POLITIKE

"Bima e vetme aromatike për Ramën është droga"/ Berisha: Ne do e subvencionojmë fuqishëm sektorin e bimëve mjekësore

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Prill 2025, 11:52

"Bima e vetme aromatike për Ramën është droga"/

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim, me Prodhuesit e Bimëve Medicinale. Gjatë fjalës së tij Lideri i opozitës u shpreh se Shqipëria është një nga vendet më të pasura në biodiversitet dhe në bimë mjekësore me potencial të jashtëzakonshëm tregtar, por sipas tij është lënë pas dore nga shteti. Kryedemokrati e cilëson si një sektor ndër më të rëndësishmit për ekonominë natyrore të vendit.

Më tej ai theksoi se prodhimet më të famshme të Shqipërisë janë bimët aromatike dhe eterovajore, më të pëlqyerat, më të preferuarat në tregjet ndërkombëtare, ndërsa për kryeministrin Edi Rama bima e vetme aromatike është droga. 

"Të dashur përfaqësues të njërit prej sektorëve më të rëndësishëm do ta quajë të Shqipërisë natyrale, sektorit të bimëve medicinale të vendit. Së pari, u përshëndes shumë përzemërsisht ju dhe të gjithë fermerët, grumbulluesit, përpunuesit, eksportuesit të bimëve mjekësore, bimëve eterovajore të Shqipërisë. Shpreh vlerësimin tim më të madh për punën që ju bëni, kontributin shumë të çmuar që jepni në ekonominë e këtij vendi. Shqipëria është ndoshta për sipërfaqe, kilometër katrorë, vendi më i pasur që mund të ekzistojë në bimësinë e saj, në biodiversitetin e saj.

Shqipëria ka një pasuri shumë të madhe tek bimët eterovajore, bimët mjekësore, aromatike, që kanë një treg të pashterrshëm, të garantuar dhe që nuk ka pasur mbështetjen e duhur nga shteti. Është injoruar në një mënyrë ose në një tjetër. Përveç kësaj, këtij sektori, që është sektor eksporti, këto vitet e fundit i ka ndodhur edhe një goditje shumë e rëndë nga narkoeuro. Sepse ju jeni sektor eksporti dhe natyrisht transaksionet janë në dollarë dhe euro. Krijimi i narkoeuros, zhvlerësimi i saj nga euro e bimëve helmuese, drogave, ka bërë që me qindra e qindra sipërmarrje eksporti të falimentojnë dhe me dhjetëra mijëra shqiptarë të humbasin vendet e punës.
Ne në projektin tonë për Shqipërinë Madhështore, ne konsiderojmë sektorin e bujqësisë një sektor të rëndësisë parësore për realizimin e këtij projekti.

Dhe jemi zotuar për një përmbysje të plotë të sistemit aktual, të qëndrimit të këtij sistemi ndaj bujqësisë, blegtorisë, bimëve aromatike, etj. Ne do të dyfishojmë buxhetin për këtë sektor dhe do të katër ose pesëfishojmë subvencionin për fermerët. Do të subvencionojmë çdo hektar të mbjellë, çdo kokë bagëti dhe çdo fidan të mbjellë. Për ju si sektor i veçantë do të subvencionojmë çdo përpjekje tuajën për kultivimin, për mbledhjen, për grumbullimin, për përpunimin dhe eksportin. U garantoj se do jeni një sektor me përparësi absolute. Kjo përputhet 100 përqind me filozofinë tonë Made in Albania, prodhimi shqiptar.

Sepse ne këtë Made in Albania e konsiderojmë levën e Arkimedit për të rritur rrogat, për të rritur pensionet, për të begatuar familjet, për të rritur prodhimin, për të konsoliduar ekonominë si ekonomi prodhuese. Ne shpallim prodhimin si udhëheqës të ekonomisë sonë. Sepse Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme prodhimi dhe prodhimi po bie prej disa vitesh. Janë krijuar mangësi të mëdha në krah pune. Ikni u thoshte ky narkodiktatori, që siç keni dëgjuar ju, nuk e ka shqipëruar njëherë fjalën sherebelë, por ka shqipëruar qindra mijëra herë fjalën kanabis.

I ka mbetur shpirti në drogë të ziut, paçka se droga është shkatërrim, është rrënim, droga merr jetë, droga shkatërron shëndet, shkatërron familje, shkatërron komb. Dhe ky, që kur ka ardhur në pushtet, nuk ka folur njëherë për ullinjtë, për vreshtin, për mollët, për arrat, për gështenjat, për bimët mjekësore, për bimët aromatike. Bima e vetme aromatike për narkodiktatorin është droga. Dhe cilido që do të njohë tjetrin, duhet ta gjykojë nga fjalori, nga ato që flet. Nuk i nxjerr dot goja dhe shpirti fjalë tjetër përveç kanabisit, në një kohë kur kemi bimë të mrekullueshme.

Prodhimet më të famshme tonat janë bimët aromatike dhe eterovajore, më të pëlqyerat, më të preferuarat në tregjet ndërkombëtare. Kjo nënkupton që ne këtij sektori do i vëmë një rëndësi shumë të madhe. Do subvencionohet fuqishëm i gjithë procesi gjer në eksport. Do krijohen lehtësi të mëdha logjistike të grumbullimit të këtyre bimëve. Do krijohen lehtësi të mëdha për industrinë e përpunimit të tyre në vend," tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë