për të kontrolluar partitë dhe kandidatët për deputet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mësohet se fokus i kësaj zyre do të jetë  fushata online.

Bëhet me dije se zyra do të ketë 4 punonjës, ku njëri do të kontrollojë raportet e monitorimit të përditshëm në kohë reale dhe 3 të tjerë, do të fokusohen tek fushata digjitale. Ata do të kontrollojnë postimet online për të parë nëse do të ketë shkelje të rregullave të Kodit Zgjedhor, përfshirë zhvillimin e aktiviteteve që KQZ i ka ndaluar.

"Objekti i këtij vendimi përcakton: monitorimin e fushatës zgjedhore online; periudhën e monitorimit të fushatës; detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme; mënyrën e verifikimit. Periudha e monitorimit të Strukturës së Posaçme fillon jo më parë se 30 (tridhjetë) ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo me vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e zgjedhjeve," thuhet në dokumentin e KQZ. 

Hetuesit e KQZ do të mbajnë shënim shpenzimet në rrjetet sociale, ku partitë apo kandidatët paguajnë për më shumë shikueshmëri. Ata do të grumbullojnë informacion edhe kur reklamat politike nuk kryhen drejtpërdrejt nga partitë, por edhe nga palë të treta, të cilët i shmangen ligjit.

Do të kontrollohet nëse administrata përdor vendet e punës për video në favor të kandidatëve ose nëse partitë a kandidatët përdorin burimet shtetërore. Po ashtu, do të monitorohen edhe profilet e politikanëve në rrjetet sociale, nëse funksionarët deklarohen psh, si ministra, e nga ana tjetër postojnë mesazhe elektorale.

Raportet e përditshme dhe informacionet në kohë reale, kjo strukturë e posaçme, do t’ia kalojë personave të kontaktit nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme, të cilët ditët e ardhshme do të vendosen në një zyrë të përbashkët në KQZ.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Strukturës së Posaçme:

-Mbikëqyrja e shpenzimeve financiare të evidentuara nga vetë platforma sociale si dhe monitorimin e veprimtarive të ndaluara.

Në lidhje me mbikëqyrjen e financimit të fushatës zgjedhore do të monitorohen: Aktivitetet e zhvilluara nga subjektet zgjedhore në rrjetet sociale;

-Reklamat politike në rrjetet sociale të subjekteve zgjedhore, kandidatëve si dhe; Identifikimi i palëve të treta në rastet kur është e mundur.

Në lidhje me veprimtaritë e ndaluara gjatë fushatës zgjedhore, do të monitorohen:

- Regjistrimi i videove, spoteve apo pamjeve në vendin e punës për qëllime zgjedhore për mbështetjen e një kandidati nga ana e një funksionari publik;

-Përdorimi i institucioneve publike për qëllime zgjedhore;

- Keqpërdorimi i profileve zyrtare të institucioneve publike në rrjetet sociale.

-Do të identifikohet narrativa në lidhje me fakte të pavërteta ndaj procesit zgjedhor në mënyrë që të orientohen fushatat informuese dhe edukuese të KQZ-së.

-Periudha e monitorimit të Strukturës së Posaçme fillon jo më parë se 30 (tridhjetë) ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon jo me vonë se 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e zgjedhjeve.

-Personat e caktuar do t'i nënshtrohen trajnimit nga Drejtoria e Subjekteve Zgjedhore dhe Mbikëqyrjes, Financimit dhe Monitorimit të Fushatës pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve para fillimit të periudhës së monitorimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë