Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha prezantoi sot programin ekonomik të PD-së, teksa u ndal te prona. Brisha theksoi se prona, është shtylla kryesore Partisë Demokratike.
Teksa akuzoi kryeministrin Rama se riktheu ligjet dhe vlerësimin me çmimet e konfiskimit në ’46, Berisha tha se kjo do të marrë fund pasi do t'i rikthehemi kompensimit të pronës.
Më tej në fjalën e tij, Berisha theksoi se PD sot është parti e fitores në zgjedhjet e ardhshme dhe vuri në dukje se ka kuadrin e nevojshëm ligjor për t’i dhënë përgjigje situatës me të cilën përballen sot 46-50% e shqiptarëve.
"Prona, është shtyllë kryesore e programit tonë. Me pronën Edi Rama riktheu ligjet e ’46. Riktheu ligjin e vlerësimit me çmimet e konfiskimit në ’46.
Me pronat, Edi Rama lumturoi personalisht veten, familjarët e tij. Mori pa asnjë dokument pronësie njërin nga 20 kanionet më të bukura të botës, Gjipenë.
Pa asnjë dokument pronësie, pa asnjë dokument shpronësimi, e mori me emrin e nënës së vet dhe thotë: nuk e mora unë, por e mori nëna dhe vëllai.
Vëllai, po me prona, 38 mijë m2 tokë të dy famlijeve tiranase tek Rrapi i Treshit. Solla këto shembuj.
Imagjinoni ju. 6 milionë m2 tokë janë dhënë. Kujt? Trafikantëve ia dhënë. Kur erdhi në pushtet iu tha shqiptarëve se gjeta një Gjon, Gjon, Gjon me 60 mijë hektarë. Ai ishte Gjon Poçari. Ata ishin pasardhësit e Gjon Poçarit, dhe ky e mori Gjon Poçarin sikur kishte zbritur nga veriu.
Tani, në fakt nuk ka trafikantë nga veriu që nuk janë ul në jug, dhe jugu po shkretohet, po shfaroset. Ua them unë ju.
Në qoftë se, doni të shihni shfarosjen e kombit tonë, shkoni në jug, përveç bregdetit. Por në jug është krejt tjetër, jugu është një territor i bekuar me ujëra plotë, me potenciale turistike kudo.
E ktheu, shkojnë me strajca me para, i çrrenjosi.
Tani, nuk flet më për Gjonin, nuk e tregon më historinë e Gjonit ai. Jo, jo. Se Gjoni me drogë është fisnik.
Kështu që, kjo merr fund. Ne i rikthehemi rikthimit të pronës, kompensimit të pronës. Askush nuk duhet të jetë skeptik për këtë.
Ne lamë 75 mijë hektarë tokë për të kompensuar pronarët krahas kompensimit financiar. I mori ato, i dha në të katërta anët. Përsëri do i marrë, përsëri do krijojmë fondin. Me tokë publike do krijojmë fondin e kompensimit të pronarëve, do e zgjidhim ne atë, sikundër do zgjidhim nëmënyrë përfundimtare dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë.
Arsimi dhe shëndetësia janë përparësia më absolute për të dhënë cilësinë më të mirë të shërbimit të shqiptarëve.
Pra, në këto 34 amendamente, departamente dhe grupi i deputetëve kanë bërë një punë shumë të mirë. Kanë krijuar kuadrin ligjor të ardhshëm të emergjencës i cili do votohet në muajt e parë të qeverisjes së PD.
Do jemi, dhe do vazhdojmë pregatisim për çdo fushë kuadrin ligjor në mënyrë që mënyrë që të bëjmë gjithçka për të kapur 12 vitet e humbura. 12 vitet më të dhimbshme, 12 vite rrokullisje.
Por edhe të qajmë e të vajtojmë nuk na takon më tutje, na takon të veprojmë.
Tani jemi parti jo vetëm në këmbë, por parti e sigurtë drejt fitores. Ecim të sigurtë drejt fitores.
Secili nga ju, dhe çdo shqiptar duhet ta dijë, se PD sot është parti e fitores në zgjedhjet e ardhshme. Dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se ne kemi të gjithë vullnetin, por kemi dhe kuadrin e nevojshëm ligjor për t’i dhënë përgjigjen më të shkëlqyer situatës së rëndë me të cilën përballen sot 46-50% e shqiptarëve.
Faleminderit!", u shpreh Berisha.
sali berisha programi ekonomik pd
Artikuj te sugjeruar
M.B.
POLITIKE
2 Dhjetor18:47
PE debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, Gërvalla: Kjo çështje është e lidhur me luftën dhe paqen
BRUKSEL- Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 2 dhjetor është diskutuar për sulmin e ...
POLITIKE
2 Dhjetor18:45
Berisha: Ballkani i hapur merr fund, arkivohet si nga kapitujt më të zinj që shkatërroi mijëra ferma në Shqipëri
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi projektin e Ballkanit të Hapur si shkatërrimtar për mijëra ferma në...
ZH.LL
POLITIKE
2 Dhjetor18:39
Projektiligji për Forcën Rezerviste/ Ministri Vengu: Synohen 2100 rezervistë deri në 2030-ën! Ja sa do jetë kostoja mujore
Pirro Vengu
TIRANË- Në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për organizimin dhe funksionimin e Forcës Rezerviste në ...
e. d
POLITIKE
2 Dhjetor18:29
"Rroga minimale do të jetë 500 euro"/ Berisha: Ky minimum jetik prej 200 eurosh do të shtrihet për çdo shqiptar që merr më pak se kaq, ose nuk merr
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi projektin ekonomik të PD-së, ku premtoi se rroga minimale do të jetë...
M.B.
POLITIKE
2 Dhjetor17:51
"Ka ende flamuj të kuq në mënyrën se si operon administratë!" Pirdeni: Nuk mund të pretendojmë që kemi fituar të gjitha betejat
TIRANA- Komisioni i Monitorimit të AP të Këshillit të Evropës vijon punimet në Kuvendin e Shqipërisë me temë...
ZH.LL
POLITIKE
2 Dhjetor16:06
Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi/ BE: Kurti dhe Vuçiç më 3 dhjetor takohen me Kaja Kallas
Kurti dhe Vucic
BRUKSEL- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 3 dhjetor do t&eu...
ZH.LL
POLITIKE
2 Dhjetor15:59
Takimi i Kurtit me QUINT-in, zyra e kryeministrit jep detaje: Sulmi në Ibër-Lepenc, akt terrorist i drejtuar nga Serbia
takimi
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në një takim liderët e QUINT-it. Me ftesë të kryeminist...
M.B.
POLITIKE
2 Dhjetor15:51
"Ekzekutimi i pagesës 110 milionë euro të shtetit shqiptar për biznesmenin Becchetti", grupi i PD-së kërkesë për interpelancë me Ramën
TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, kërkon interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për ekzekutimin e pagesës 110 mil...
E.D
POLITIKE
2 Dhjetor15:45
"Po forcojmë mbrojtjen për shkak të saj"/ Kurti: Reagimi jonë kundër krimit në veri ka bërë më agresive Serbinë
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti duke folur sot për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit tha...
I.A
POLITIKE
2 Dhjetor13:26
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, KQZ: Subjektet politike ende nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve, afati i fundit është më 11 dhjetor
KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të planifikuara për ...