POLITIKE

"Ryshfeti është 4-5 fishuar me drejtësinë e re!" Berisha: Çështjen e inceneratorit të Tiranës do ta ndjekim deri në Strasburg

M.B. Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 14:27

"Ryshfeti është 4-5 fishuar me drejtësinë e re!"

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha dklaroi sot në një konferencë për shtyp se ryshfeti në proporcion është 4-5 fishuar me drejtësinë e re. Berisha tha se SPAK është shndërruar në instrument të narkodiktaturës në Shqipëri.

Ai tha se hapi i radhës i PD-së përveç qëndrimit politik, ka shpresë në Strasburg lidhur me çështjen e inceneratit të Tiranës. Ai shtoi se do të bëjnë gjyq publik dhe se do ta marrin dosjen dhe do t'i tregojnë shqiptarëve fytyrën e vërtetë të SPAK.

"Kurse në këtë rast, bashkia i ka dhënë shoqatës 50 mijë euro, janë transaksionet dhe çdo gjë tjetër. Shoqata i ka dhënë Velicës 22 mijë euro nga ky fond dhe nuk ka asnjë padi për ta. Ky është Spaku me të cilin po luftoj i shndërruar në instrument të narkodiktaturës në Shqipëri. Hapi ynë i radhës përveç qëndrimit politik, ne gjithnjë kemi shpresës në Strasburg si çështje, prandaj do i ndjekim, por këta vonojnë shumë. Sidoqoftë do të bëjmë gjyq publik. Do ta marrim dosjen dhe do ti njohim shqiptarët, do u tregojmë fytyrën e vërtetë të këtyre kriminelëve në SPAK, të cilët ndajnë para me vjedhësit dhe me kriminelët", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mendoj se ky fakt flagrant, është i mjaftueshëm që Velica të ishte atje ku e ka vendin. Ndrikull, se mafia gjithmonë ka dhe ndrikullat, nuk janë vetëm kumbarët. Diktaturat mafioze bazohen në kumbarë dhe ndrikulla. Kumbarët janë të parët dhe ndrikullat më pas. Por ja ku është ndrikulla. Merr paratë e shtetit, të bashkisë nëpërmjet ‘Bylit’, apo si quhet ajo shoqata. 22 mijë i ka marrë me firmë të vet, por edhe ato 22 mijë të tjerat janë të saj.

Pra, të dashur qytetarë, për të krahasuar këtë rast me rastin Dogjani. Asllan Dogjani në vitin 2006, 18 vite më parë, bie dakord me një ndërtues për të blerë një apartament në pallatin që po ndërtonte. Këtij ndërtuesit në Tiranë, me origjinë nga Lushnja, këtij i lindin kontradiktat me banorët. Asllani avokat dhe pasi kishte paguar disa këste të parave të apartamentit, ndërtuesi i thotë, mos më paguaj më, por më bëj shërbime avokatie. Dhe këta të njëjtën kontratë, bëjnë ndryshimin në dhjetor 2006. Kjo është e vërteta. Ndërtohet pallati dhe ky ndërtuesi në maj të vitit 2010, firmos dokumentin në të cilin thotë; Asllan Dogjani mori këtë apartament për shërbimet që më bëri si konsulent avokatie.

Marrëveshja e vitit 2006, numër 7030, në mos gaboj qershor, parashikonte se Dogjani do ti bënte këtij shërbime avokatie edhe për një pallat tjetër, të cilin ai nuk e ndërtoi dot. Tani pas 20 vitesh kthehet të ndërtojë te pallatit tjetër ky i pangopuri dhe kundërshtojnë banorët. Do u prishte kopshtin, do u merrte të gjitha mjediset. Me një falsifikim, duke dërguar para në Spak, lëshon vërtetime me firmën e tij dhe menaxher, pa firmën e Asllanit, se Asllani e ka paguar, ka fshehur pasuri se e ka paguar apartamentin e parë jo me shërbime, por me para, për të treguar se Asllani avokat në atë kohë, nuk kishte asnjë lidhje me parlamentin, ka fshehur pasuri.

Për këtë arsye, Asllanit i bëjnë me shpejtësi dosjen, i bëjnë akuzë penale dhe e çojnë në gjykatë. Pra pa firmën e tij. Asllani nuk ka asnjë firmë në faturat që ka firmosur Ilirjani apo Ilir dhe ka vetëm firmën e vet. Kështu që çdo njeri në Shqipëri dhe botë mund ta bësh të pandehur, mjafton të firmoshës që i kam dhënë kaq para. Kurse në këtë rast, bashkia i ka dhënë shoqatës 50 mijë euro, janë transaksionet dhe çdo gjë tjetër. Shoqata i ka dhënë Velicës 22 mijë euro nga ky fond dhe nuk ka asnjë padi për ta. Ky është Spaku me të cilin po luftoj i shndërruar në instrument të narkodiktaturës në Shqipëri.
Hapi ynë i radhës përveç qëndrimit politik, ne gjithnjë kemi shpresës në Strasburg si çështje, prandaj do i ndjekim, por këta vonojnë shumë. Sidoqoftë do të bëjmë gjyq publik. Do ta marrim dosjen dhe do ti njohim shqiptarët, do u tregojmë fytyrën e vërtetë të këtyre kriminelëve në SPAK, të cilët ndajnë para me vjedhësit dhe me kriminelët.

Si mundet ai të mos na japë ne, dosjen, që jemi kallëzuesit. Mund pasi merr 200 mijë euro apo 300 mirë euro ryshfet. Ndryshe nuk bëhet kurrë kjo. Këto janë vetëm pagesa, është transaksion, histori transaksioni. Si mundet të hapesh ti padi penale dhe të thuash se, ka dyshime të mjaftueshme, se njëri ka firmosur se i ka dhënë tjetrit para, dhe tjetri nuk ka asnjë firmë, si mundet. Mundet se ky tjetri që thotë, hap padi, tani që do të prishë dhe kopështin, ky të ka prurë çantën me para. Ju duhet të dini edhe një gjë, që ryshfeti në proporcion është 4-5 fishuar me drejtësinë e re. Është ryshfeti, është korrupsioni diktues madhor i veprimtarisë së tyre.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë