POLITIKE

"Ne heqim dorë nga fitorja", Berisha: Tik-taku po tmerron Edi Ramën! Po tmerron parlamentarët e krimit

n.f Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 21:22
"Ne heqim dorë nga fitorja", Berisha: Tik-taku po tmerron Edi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha u shpreh se rëndon tejet e rëndë mashtrimi i propagandës së përditshme të narkodiktaturës, e cila u servir shqiptarëve nga mëngjesi në darkë me qindra e qindra herë rrëmbimin e votës si fitore të Edi Ramës. 

Ai tha se ky është një realitet i kapërcyeshëm sepse e vërteta është me qytetarët. Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të hapim rrugën dhe të largojnë Edi Ramën nga qeveria për të krijuar qeveri teknike. Kreu i PD-se më tej shtoi se ata i  tmerrojnë vjedhjet që kanë bërë dhe u shmangen si mi studiove dhe debateve dhe luajnë me dordolecë opozitarët e opozitës.

Unë e di dhe ndjej dhimbje se mbi supet tuaja të dashur demokratë e demokratë, të dashur qytetare e qytetarë, rëndon tejet e rëndë mashtrimi i propagandës së përditshme të mobokracisë, të narkodiktaturës, e cila u servir ju nga mëngjesi gjer në darkë me qindra e qindra herë rrëmbimin e votës si fitore të Edi Ramës. Vjedhjen e votës si zotësi të Edi Ramës. Vjedhjen e votës si dobësi të opozitës. Farsën elektorale si proces elektoral.


Të gjitha këto janë realitet që e vështirësojnë punën tonë, por janë realitet i kapërcyeshëm sepse e vërteta është me ne. Miqtë e mi, duhet të jemi i hapur me ju dhe çdo shqiptar, për Sali Berishën, për drejtuesit e PD, do të ishte e thjeshtë të shpallnin se do fitojmë zgjedhjet, se do shkojmë drejt zgjedhjeve, se do mbrojmë votën. Por, kjo do ishte një lojë makbethiane mbi vullnetin tuaj, mbi besimin tuaj, mbi ndërgjegjen tuaj, mbi ndjenjat tuaja. Kur them se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira, kjo nuk do të thotë kurrë se ne heqim dorë nga zgjedhjet e lira.


Se ne heqim dorë nga fitorja. Por ne u themi shqiptarëve, të hapim rrugën, është radha jonë, të largojmë Edi Ramën nga qeveria, të krijojmë qeveri teknike. Të dashur miq, edhe njëherë rikthehem te tik-taku i orës që unë e mora hua nga Erih Maria Remark, nga një dialog i personazheve të tij tek ‘3 shokët’. Tik-taku po tmerron Edi Ramën. Tik-taku po tmerron organizatën e tij kriminale. Tik-taku po tmerron parlamentarët e krimit, zyrtarët e krimit. Por po tmerron jo më pak opozitarët e opozitës, këtë racë të shpifur shqiptarësh, të denatyruar gjer në palcë, të cilët opozitarizmin e kanë kuptuar si mbrojtje të Edi Ramës duke sulmuar opozitën.


Harrojnë se ky është misioni më i turpshëm, ky është misioni më i fëlliqur që një njeri mund të marrë përsipër. Harrojnë se kjo opozitë betejën e ka për votën e lirë dhe vota e lirë duhet të jetë atribut i çdo shqiptari, demokrat, socialist, i paparti, i ri, i moshuar, burrë, grua, cilido qoftë ai.
Shërbëtorë pa moral të padronit të tyre, dërdëllisin çdo natë më keq se edhe vetë rilindasit që nuk guxojnë të dalin në studio, të cilët i ka zënë krimi që kanë kryer. I tmerrojnë vjedhjet që kanë bërë dhe u shmangen si mi studiove dhe debateve dhe luajnë me dordolecë opozitarët e opozitës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë