POLITIKE

Berisha tregon historinë e të moshuarit: Merrte 6700 lekë pension, sa gjysma e pagës që Gjermania jep për qenin e shtëpisë

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 20:11

Berisha tregon historinë e të moshuarit: Merrte 6700 lekë

MALËSI E MADHE- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasditen e sotme ka prezantuar kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Malësinë e Madhe. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se 12 vjet më parë, pensionet dhe rrogat minimale në Mal të Zi ishin më të ulëta se në Shqipëri. Ai shtoi se sot pensioni në Mal të Zi është 3 herë më i lartë se në Shqipëri.

Berisha më tej tregoi historinë e një të moshuari. Ai theksoi se mbrëmë takoi një pensionit me emrin Muhamet Gashi i cili ka punuar për 45 vite si shofer. Berisha theksoi se i moshuari merr një pension 67 mijë lekë sa gjysma e pagës që Gjermania paguan për qenin e shtëpisë. 

"Të dashur miq, Shqipëria në 12 vite, cili ishte drejtimi i saj? Këtu unë ftoj çdo shqiptar, çdo banor të kësaj malësie, pavarësisht nga bindjet politike, t’i shtrojë vetes disa pyetje. Ku i kanë fëmijët, miqtë, njerëzit, që para 12 vitesh i kishte këtu? Sa prej tyre janë larguar nga Malësia e Madhe ddhe Shqipëria në këto 12 vite? Të shtrojë pyetjen, po pse u larguan këta? Çfarë i detyroi të largohen këta? Dhe çdonjëri prej jush, nuk mund të gjejë përgjigjen, veçse varfëria, papunësia. Këto janë shkaqet. Shqiptarët nuk largohen më nga kurioziteti për të parë një vend, për të parë një tjetër. Jo.

I kanë parë tani, u bënë 30 vite. Ka dalë, kanë shkuar, kanë ardhur. Nuk shkojnë më, hajde dalim të shohim njëherë. Jo, jo. Por, janë me mijëra e mijëra familje, të cilat në sofrën e tyre nuk kanë më ushqim për të gjithë fëmijët e tyre, për të gjithë familjen. Jo. Detyrohen t’u thonë: shko djalë, shko vajzë, paç fatin! Gjej fatin tënd, se këtu kaq kemi. Sepse fare e thjeshtë. Kjo qeveri, në vend se, taksat që mbildhte nga ju t’i shpërndante me drejtësi, duke ua kthyer një pjesë të mirë ju në rroga, pensione, shërbime. Kjo qeveri i zhduk ato në mënyrën më të paimagjinueshme, si asnjë vend tjetër në Europë dhe në botë.

12 vjet më parë, pensionet dhe rrogat minimale në Mal të Zi shin më të ulëta se në Shqipëri. Sot, pensioni është 3 herë më i lartë se në Shqipëri, në Mal të Zi. Çfarë pasurie ka më shumë Mali i Zi se sa Shqipëria? Absolutisht, as 1/5, as 1/10 nuk e ka. Jo! Por ka qeveri, e cila taksat që mbledh i ndan për rroga, pension, shkolla, shëndetësi, rrugë dhe nuk i vjedh në ëktë mënyrë. Pra, ku shkuam ne? Mund të citosh sa të duash statistika, por disa janë më tronditëse. 18% e familjeve nuk i japin dot fëmijëve 3 vakte. 41% e familjeve nuk i japin dot ushqimin e duhur. Ku shkuam ne? Ne shkuam sot, një pjesë e madhe e pensionistëve nuk marrin dot ilaçet.

Mbrëmë takova një pensionit. Muhamet Gashi. Jam nga Puka, më tha. Unë, tha, kam punuar 45 vite. Kam punuar shofer, këto e këto, dhe tani kam dal me një pension 67 mijë lekë. Tokat në Pukë i kam marr, por një pjesë ia fala kishës, dhe bravo i qoftë, ndërtuan një kishë aty, tha. Toka në Kavajë, të bashkëshortes sime nuk i kemi marrë. Tani, t’i lëmë fjalimet dhe t’i lëmë fizilofitë, po ky njeri që ka punuar 46 vjet dhe merr, të më falë për krahasimin, merr sa gjysma e pagës që Gjermania paguan për qenin e shtëpisë. 130 euro paguan. A ka çnjerëzi më të madhe se kjo?
Pse kjo është mundësia?

Jo, kurrë nuk është mundësia kjo. Kurrë! Se kur erdhi puna te rrogat e larta o miqtë e mi, janë më të lartat në Ballkan, o miqtë e mi. Rrogat, janë rrogat më të larta se kudo tjetër. Të ministrave, të deputetëve, të gjykatësve, të presidentëve, etj. Po ata të cilët u përjashtuan ishin pensionistët," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë