POLITIKE

Berisha: Vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi! Edi Rama do të dënohet për manipulimin e shifrave të këtij gjenocidi

I.A Përditësimi i fundit 28 Qershor 2024, 21:48
Berisha: Vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se në vitin e parë që demokratët do vijnë në pushtet do të ribëhet censusi dhe Edi Rama do mbajë përgjegjësi për këtë manipulim të shifrave. Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e cila do të mbahet në 11 korrik në orën 20:00.

"Miqtë e mi, kjo është drama demografike e tmerrshme e shqiptarëve që nuk e kanë njohur në këto përmasa kurrë në ekzistencën e tyre. Edi Rama zgjodhi t’i japë përgjigje, të lajë duart duke falsifikuar muaj të tërë, duke transfuzuar në të dhënat e regjistrimit, regjistrua të gjendjes civile e vetëm e vetëm për dy arsye. Së pari, ai e di se me veprimet e tij, me dhunën e tij, me arrestimin e 38 mijë shqiptarëve për padi civile, për drita e ujë në vit, me rrënimin e dhjetëra mijëra banesave dhe bizneseve, me mohimin e drejtësisë, me mohimin e kafshatës së gojës për fëmijët shqiptare, ka krijuar kushte të llogaritura për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Ka kryer në përputhje me konventën e OKB për gjenocidin, gjenocid mbi popullin e tij. Edi Rama e ka të qartë si drita e diellit se do të dënohet me gjenocid përjetë për këtë krim makabër. Dhe i them sonte këtij armiku të egër të qenies shqiptare, këtij Çubrilloviçi shqipfolës, se gjenocidi nuk parashkruhet kurrë dhe se të garantoj se vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi, regjistrimi i përgjithshëm i popullatës. Do dënohesh ti dhe të gjithë ata që futën duart e zeza për të manipuluar shifrat e gjenocidit, për të mbuluar krimin tënd të pashembullt, të pakrahasueshëm me asnjë pushtues, asnjë diktator tjetër në histori. Miqtë e mi, Edi Rama manipuloi për 9 muaj rresht të dhënat që dëshmonin në mënyrë absolute se në Shqipëri kishte më pak qytetarë se zgjedhës në vitin 2021. Pra, se kishte mbushur kutitë me fletë votimi false. Se kishte manipuluar të gjithë procesin e votimit. Edi Rama, për të gjitha këto, ky popull do të rezervojë ty ndëshkimin më të rreptë që meriton," tha Berisha.

Lideri i opozitës ka denoncuar me dokumentat e TIMS se si Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka udhëtuar më shumë se sa deklaroi sot pasi doli nga SPAK, me makinën e trafikantëve të laboratorit të kokainës në Xibrakë. 

"Të dashur miq, përgëzoj sonte të gjithë ata protestues që dhe njëherë në mosbindje civile kërkuan largimin e Erion Veliajt. Dhe e garantoj Erion Veliajn se forcë në botë që të mbron nga ndëshkimi qytetar nuk ka dhe nuk do ketë. Harroje, se vrimë miu nuk do gjesh, ti as Dumani që të mbron ty. Ky kriminel që të amniston ty. Që shet dosje, që shet mandate arresti. Dita po vjen, po afrohet për të dhënë hesape një nga një. Por të dashur miq, unë jam sonte këtu me dokumente për faktuar krimin e shëmtuar, mashtrimin publik të trafikantit Olsi Rama, i cili po hetohet nga sivllau i Mehmet Grecës, që quhet Alfred Greca dhe që tani është prokuror që ka dosjen e Olsi Ramës.

Dëgjoni miq, Olsi Rama doli nga Skrapi i partisë, duke mashtruar shqiptarët në një akt të shëmtuar se ai ka përdorur vetëm një herë makinën e famshme të kokainës dhe se ka shkuar vetëm njëherë me të në Selanik. Dhe fill mbrapa, doli Edi Rama, sulmoi kryetarin e grupit parlamentar Gaz Bardhi me gjuhën e një ordineri siç është. Tani unë do flas me dokumente.
Këtu unë kam dokumentet e TIMS-it, të cilët faktojnë sa herë Olsi Rama me makinën e famshme të kokainës ka kaluar kufirin. Kanë ditën, datën dhe orën e kalimit. Këtu meqenëse narkotrafikanti, eksponent kryesor i grupit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, tha se vetëm njëherë ka ndodhur. Tani po i them: Olsi, çfarë të kujton data 13.7.2014. A mund të na thuash pak? Ora 18.06 minuta. Olsi trafikanti, na thuaj pak, çfarë të kujton data 6.6.2014, ora 13.30? A mund të na thuash pak se çfarë të kujton kjo datë dhe në cilën pikë kufitare ke dalë me këtë makinë me targë AA653DM? Olsi, çfarë të kujton data 8.8.2014? Olsi dhe Edvin, ju mund të mbyllni dosje me Altin Zagarin dhe Alfred Trafikantin, por dosjet tuaja nuk mbyllen kurrë. Trafikantë të shpifur që ndërtuan narkoshtetin," tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë