Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha duhet të japë dorëheqjen pasi atij iu publikua një mesazh në WhatsApp, ku iu referohej shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si ‘idiotë’.
Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, Berisha tha se ministri ka vepruar si një nacionalist i verbër serb dhe maqedonas dhe se ai duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen dhe jo të përpiqej ta fshihte.
"Kjo është një deklaratë kriminale, antishqiptare, e turpshme, prej një gangsteri, që ka humbur çdo integritet, që ka humbur çdo element të ndërgjegjes kombëtare dhe tejkalon. Bravo, ju e thoni vetë, barazohet me ultranacionalistët më të verbër maqedonas dhe serbë.
Dorëheqja e tij urgjente është akti i domosdoshëm. Ky etiketim që u bëri ai dhe përpjekja e turpshme që bëri për ta fshehur, unë e përgëzoj zotin Këlliçi, i cili zbuloi një akt të tillë kriminal, një akt të tillë të pashembullt. Të quash idiotë shqiptarët e Maqedonisë, se ata nuk mbrojnë Pashiqin, kryeministrin më të mirë të serbëve pas Pashiqit, Edi Ramën, do të thotë të jesh një tradhtar më i keq se ai.
Një gjuhë gangsteri dhe vagabondi. Për të cilën ai duhet të japë menjëherë dorëheqje. Dhe jo të fshihet. Belind Këlliçi i nxori dokument, i nxori mesazhet e ambasadorit. Shikoni se kush e ka, shikoni çfarë gangsteri është në politikën e jashtme të Shqipërisë, drejton politikën e jashtme. Sigurisht, vetëm ai mund të zgjidhej nga Edi Rama, nuk mund të zgjidhej kush tjetër.
Akt i pashembullt, i padëgjuar ndonjëherë. Dhe pse? Sepse s'mbrojtën Edi Ramën ata. Po si mund të mbrohet Edi Rama, një tradhtar i kombit? Pse je ti lakej i tij? E dënueshme, plotësisht," tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
25 Prill12:50
Berisha: Rama është në panik dhe pa shpresë! Shqipëria e zhytur në skandale korrupsioni dhe rritje të varfërisë
Edhe këtë të shtunë, lideri demokrat Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.
Në n...
POLITIKE
25 Prill12:35
AKSHI “gropë e zezë”/ Berisha: Kanë plaçkitur shqiptarët në qindra mln euro, kur në 2017 AKSHI mbuloi tenderat e IT
Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim online me qytetarët, ku ka folur për situatën politike dhe ekonomike në vend. Ai ka ak...
POLITIKE
25 Prill12:10
"Ai që agresoi Albanën në parlament, porositës vrasjesh"/ Berisha: Dosja e Ballës është eliminuar me vendim gjykate
Sali Berisha mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku folur për situat&eum...
POLITIKE
25 Prill11:51
“Shqiptarë idiotë”/ I publikoi mesazhet, Këlliçi thirrje ministrit të Jashtëm: Ferit mos vazhdo të diskretitohesh, jep dorëheqjen
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha pas deklaratës ...
POLITIKE
25 Prill11:34
Fuqizimi i grave në PD/ Berisha: Duhet më shumë përfaqësim në drejtim dhe qeverisje të ardhshme
Sali Berisha në konferencën “Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”, ku foli për përfshirjen më t&...
POLITIKE
25 Prill10:49
Meta i drejtohet GJKKO-së, kërkon transmetim të drejtpërdrejtë të çdo seance gjyqësore
Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me një kërkesë p...
POLITIKE
25 Prill09:50
"Pronë e trashëguar në Babrru kalon për fabrikë armësh"/ Tabaku: Familjes Dervishi i është marrë toka pa kompensim
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë në Babrru ku është takuar me familjen Dervishi, të cilët pretendojn&e...
POLITIKE
25 Prill09:12
Ministri shqiptar në RMV reagon për mesazhin e Ferit Hoxhës: Kërko falje për ofendimet
Ministri i Ekonomisë dhe Punës i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, ka reaguar ndaj mesazhit fyes të ministrit të Jashtëm ...
POLITIKE
24 Prill20:13
Ferit Hoxha tentoi të mbulojë skandalin, Këlliçi publikon faktet: Nuk kalohet skandali duke fshirë sms-t
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka publikuar një status tjetër në rrejtin social Facebook ku duket se faktohet aku...