POLITIKE

Berisha prezanton programin në Belsh: Lista e rimbursimit do jetë si në Itali, do i vëmë dyllin Vilma Nushit dhe Tom Doshit

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 13:49

Berisha prezanton programin në Belsh: Lista e rimbursimit do jetë si

BELSH- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një takimi me qytetarët në Belsh kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Edi Rama për keqmenaxhimin e buxhetit shtetëror dhe braktisjen e shtresave në nevojë, sidomos pensionistëve. Berisha theksoi se me një buxhet prej 8 miliardë eurosh, Shqipëria nuk ka justifikim për të mos garantuar ilaçe, pensione të denja dhe ndihmë për të sëmurët.

Gjithashtu sipas tij, nga viti 2013 çmimet janë rritur me 250%, ndërsa pensionet kanë mbetur të pamjaftueshme për të mbuluar jetesën minimale. Lideri i opozitës premtoi se me ardhjen në pushtet do të dyfishojë buxhetin për shëndetësinë, do garantojë analiza falas për pensionistët dhe do përshtatë listën e barnave të rimbursueshme sipas modelit italian. Ai u zotua për paga minimale 500 euro, paga mesatare 1250 euro dhe rroga më të larta për mjekë, infermierë e mësues. 

"Miq, për ta qartësuar para jush dhe ju të qartësoni çdo të njohur tuajin, çfarë është kjo rikthimi i parave tek ju?Në janar të këtij viti, Edi Rrama paraqiti në parlament një buxhet 8 miliardë euro. Në këtë buxhet, kishte ndarë gjithsej 16 milionë për ju. Ne kishim ligjin në parlament dhe i thamë, zotëri, të votojmë bashkë minimumin jetik, pensionin minimal 200 euro. Jo, tha, kjo na hedh në humnerë. Në vitin 2013, pensionisti malazez e kishte pensionin 138 euro, më të ulët se ne. Ne e kishim 142 euro. Pensionisti maqedonas e kishte 135 euro.

Pensionisti serb e kishte 132 euro. Sa i kanë sot pensionet ata? Sot pensionisti i Malit të Zi merr 450 euro. Sot pensionisti i Maqedonisë merr 390 euro. Sot pensionisti në Serbi merr 410 euro? Po pse? Sepse qeveria çdo vit kur ndau buxhetin, mendoi edhe për ata njerëz. Kosova 5 muaj më parë, kur ndau buxhetin, çfarë bëri? 100 milionë euro në fondin e pensioneve dhe u tha pensionistëve do keni rritje 20 përqind të pensioneve. Nga i mori? Nga buxheti? Pësoi gjë Kosova, ra në greminë? Ra në greminë Serbia, Maqedonia, Mali i Zi? Asnjë prej tyre.
Po sigurisht se ju taksa paguani që të gjithë, edhe fëmija e sapolindur paguan taksa. Kurse ky, jo thotë, në qoftë se shtojmë më shumë...

Po prisni se kjo është vetëm gjysma e të keqes. Gjysma tjetër është akoma më e rëndë. Në Shqipëri nga viti 2013 gjer në vitin 2024, çmimet janë rritur 250 përqind. Shkoni blini bukën sot, sa e merrni qumështin sot, po mishin? E merrnit 700 lekë, tani e merrni 1700 lekë. Pra, ekonomistët kanë llogaritur se për të blerë ato që blinit me pensionin 143 mijë lekë, për të blerë sot duhet një pension 390 mijë lekë se çmimet janë rritur shumë.
Kjo detyroi me qindra mijëra familje t’u thonë fëmijëve ikni se nuk del sofra, merrni rrugët e dheut. Sot ndodh që qindra mijëra pensionistë nuk marrin dot ilaçet. A merren ilaçen me 140 mijë lekë? Ata ose kafshatën, ose ilaçet. Ose qiraja.

Pra i zhyti në vetmi. Ua largoi fëmijët. I bëri të flasin me vete, të qajnë me lot mjerimi. Merr fund me 11 maj.
Çfarë do bëjmë ne? Ne do ua kthejmë paratë ju. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro. Nuk do ketë rrogë mesatare nën 1250 euro. Nuk do ketë rrogë për mësuesin nën 1500 euro. Mjekëve dhe infermierëve do u dyfishohen rrogat. Miq, a mundet një shtet me 8 milardë euro buxhetin, të lërë pa ilaçe, të lërë në kthetrat e vdekjes të sëmurët në Spitalin Onkologjik? Në vitin 2010 apo 2013, ne kishim gjysmën e këtij buxheti, po pa ilaçe nuk mbetën kurrë ata. Nuk mundet kurrsesi. Janë përparësi absolute. Kurse zotëria e tij thotë, atje janë bërë krime kundër njerëzimit. Po nëse janë bërë krime kundër njerëzimit dhe ti kryeministër, që disponon financat e shtetit, nuk merr asnjë masë edhe sot pas 3-4 muajsh, ato krime i ke kryer vetë ti.

Ato para të ilaçeve i ke vjedhur me drejtorët dhe ministrat e tu. Pastaj thua mjekët, jo mo jo, mjekët nuk bëjnë tendera për ilaçe, ato i bën ministria, i bën drejtoria. Ne u premtojmë ju, Edmir ku ju, ku shkoi Çekrezi, se e keni një përfaqësues të shquar, që ju nderon në diasporë, ne zotohemi këtu se do adaptojmë një për një listën e rimbursimit që ka republika italiane. Po çfarë po bëjmë? Ne po u japim shqiptarëve gjërat bazë. Dhe jo ilaçet me niseshte dhe amidon të Vilma Nushit dhe Tom Doshit, të cilat janë absolutisht të paefektshme.

Dylli i pret që të dy. Me 12 maj, kompanitë e tyre do dyllosen. Programi ynë pra është dyfishimi i buxhetit për shëndetësinë. Tani dëgjoni miq, bën checkupin me zonjën e kushëririt të vet se ndajnë paratë, dhe nga checkupi janë të përjashtuar të gjithë pensionistët, por checkupi nuk ka asnjë vlerë tek të tjerët, përveçse tek pensionistët. Çdo pensionist do ketë të drejtë analiza të plota në vit dy herë falas, të garantuara nga shteti," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë