POLITIKE

"Beteja jonë do jetë kundër murit të patriarkisë!", Berisha: Do garantojmë suksesin e çdo nëne dhe vajze në Shqipëri

r.ll Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 14:19
"Beteja jonë do jetë kundër murit të
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme programin e qeverisjes 2025-2029 për "Fuqizimin e grave dhe vajzave". Berisha tha gjatë fjalës së tij se beteja e opozitës është kundër "murit të patriarkisë", ndërsa shtoi se kjo betejë bëhet për emancipimin shoqëror dhe njerëzor. 

Kryedemokrati u shpreh se studimet më të besueshme kanë treguar se rruga e ndjekjes së karrierës është garancia më e madhe e suksesit të grave. Berisha tha se PD është e vetëdijshme për potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë te vajzat dhe gratë, dhe u zotua se do bëjë gjithçka për të gjitha hapësirat në të gjitha fushat.

Më tej shtoi se kulmet e kombit tonë janë tek gratë dhe vajzat, ndërsa mori si shembull vajzat e Kosovës dhe Shqipërisë, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, Ermonela Jaho. Gjithashtu tha se në Olimpin e teknologjisë sot është Mira Murati.

"Do bëjmë gjithçka që nënat me fëmijë të kenë pagesat për fëmijë. Që nëna me fëmijën e tretë do i paguhet nga lindja gjer në 23 vjet tërësisht nga shteti fëmija i tretë. Do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit të tyre me kredi, me grante, me diferencim në taksa dhe të gjitha këto janë jo vetëm interesi më i mirë i tyre, por suksesi i çdo nëne, i çdo motre, i çdo vajze, është sukses i të gjithë shqiptarëve.", u shpreh Berisha ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Çështja themelore, vetëkuptohet, është muri i patriarkisë. Muri i patriarkisë është një mur shekullor dhe e them gjithnjë, është dhunuesi kryesor i lirive dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në botë. Ndaj dhe beteja kundër këtij muri është para së gjithash betejë për emancipimin shoqëror dhe njerëzor. Ky mur ka konsoliduar pabarazi të mëdha. Unë u them ju, në vitin 2005, kur ne përllogaritëm rrogën e punonjësve burra dhe gra, rezultonte se gratë e kishin rrogën 36 përqind më të ulët se burrat.

Sigurisht që bëmë ndërhyrje shumë të vendosura, dyfishimin dhe mbidyfishimin e rrogave në sektorët që dominoheshin nga gratë dhe kjo zbriti afërsisht në nivelet e BE, zbriti në 17.8 përqind. Unë dhashë një shembull, ndaj dhe jam sot këtu para jush për t’u garantuar se beteja jonë do të jetë e vendosur së pari kundër murit të patriarkisë. Kundër çdo forme diskriminimi. Fatmira theksoi një moment shumë interesant, të gjithë ata që kanë dhënë mësim, kanë pasur një raport absolutisht në 10 studentë apo nxënës, 8 kanë qenë vajzat më të shkëlqyera, 2-3 kanë qenë djem. Kjo është epërsi e padiskutueshme intelektuale e vajzave. Në dekada, testet e inteligjencës dilnin eprore tek burrat. Po ka nja dy dekada, që ato dalin qartësisht eprore te vajzat.

Pse? Sepse tani kampionet e studimit janë me shkollim të barabartë, janë vajza dhe djem të shkolluar. Dhe këto teste faktojnë se vajzat kanë treguesit intelektualë eprorë ndaj bashkëmoshatarëve të tyre djem. E theksova këtë moment sepse çështja e qëndrimit ndaj rolit të vajzave dhe grave nuk është vetëm çështje thelbësore e emancipimit shoqëror, por edhe çështje e potencialeve të jashtëzakonshme që gratë dhe vajzat mbartin në vetvete, të cilat duhet të shfrytëzohen në interesin më të mirë të tyre dhe të shoqërisë. Çdo grua, çdo vajzë, çdo organizatë e mbështetjes së të drejtave të rolit të grave, duhet të marrë një gjë parasysh, që ato gra dhe vajza nuk duhet të dorëzojnë kurrë karrierën e tyre. Ato duhet t’i qëndrojnë me sakrifica të mëdha.

Por nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të qëndrojnë të pamposhtur në mbrojtje të karrierës së tyre dhe të ndjekin karrierën e tyre. Studimet më të besueshme kanë treguar se rruga e mundimshme e ndjekjes së karrierës është garancia më e madhe e suksesit të tyre. PD është e vetëdijshme për këto potenciale të jashtëzakonshme që ekzistojnë te vajzat dhe gratë. Dhe unë u garantoj se do bëjë gjithçka për të gjitha hapësirat në të gjitha fushat. Ku jemi ne sot si komb? Sot si komb, kulmet tona janë tek gratë dhe vajzat. Shikoni se ku e ngritën këngën dhe zërin çikat e Kosovës dhe Shqipërisë, Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max, Ermonela Jaho.

Kurse në Olimpin e teknologjisë sot është Mira Murati. Por është edhe një tjetër, më eprorja. Është Nënë Tereza, e cila me dhuntitë e vajzës shqiptare arriti të meritojë titullin më madhështor, nënë e të gjithë njerëzimit. Pra, unë jam sot këtu për t’u zotuar para jush se programi i PD do të synojë së pari të ndërhyjë me urgjencë në varfërinë ekstreme me të cilën përballen sot qindra e mijëra gra shqiptare. Paketa e dhembshurisë që e quajmë ne do i japë fund varfërisë ekstreme. Do bëjmë gjithçka që paga minimale, e cila në tërësi është më e zakonshme tek gratë se tek burrat, për shkak të disa sektorëve, të jetë reale dhe të mos guxojë të veprojë, siç u tha se i marrin disa dhe i kthejnë prapë. Do bëjmë gjithçka që nënat me fëmijë të kenë pagesat për fëmijë. Që nëna me fëmijën e tretë do i paguhet nga lindja gjer në 23 vjet tërësisht nga shteti fëmija i tretë. Do bëjmë gjithçka për suksesin e biznesit të tyre me kredi, me grante, me diferencim në taksa dhe të gjitha këto janë jo vetëm interesi më i mirë i tyre, por suksesi i çdo nëne, i çdo motre, i çdo vajze, është sukses i të gjithë shqiptarëve.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë