POLITIKE

Takimi me pensionistët në Elbasan/ Berisha: Zotohem se në 3 muajt e parë do e kthejmë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarjeje

M.B. Përditësimi i fundit 14 Dhjetor 2024, 13:08

Takimi me pensionistët në Elbasan/ Berisha: Zotohem se në 3 muajt

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha tha se në 3 muajt e parë të qeverisjes së tij nëse PD fiton në zgjedhje, do e kthejë përmbys atë që ai quan skemë çnjerëzore shpërndarje. Ai shtoi se do të investojnë tek njeriu dhe do rikthehen te pensionisti, i riu, fermeri dhe qytetari. Sipas Berishës nga qeverisja e PD-së nuk do mbetet asnjë projekt pa zbatuar. 

"Ua them këto për të ditur se paratë janë, por do bëhet një shpërndarje krejt tjetër. Ndaj dhe ne kemi vendosur së pari të vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro vitin e parë si hapin e parë. Dhe mbi këtë 200 euro do llogarisim pensionet. Pra, pensionisti malazez sot merr 430 euro pensionin mesatar, e kuptoni ku jemi ne, ku na vidhisi ky regjim? Të marrë malazezi tre herë më shumë se ne. Po pse? Se nuk vjedhin si këtu tek ne", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë kam ardhur sot për t’u zotuar para jush se ne në 3 muajt e parë, në mënyrë absolute do e kthejmë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarje. Jo, ne do investojmë tek njeriu. Do i rikthehemi qytetarëve. Do i rikthehemi pensionistit, të riut, fermerit, qytetarit. Dhe ju garantoj se nuk do mbetet asnjë projekt pa zbatuar. Por, duhet të jemi i sinqertë, sikur të mendoja se paratë nuk ekzistojnë për projektet, unë përpara projekteve do përparësoja qytetarët, pastaj projektet. Por në buxhetin aktual përparësohen qytetarët dhe përmbyset shpërndarja dhe projektet zbatohen me standardet e vendeve evropiane. Sigurisht po të vini re ju, shpenzimet paranojave, shkoi dhe shpenzoi në Kukës, aeroporti u ngrit gjatë periudhës së luftës në Kosovë, këputën edhe 15 milionë të tjera dhe përveç sorrave dhe zogjve, aty aeroplan nuk ulet. Nuk ta merr kush edhe po t’ua falësh. Po pse, sepse është një orë e gjysmë nga Tirana.

Asnjë, përveç një avioni që e ulën për të mashtruar kuksianet se gjoja po vinte nga Londra, ai vinte nga Tirana në Kukës. Pse bëhen këto? Këto bëhen vetëm për të vjedhur. Aeroporti i Vlorës, po e donte jugu një aeroport, por aeroporti i Vlorës gjobit secilin shqiptar çdo biletë që është nën 600 mijë. Pra, nëse vijnë vitin e parë 100 mijë pasagjerë, 500 mijë do i paguajmë ne. E kuptoni kontratën? A nuk është ky një krim i shëmtuar? Po kush është ai në Shqipëri që nuk e di se ne nuk mund të kemi turizëm vjetor. Nuk jemi Antalja ne, nuk jemi as jugu i Greqisë, jemi një vend me klimë të mrekullueshme, por turizëm gjithëvjetor nuk të lejon. Atëherë aeroporti mbetet për dy muaj. Sepse një aeroport mund ta ndërtosh me 15 milionë euro dhe funksionon, mund ta ndërtosh edhe me 1 miliard euro dhe funksionon. Dhe ky do ndërtojë aeroportin më të madh në rajon. A nuk është ky një përçmim për njerëzit e tu?

Ua them këto për të ditur se paratë janë, por do bëhet një shpërndarje krejt tjetër. Ndaj dhe ne kemi vendosur së pari të vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro vitin e parë si hapin e parë. Dhe mbi këtë 200 euro do llogarisim pensionet. Pra, pensionisti malazez sot merr 430 euro pensionin mesatar, e kuptoni ku jemi ne, ku na vidhisi ky regjim? Të marrë malazezi tre herë më shumë se ne. Po pse? Se nuk vjedhin si këtu tek ne. Flet për turizmin ky, po u jap një shifër. Na erdhën 10 milionë turistë, thotë, por të regjistruara janë 6 milionë net fjetje. I bie që turisti të ketë fjetur gjysmë nate në Shqipëri. Mali i Zi ka marrë 2.6 milionë turistë, ka 16 milionë net fjetje.

Po është shtet ai, nuk është narkoshtet që të mashtrojë për çdo gjë, të trillojë për çdo gjë. Mirëpo kjo është gjysma e të keqes, më e tmerrshme është kjo, sepse nga shitjet e përgjithshme në fushën turistike, janë gjithsej 140 milionë. Nga këto, tatimet kanë përfituar 8 milionë euro. Pra nga 10 milionë turistë që na kanë ardhur, arka e shtetit ka fituar 8 milionë euro. Secili prej jush ka përfituar nga 4 euro për turist. Tani sa shpenzojmë ne për turizmin? Çdo vit shpenzojmë 450 milionë euro. Çdo vit paguhet për turisin 230 euro, sepse Edi Rama investon në resortet turistike të Artan Gaçit dhe Artan Gaçëve, në vit 430 milionë euro. Pra, një potencial shumë i madh ekonomik për ne, kthehet në ndëshkim, njëlloj siç kthehen pasuritë publike në ndëshkim në regjimet koloniale.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë