POLITIKE

Denoncim për shkelje në institutin e nxënësve të verbër, Vangjeli: Akuza ndaj Drejtorit Emiliano Lule për keqadministrim dhe shkelje të ligjit të prokurimeve

n.f Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 12:55

Denoncim për shkelje në institutin e nxënësve të

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se në Partinë Demokratike ka mbërritur një tjetër denoncim kësaj here për Drejtorin e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë ‘Ramazan Kabashi’, Emiliano Lule. Vangjeli thekson se mësuesit dhe stafi i këtij Instituti, kanë adresuar ankesën e tyre me shkrim drejtuar KM Edi Rama, MARS dhe institucioneve të saj të varësisë.

Vangjeli shton se ata ankohen për drejtuesin e këtij instituti lidhur me sjelljen denigruese ndaj mësuesve duke i kërcënuar deri në largimin e tyre nga puna. Ajo thekson se Emiliano Lule i emëruar sipas denoncuesve në kundërshtim të plotë me ligjin, pa plotësuar kushtin kryesor ‘diplomimin në mësuesi’ e ndjen veten të paprekshëm.

Sipas denoncimit drejtori ka vijuar me sjelljen prej gangsteri e me largime nga puna siç ka ndodhur me babain e 3 fëmijëve punëmarrësin me inicialet R.Gj. Denoncuesit treguan se ky institut nën drejtimin e Emiljano Lules aktualisht nuk ka internet, nuk ka ujë të ngrohtë në tualetin e godinës së shkollës, godina është e pa lyer dhe me pellgje uji përpara hyrjes kryesore sa herë ka reshje e të gjitha këtyre i bashkëlidhen kushtet e vështira të kryerjes së mësimit të cilëve u mungon shikimi duhet ti vështirësohet jeta akoma më shumë nga Emiljano Lule.

Denoncuesit treguan se prej vitit 2016-2017 matematika brail (teksti për të verbërit) mungon, ndërsa teksti i gjuhës shqipe duhet kthyer 180 gradë për tu dëshifruar duke sjellë si pasojë vështirësi për nxënësit gjatë përdorimit dhe me mungesa të elementëve didaktiko-petagogjik.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Në adresën tonë ka mbërritur një tjetër denoncim kësaj here për Emiliano Lule, Drejtorin e Institutit të nxënësve që nuk shikojnë ‘Ramazan Kabashi’. Mësuesit dhe stafi i këtij Instituti, kanë adresuar ankesën e tyre me shkrim drejtuar KM Edi Rama, MARS dhe institucioneve të saj të varësisë.

Ndër të tjera ata ankohen për drejtuesin e këtij instituti lidhur me sjelljen denigruese ndaj mësuesve duke i kërcënuar deri në largimin e tyre nga puna. Emiliano Lule i emëruar sipas denoncuesve në kundërshtim të plotë me ligjin, pa plotësuar kushtin kryesor ‘diplomimin në mësuesi’ e ndjen veten të paprekshëm.

Drejtori ka vijuar me sjelljen prej gangsteri e me largime nga puna siç ka ndodhur me babain e 3 fëmijëve punëmarrësin me inicialet R.Gj. Edhe pse nuk i mungojnë fondet, denoncuesit treguan se ky institut nën drejtimin e Emiljano Lules aktualisht nuk ka internet, nuk ka ujë të ngrohtë në tualetin e godinës së shkollës, godina është e pa lyer dhe me pellgje uji përpara hyrjes kryesore sa herë ka reshje e të gjitha këtyre i bashkëlidhen kushtet e vështira të kryerjes së mësimit të cilëve u mungon shikimi duhet ti vështirësohet jeta akoma më shumë nga Emiljano Lule.

Denoncuesit treguan se prej vitit 2016-2017 matematika brail (teksti për të verbërit) mungon, ndërsa teksti i gjuhës shqipe duhet kthyer 180 gradë për tu dëshifruar duke sjellë si pasojë vështirësi për nxënësit gjatë përdorimit dhe me mungesa të elementëve didaktiko-petagogjik.


Nisur pikërisht nga sa më lart ne verifikuam prokurimet dhe sipas të dhënave të marra nga APP fondet janë prokuruar çdo vit për këtë qëllim pra rezulton se çdo vit riparohet printeri respektiv dhe çdo vit blehet letër brail.

Ndërsa vetëm pak ditë më parë (më 11 Shkurt 2025)  Emiljano ‘trimi’, ndryshe nga sa është  përcaktuar në  regjistrin e parashikimeve vjetore të  prokurimeve dhe në  shkelje të  dispozitave ligjore për procedurat me vlerë  të  vogël, ka kryer  7 prokurime të ndryshme me të njëjtat  specifikime teknike, të  njëjtat sasi e të  njëjtin objekt duke i ndarë pa patur asnjë ndryshim nga njëri tek tjetri.

Pra,  blerja e letrës speciale për shtypjen e librave në gjuhën me pika në relieve (Brail), për përdorim në pajisje speciale Printer Brail,  për 7 prokurimet ka nxjerrë si rezultat shpalljen e  7 fituesve të ndryshëm, e duke sjellë për pasojë jo vetëm tejkalimin 5 herë të fondit të përcaktuar nga ligji për procedurat e prokurimit me vlerë të vogël e duke shpenzuar mbi 53 mijë euro për këtë qëllim, por mbi të gjitha  rezultati sikurse dëshmuan denoncuesit është mungesa e teksteve brail për matematikën që prej v.2016-v.2017.

Partia Demokratike siguron stafin akademik dhe mbi të gjitha drejtorin Emiljano Lule se për sa më sipër do të përgjigjet me urgjencë në prokurori për shkeljen e të paktën: LPP (i ndryshuar) neni 21/1/5, neni 34/7, neni 36,  VKM nr.285,datë 19.5.2021 Për miratimin e rregullave të prokurimit publik (i ndryshuar)  neni 1, neni3/2, neni 56, 73/1, Ligjin nr.10296, datë 8.7.2010 Për menaxhimin financiar dhe kontrollin (i ndryshuar) neni 8.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë