POLITIKE

Berisha: PD do e ketë përparësi absolute arsimin, ne do të rikthehemi me një buxhet prej 5 përqind ose më shumë

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 13:01
Berisha: PD do e ketë përparësi absolute arsimin, ne do të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD do e ketë përparësi absolute arsimin, duke e rikthyer atë në qendër të politikave kombëtare dhe duke garantuar një buxhet prej 5 përqind ose më shumë për modernizimin e sistemit arsimor në të gjitha nivelet.

Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës theksin e vuri edhe tek rënia e numrit të nxënësve në shkolla, teksa shtoi se pa rindërtuar arsimin, çdo hap përpara për vendin është i pamundur.

"Pra, gjithçka shkoi në një degradim të madh. Arsimi në të gjitha nivelet, në të gjitha ciklet. Asnjë pushtues nuk do mund ta shkatërronte në 11 vite kaq shumë sa e ka shkatërruar ky regjim. Sot, në vitin 2025 në shkollat tona kishte 405 mijë nxënës. Në vitin 2013 kishte 801 mijë nxënës. Pra, 49 përqind më pak në 11 vite. Pa luftë civile.

Pa kalamitete kombëtare, veçe me politikat shpopulluese të Çubrilloviçit, në të cilat është edhe shkatërrimi i arsimit. U përmend këtu se nga Kukësi shkojnë në Prizren, sepse në çdo gjë Kosova është shtet, nuk është narkoshtet. Nuk është shtet i pasur, por është shtet dhe mban qëndrimin që një shtet duhet të mbajë ndaj arsimit, bujqësisë, shëndetësisë.

U them unë, e gjithë zona nga Kalaja e Dodës gjer në Valbonë shkojnë dhe mjekohen në Gjakovë dhe Prizren sepse është shtet dhe jo një mafie e tmerrshme si kjo këtu. Imagjinoni ju. Ndaj dhe ju siguroj se PD do të ketë përparësi absolute arsimin dhe në qoftë se bëhet fjalë nga do ta nisim ne rindërtimin, nga arsimi do niset.

Pa rindërtuar arsimin, nuk ka hap të vërtetë përpara. Do ta nisim përsëri me mësuesin duke e vendosur atë në piedestalin që meriton. Meriton respektin, nderimin. Meriton shpërblimin për misionin që ka. Dhe ne i rikthehemi kësaj fuqishëm. Sikundër ne i rikthehemi me një buxhet 5 përqind apo më shumë investimit në modernizimin e këtij sistemi në të gjitha aspektet.

Nuk ka akt më armiqësor se sa të godasësh kërkimin shkencor në universitete. Një pedagog pa kërkim shkencor nuk ka vlerë dhe kërkimi shkencor duhet të jetë testi më kryesor për qenien e tij pedagog ose jo. Por që të bësh këtë duhet të krijosh kushte. Sot është e pamundur. 50 vite më parë ishte zëvendësdekani që na firmoste të gjitha dokumentet për projektin shkencor.

Dhe ato kushtonin se ishin kimikate, lepuj, minj, kavie. Ai kishte kompetencën. Tani duhet ministria. Duhen xhahilët. Injorantët, hajdutët. Si mundet?" tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë