POLITIKE

Berisha: Veliaj me paratë e vjedhura ishte nisur për në Athinë, por përfundoi në Venecia! Ta ketë ditën e martë, të fundit në bashkinë e Tiranës

n.f Përditësimi i fundit 12 Maj 2024, 21:13
Berisha: Veliaj me paratë e vjedhura ishte nisur për në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para mbështetësve te mbledhur para pallatit ka folur në lidhje me vizitën e kryebashkiakut, Erjon Veliaj në Venecia. Gjatë fjalës së tij Berisha bëri një përshëndetje të veçantë për të gjithë socialistët shqiptarë në Greqi ku sipas tij ata e treguan veten socialistë dhe jo rilindas pasi refuzuan të përshëndesin Edi Ramën.

Ai më tej shtoi se Erion Veliaj me paratë e vjedhura ishte nisur për në Athinë, por përfundoi në Venecia në hotelet me 2 mijë euro apo 3 mijë. Berisha bëri thirrje që ditën e martë kryebashkiaki ta ketë ditën e fundit duke u ngritur në protestë siç është paralajmëruar që nga protesta e kaluar.

Fjala e plotë:

Koha është të bashkohemi. Ti jepni ju sot kudo që jeni, një krah Shqipërisë. Të shkojmë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira dhe të ndahemi nga kjo organizatë kriminale. Miqtë mi! Unë e kam një përshëndetje të veçantë sonte, e do të ju marr dhe ju leje për të gjithë socialistët shqiptarë në Greqi, që e treguan veten socialistë dhe jo rilindas, që refuzuan të përshëndesin Edi Ramën, simbolin e shëmtuar të vjedhjes, varfërimit të shqiptarëve.


I bëtë një shërbim kombit me këtë qëndrim. Së fundi të dashur miq! Kjo ngjarje e sotme duhet të na motivojë dhe më shumë. Duhet të na bëjë me krahë. Zemërimi dhe guximi ynë nuk duhet të njohë kufij, sepse sot më shumë se kurrë, përfaqësojmë kombin shqiptar, fatin dhe të ardhmen e tij. Erion Veliaj që me paratë e vjedhura ishte nisur për në Athinë, por kishte përfunduar në Venecia në hotelet me 2 mijë euro apo 3 mijë, ta ketë ditën e fundit, ditën e martë në bashkinë e Tiranës. Koha po vjen, nga fitorja tek bashkia në fitoren për Shqipërinë.


Edhe njëherë ju përshëndes përzemërsisht, përshëndes emigracionin tonë në Greqi dhe kudo që ndodhet për leksionin që i dha, dhe i them Edi Ramës se ky është vetëm fillimi. Edhe po të mbledhësh të gjithë trafikantët e Shqipërisë kudo që janë, do të përfaqësosh vetëm krimin vjedhjen e jo shqiptarët. Rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!

berisha rama veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë