POLITIKE

Berisha: Nuk e tha kot Donald Trump se, armiku i brendshëm është më i rrezikshëm, ai më kryesori ishte Xhorxh dhe Aleksis Soros

E.D Përditësimi i fundit 11 Shkurt 2025, 15:30

Berisha: Nuk e tha kot Donald Trump se, armiku i brendshëm është

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u shpreh se Donald Trump nuk e tha kot se armiku i brendshëm është më i rrezikshëm. Lideri i opozitës tha gjithashtu se ky armik i brendshëm, më kryesori ishte Xhorxh Soros dhe Aleksis Soros. Berisha tha gjithashtu se fuqia e Amerikës, pasuria e saj, potencialet e saj të gjithëanshme janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër.

"Çfarë ishte kjo e Erion Veliajt? Litari në shtëpinë e të varurit, kështu ta quajmë. Belind, dakord. Litari në shtëpinë e të varurit. Po, ajo që e shkallmoi Edi Ramën, por në fakt dhe që e prangosi edhe Erion Veliajn, ditën e djeshme, dy orë pas deklaratave historike të kryetarit të Komitetit Kombëtar të partisë më të fuqishme të botës, Partisë Republikane, Chris LaCivita, njërit nga dy arkitektët e fushatës elektorale të fitores së Donald Trump, fitore e cila shënoi rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm të njerëzimit me votë.

Zonja dhe zotërinj, në fjalën e tij të gjithëve ju kujtohet kur, Presidenti Donald Trump deklaroi se, armiku më i rrezikshëm i Amerikës është armiku i brendshëm. Në fakt, kjo është e vërteta më e madhe. Fuqia e Amerikës, pasuria e saj, potencialet e saj të gjithëanshme janë të pakrahasueshme me asnjë vend tjetër. Megjithatë, në këtë vend që udhëheqte me liritë, ky armik i brendshëm doli me flamurin e censurës, me flamurin e agresionit ndaj identitetit gjinor, agresionit të familjes, me flamurin e kulturës uoke, pseudokulturën njerëzore.

U përdorën triliona dollarë për ëktë agjendë e cila ishte marksiste dhe post-marksiste. Cilido që njeh manifestin dhe nuk ia këshilloj askujt të merret me të, aty gjen komunizmin, një rend pa shtete, pa kufij. Një rend që njerëzit punojnë aq sa duan e marrin, aq sa dëshirojnë, etj. me radhë, ama aty nuk ka nëj rresht të vetëm kundër identitetit gjinor. Ndaj dhe, përtej Marksit, Xhorxh Sorosi dhe ekstremistë të tjerë të majtë radikalë, dolën edhe me agresionin ndaj identitetit gjinor. Dolën dhe me agresionin kundër familjes, me numeritimin e prindërve, dolëm me krijimin e fermave të prodhimit të fëmijëve, pa atësi, në një platformë absolutisht të degradimit të plotë të shoqërisë njerëzore, krijimin e shoqërisë së re.

Ndaj dhe, Donald Trump u shpreh se armiku më i rrezikshëm për SHBA-të është armiku i brendshëm. Ky armik i brendshëm në SHBA ndërhyri fuqishëm dhe rrezatoi ndofta më shumë se në çdo vend tjetër, në Shqipëri. Sepse, në Shqipëri, në pushtet ishte një grup sorosianësh që mishëronin të gjitha aspektet e doktrinës së Xorxh Sorosit.

Në Shqipëri, filloi lufta kundër familjes, prindërve, u soll ligji për fermat e grave. Në Shqipëri, Drejtësia u kthye në krah politik njëlloj si në SHBA, dhe nën pretekstin e luftës së korrupsionit, ata që përhapën korrupsionin nga mëngjesi gjer në darkë, që vidhnin dhe shpërdoronin taksat e taksapaguesve amerikanë, krijuan repartet politike të drejtësisë.

Mjafton të rikujtojmë këtu, se duhet t’i themi gjërat. Në vizitën e tij, siç u tha të paguar, unë nuk e di, nuk kam të dhëna, por u tha se ke paguar, Antoni Blinken nuk takoi njëri të vetëm nga opozita, sepse ai ishte për një Shqipëri pa opozitë, por takoi persekutorin e opozitës, Altin Dumani. Për atë gjeti kohë. Duke treguar publikisht se misioni i tij ishte Shqipëria pa opozitë, dhe instrument i krijimit të saj ishte Drejtësia politike e Edi Ramës. Nuk e tha kot kurrë Donald Trump, se armiku më i rrezkshëm, është armiku i brendshëm. Dhe ky armik i brendshëm, më kryesori ishte Xhorxh Soros dhe Aleksis Soros," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë