POLITIKE

Berisha: Rama paguan për pensionistët shqiptarë, sa paguajnë gjermanët për qenin

I.A Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 20:01

Berisha: Rama paguan për pensionistët shqiptarë, sa paguajnë

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harresë dhe varfëri pensionistët në Shqipëri. Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, tha se Rama paguan për pensionistët shqiptarë, sa paguajnë gjermanët për qenin.

"Dhe arritën një fitore të rëndësishme historike për Amerikën dhe mbarë njerëzimin. Fitorja përcaktohet nga ne, e kemi në duart tona. Nq qoftë se, në vendosim të shumëfishojmë energjitë tona, të trokasim në çdo derë për të bindur çdo qytetar. Se, sot ai që i thotë vetes shqiptar, pavarësisht, ka apo nuk ka, po ka një armik ekzistencial dhe ky armik është varfëria. Dy ditë më parë, INSTAT tregon se, inflacioni i paketës ushqimore ishte 4 herë më i lartë se inflacioni i përgjithshëm. Po pensionisti nuk jeton as me tullat, ato i ka ndërtuesi. As me betonin, apo me çimentot, madje as me naftën.

Jeton me bukën, qumështin, djathin se nuk i blen dot kështu. Ndaj dhe, ne në këtë bisedë, duhet t ëflasim për ekzistencën tonë. Si parti, ne premtojmë dhe do i premtoni çdo shqiptari se, kjo situatë e krijuar, në të cilën 46% e qytetarëve janë të kërcënuar nga varfëria, janë në varfëri kërcënuese, mbi të cilën mbi 60 mijë familjë janë në mjerim. Në të cilën, një njeri nuk mund të mendojë kurrë të blejë një shtëpi sepse duhet të punojë 70-100 vjet. Në të cilën, një pensionist që merr sa merr një gjerman për qenin e tij të shtëpisë, se kanë vënë pensione për qenët, kanë vënë rroga për qenët, 130 euro. Një pensionist që merr aq, nuk i mbyll dot ilaçet dhe vaktet. Ndaj dhe ne, kemi vendosur të ndërmarrim një përmbysje të plotë të shpërndarjes së të ardhurave kombëtare. Dhe kjo përmbysje do të thotë, vendosja me urgjencë e minimumit jetik, 200 euro për frymë për çdo shqiptar.

Pensionet të llogaritura mbi këtë minimum. Rroga minimale, 500 euro. Rroga mesatare, 1200 euro. Jo vetëm kaq. Nuk mundet shteti t’i shesë energjinë tjetrit me të njëjtin çmim si atij me 500 euro rrogën dhe atij me 7 mijë euro rrogën. Jo, kurrë. Kjo nuk do të ndodhë. Edhe më përpara, ne e kemi patur një diferencë, por tani kjo do të sanksionohet dhe çmime te energjisë, çmimet e ujit të pijshëm të disa shërbimeve do të proporcionohen rreptësisht sipas rrogave dhe të ardhurave. E gjithë beteja jonë ditën e parë të qeverisjes do të jetë, të shtrojë bazën e një starti të fuqishëm për të dalë përsëri në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet. Ne nuk premtojmë diçka që s’e... ne ishim, ishim, më mirë se 6 vende Ballkanit Perëndimor, ishim më mirë dhe se Rumania dhe Bullgaria në vitin 2013, të cilat ishin vende të BE.

Sot, Rumania ka rritur rrogat pesëfish në krahasim me rrogën që ka patur në vitin 2013. Edi Rama, që gënjeu, tha: unë do t’i bëj rrogat 900 euro. Ju them unë ju, rrogat nga 2013 gjer sot, de facto nuk jane indeksuar tamam. Në qoftë se, ky tani është i paskrupullt, siç është gjithmonë dhe spekulon me kursin e euros. Kur i leverdis, për vitin 2014 i llogarit me euro. Për vitin 2024, me lekë. Pra, bën një spekulim banal, banal. Kështu që, ne do të kemi këtë objektiv. Ne do të përmbysim shpërndarjen e të ardhurave kombëtare. A do të thotë kjo që ne do të ndalojmë makinerinë e zhvillimit? Absolutisht, jo! Ju garantoj unë, përkundrazi, edhe më shumë. Edhe më shumë do të ndërtojmë. Ku e bazoj, ku janë paratë? Paratë, një buxhet 8.2 miliardë, në qoftë se do të ndahej 4 mld për rroga, pensione, minimumi jetik, një sasi për shpenzime, sepse çdo zyrë kërkon një shpenzim minimal për t’u mbajtur, dhe tjetra për investime, do mund të bëheshin investime më të mëdha se sa sot. Po këta kanë instaluar mekanizmat më të turpshme të vjedhjes së buxhetit," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë