POLITIKE

Berisha: Sot nuk ju flas si kryetar i PD, por si shqiptari-shqiptarit, është radha jonë, kjo është një thirrje për bashkim!

I.A Përditësimi i fundit 6 Tetor 2024, 15:29
Berisha: Sot nuk ju flas si kryetar i PD, por si shqiptari-shqiptarit,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha 24 orë para protestës, u ka drejtuar qytetarëve një mesazh, ftesë për tu bashkuar nesër me opozitën kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë mesazhit të tij, Berisha shprehet se, kjo mosbindje civile ka tre vite që kërkohet dhe paralajmërohet dhe vjen si një përgjigje e vetme e opozitës shqiptare kundër narkoshtetit të Ramës. Në mesazhin drejtuar qytetarëve shqiptarë për protestën e nesërme të 7 tetorit, kryetari i PD-së, Sali Berisha tha se, sot nuk ju flet si kryetar i PD, por si shqiptari-shqiptarit, pasi është radha për bashkim.

"Ndërkohë qe ne nuk kërkuam asgjë më shumë, se respektimin e Kushtetutës. Dhe zgjedhje të lira. Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë! Dhe sot opozita... mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash kombëtare... ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vendimin për të t'iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire. Vendimin që t'i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë Me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona.

Por miqtë e mi. Shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut. Sepse nëse krimet ndaj opozitës shqiptare marrin vëmendje mediatike, sot krimet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen. Krime të cilat mund të konsiderohen dhjetëra herë më të rënda se ato që u janë bërë opozitës. Për këtë arsye, me këtë mesazh, unë ju drejtohem sot, ju, shumicës së heshtur të shqiptarëve. Nuk ju drejtohem si kryetari i Partisë Demokratike. As si lideri i opozitës. Unë sot dua t'iu flas juve, si shqiptari shqiptarit. Njeriu-njeriut. Thirrja ime sot, është një thirrje për bashkim! Thirrja ime sot, shkon për të gjithë të gjithë rinjtë, te rejat gjimnazistet, studentet. Mendoni për një moment se sa, vëllezër, motra, kushërinj shoqe shoke tuaj janë larguar këto vite nga Shqipëria, mendoni për një moment se ju largoi për ne dhera te tjera, por me vete merrni jo vetëm te ardhmen tuaj dhe familjeve tuaja por edhe atë te vendit dhe kombit tuaj. Asnjë nuk ikën nga ju se nuk e don familjen dhe vendin as dhe për aventure, por ju largoi sepse njeriu qe ka vjedhur gjer ne palce prindërit dhe vendin tuaj ka grabitur votën, bllokuar rrotacionin dhe se bashku me te ka vrare shpresën tuaj për një Shqipëri tjetër ku ju mund te ndërtoni ëndrrën e jetës tuaj.

Te dashur nxënës nxënëse, studente dhe student mendoni për një moment metamorfozën qe shkolla juaj pësoj këto 11 vite, ne arsimin parauniversitar ajo sipas testit te cilësisë Pisa për shkak te korrupsionit vjedhjeve pësoj rënien me te madhe me te dhimbshme me te turpshme ne bote, rënien me 68 pike Kurse ne arsimin universitar Edi Rama mbylli me dhjetëra programe dhe universitet publike për ti zëvendësuar me fabrika te mijëra e mijëra diplomave false. Ai nëpërmjet rritjes se mesatares se pranimeve mbylli dyert e universiteteve për shumicën e te rinjve qe merrnin maturën. Ndërsa atyre qe nuk i lejoj te ndjekin universitet ju tha ikni se do ju zëvendësoj me bangladeshas dhe senegalez ndaj dhe ju bej thirrje ‘O sot o kurrë, mirrni në dorë fatin tuaj, fatin e votës se lire fatin e Shqipërisë! O sot o kurrë, Është radha jonë’. Thirrja ime sot, shkon për të gjithë prindërit. I ftoj të shohin në sy fëmijët e tyre Nëse vogëlushëve tuaj, u keni kursyer qoftë një vakt ditor, sepse nuk keni patur mjaftueshëm para. Nëse ndiheni të shtrënguar, për tu siguruar fëmijës suaj, veshëmbathje, një vizitë te dentisti, një dhuratë për datëlindje. Atëherë mosbindja civile për ju, bëhet një detyrim. Pa qeveri teknike pa votën e lire pa zgjedhje te lira viti qe vjen me i vështire do te jete për ju. O sot o kurrë Është radha jonë," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë