POLITIKE

Berisha takim në Kombinat: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse çmimet janë më shumë se dyfishuar gjatë këtyre 12 viteve

r.ll Përditësimi i fundit 19 Prill 2025, 22:08
Berisha takim në Kombinat: Pagat dhe pensionet nuk u rritën, kurse
takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot takim me qytetarët e zonës së Kombinatit në Tiranës. Berisha tha gjatë fjalës së tij se programi i Shqipërisë Madhështore është projekti më i mirë i hartuar dhe i paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve.

Teksa komentoi vitet e qeverisjes së mëparshme të PD-së, Berisha tha se asokohe rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Gjithashtu shtoi se pensionet ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit.

Kryedemokrati më tej shtoi se në 12 vitet e qeverisjes Rama çmimet kanë ardhur vetëm duke u rritur, ndërsa pensionet dhe rrogat kanë mbetur të pandryshueshme. Berisha 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Të dashur drejtues të PD. I dashur zoti Paloka, deputet i PD dhe kandidat për deputet i PD. Zonja Mimoza dhe zoti Akil, përfaqësues të tre tanët të shkëlqyer për qytetarët e Kombinatit dhe Tiranës. I dashur miku ynë Artur Roshi, aleat besnik në të gjitha betejat. Shpreh kënaqësinë time që jam sot këtu së bashku me përfaqësuesit tanë për të paraqitur para jush programin tonë. Për të paraqitur para jush projektin tonë për katër vitet që vijnë. Vij këtu me bindjen më të thellë se ia kemi dalë të hartojmë projektin më të mirë që kemi paraqitur ndonjëherë para shqiptarëve. Ia kemi dalë të hartojmë një projekt të tillë së pari sepse kemi ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, dy fondacione kryesore në botë të qendrës së djathtë, fondacioni Adenauer i Gjermanisë dhe fondacioni Heritage i SHBA kanë shqyrtuar dhe vlerësuar programin tonë. Kanë bërë sugjerimet e tyre.

Por nga ana tjetër ky program në mënyrë të padiskutueshme ka eksperiencën, ka trashëgimi eksperiencën me të cilën ne, siç jeni dëshmitarë, bëmë një ndryshim të madh në qëndrimin e shtetit ndaj qytetarëve. Dhe ky ndryshim u shpreh para së gjithash në dhënien, në rikthimin e parave të taksave qytetarëve shqiptarë. Ky është një parim themelor për ata që qeverisin. Miq, shteti është si familja. Ai që drejton familjen, ai ka një detyrim që të ardhurat e familjes t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë për anëtarët e saj dhe në mënyrë transparente të tregojë se çfarë do bëjë me të tjerët. Kështu është edhe qeveria, ka detyrë që ato që mbledh nga qytetarët, taksat, t’ua rikthejë së pari qytetarëve dhe të tjerat t’i përcaktojë për shërbime ndaj tyre, për shëndetësinë, për arsimin, për rrugët, për shkollat, për veprat publike.

Çfarë ndodhi në Shqipëri? Në Shqipëri ndodhi një zhvillim që tejkalon çdo imagjinatë. Në qoftë se nga viti 2005 deri në vitin 2013, bazuar në këtë parim, t’ua kthejmë paratë qytetarëve, nuk ka mësues në Shqipëri që të thotë se në atë periudhë nuk m’u dyfishua rroga. Nuk ka mjek, nuk ka infermiere që të dëshmojë se në ato vite, rroga e tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të ulët që thotë se pensioni i tij nuk u dyfishua. Nuk ka pension të mesëm që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 60 përqind. Nuk ka pension të lartë që të thotë se pensioni i tij nuk u rrit me 40 përqind. Pse ndodhën këto? Thjesht, paratë qeveria grumbullonte nga ju, që ishin tuajat, aktin e parë, i kthente tek ju Në këtë mënyrë, arritëm atë që kurrë ndonjëherë ndoshta nuk kishte ekzistuar. Arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar të rajonit. Rrogat në Shqipëri ishin më të larta edhe se në Bullgari, edhe në Rumani. Pensionet në Shqipëri ishin më të larta se në këto vende, por edhe në vendet e rajonit.
Kjo ishte Shqipëria e vitit 2013.

Nuk ndalem aspak as për t’u krenuar, as për t’u lëvduar, por për t’u thënë çdo shqiptari se ka një parim për çdo qeveri, dhe ky parim është, t’ua kthejë shqiptarëve paratë që u merr. Ku jemi sot? Në vitin 2025. Para 12 vitesh, çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë. Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Sot në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro. Po pse? Sepse qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve. Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve. Çfarë ndodhi me ne? Qeveria nuk ua ktheu paratë qytetarëve.

Jo vetëm kaq, se kjo është gjysma e të keqes. Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë. Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë. Se domatet kushtonin 100 lekë, kushtojnë 400 lekë. Pra, për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë. Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën. Për të poërballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë