POLITIKE

Berisha: Pensionistët janë njerëzit më të shfrytëzuar, sepse paguajnë tre pensione taksa! Rama ka lënë vetëm 16 milionë euro për ju

ZH.LL Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 13:35
Berisha: Pensionistët janë njerëzit më të
Berisha

ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mashtrim dhe vjedhje të buxhetit ndaj pensionistëve. Gjatë takimit me pensionistët në Elbasan, Berisha tha se fondet e pensioneve po mbeten të papërfillshme për shkak të keqmenaxhimit dhe abuzimeve në investime kapitale.

Berisha ka theksuar se pensionistët janë njerëzit më të shfrytëzuar sepse paguajnë tre pensione taksa shtetit. Sa i përket buxhetit, kryopozitari tha se qeveria po vepron në mënyrën më të pamëshirë kundrejt shtresave më të prekura.

"Çfarë pëson Shqipëria nëse vendos qeveria të kalojë 800 milionë fondin e pensioneve?
Ua them ju pse nuk bëhet kjo, sepse për ju, për pensionistët kanë lënë 16 milionë euro, kanë parashikuar për vitin tjetër 17 milionë euro.
Ku shkojnë këto? Këto vidhen në mënyrën më të pamëshirë.
Si vidhen? Vidhen në ndërtim rrugësh me çmime 10 herë më të larta se Kroacia, që është standard i BE.
E kam thënë dhe do ua them 100 herë, lexoni në Google, merrni rrugën në Kroaci, Bjelosik-Manastir, 17 kilometra rrugë, 27 metra e gjerë rruga, standard evropian, është ndërtuar me 27 milionë euro. I bie 1.6 milionë euro për km.
Sa i bie për një km Edi Ramës dhe Belinda Ballukut? I bie nga 15 në 32 milionë euro në fushë.
Këta janë të çmendur, këta nuk kanë kufi në vjedhje. Prandaj buxheti shkon 80 përqind investime kapitale dhe vjedhje kapitale.
Nuk mbetet ajo, sigurisht.
Po të veprosh në këtë mënyrë njerëzit të duken miza, njerëzit nuk ekzistojnë. Dhe kur e di që i ke vjedhur, të duken viktima dhe më keq.
Kjo është arsyeja që ky njeri që i ra qark e tërthor nga Korça në Durrës, duke fajësuar njëherë opozitën, njëherë bizneset, në një kohë që dispononte në tavolinë për të shpërndarë buxhetin me 8.2 miliardë euro.
Pra, kjo shpërndarje e të ardhurave është shpërndarja më e pamëshirë. Ne e kemi provuar në diktaturë, po Enver Hoxha i kthente në bunkerë në paranojën e tij, kurse këta i vjedhin për vete.
Hyn i vëllai i Erion Veliajt me 100 euro në një kompani, na përfundon me 32 milionë euro xhiro kompania. Fitimet e kompanive të tyre, se tani çfarë ndodh?
Ju pensionistë jeni njerëzit më të shfrytëzuar sepse paguani tre pensione taksa shtetit.
Mos harroni këtë.
Ku shkojnë këto? Këto shkojnë në një grusht kompanish që ndajnë paratë me qeverinë.
Bëhet tenderi, shembulli, tuneli i Llogarasë, ofrohet kompani me 130 milionë euro, jo, thotë, nuk fiton. Përsëritet tenderi, fiton kompania me 180 milionë euro, e ndërton po kjo kompani që pruri 130 milionë euro.
U them unë që në mënyrë absolute çdo tender në këtë mënyrë e bëjnë. Sill kaq ofertën ti dhe pastaj e ndajmë bashkë.
Pastaj ku mbetet për pensionistët? Bëhet qameti po të shtojmë fondin tek pensionistët. Ky është cinizëm ekstrem.
Plus tjetra, narko-eurot që vijnë me kontejnera, dhe ato pesë parë që u vijnë jashtë nga fëmijët, janë zhvlerësuar në masën 30-40 përqind.", u shpreh Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë