POLITIKE

Binajt i vjen “mbështetja” nga FIeri, Luan Baçi: Një kandidat i popullit opozitar, përballë Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2025, 23:01

Binajt i vjen “mbështetja” nga FIeri, Luan Baçi:

Pavarësisht se zgjedhjet e 11 majit cilësohet prej saj si “farsë elektorale” dhe nuk e pranon rezultatin e saj, Partia Demokratike do të marrë pjesë në procesin elektoral të pjesshëm të bashkive më 9 nëntor 2025, duke përfshirë këtu dhe Bashkinë Tiranë.

Pas shpalljes së kandidaturës për garën elektorale të aktorit dhe aktivistit, Florjan Binaj, demokratët kanë treguar mbështetje për këtë figurë, pasi përmbush elementin e një personi i shoqërisë civile, si dhe me arsyetimin që ai është përballë socialistëve.

Lidhur me zgjedhjet e 9 nëntorit, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit”, me gazetarin Besard Jacaj, deputeti demokrat, Luan Baçi.

Ky i fundit, e cilësoi Binajn si “kandidatin e popullit opozitar”, e jo të ndonjë force politike, me arsyetimin se është e rëndësishme mundja në garë elektorale të socialistëve. Më tej, Baçi u shpreh për kandidatin se është një person që duhet mbështetur edhe nga shoqëri të tjera apo personalitete të ekranit, pasi është një “përfaqësim dinjitoz i qytetarëve të Tiranës”, siç cilëson demokrati.

“Zoti Binaj, do thoja është kandidat i popullit opozitar. Jo i opozitës, i Partisë Demorkatike apo partive të tjera, parlamentare, opozitare ose jo-parlamentare, por i popullit opozitar. Do thoja është një figurë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Është një figurë e ekranit, ku gjej përsëri rastin, gjithë personalitetet e ekranit, gazetarët, mediat, duhet të jenë në mbështetje të Florjan Binajt, për arsye se nuk i japin mbështetje Partisë Demokratike, nuk do akuzohen apo politizohen si media se po mbështesin Partinë Demokratike apo opozitën, por mbështesin Florjan Binajn. Një qytetar, një artist, një aktor të madh, shumë të dashur, të papërfolur, një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Tiranës. Të jetë një administrator i Bashkisë së Tiranës, administrator i jetës qytetarëve, e jo përfaqësues politik ku të marrë urdhra nga Partia Demokratike”, tha ai.

Dilemë mbetet nëse Binaj do të futet në garë me logon e Partisë Demokratike, apo do të jetë si një kandidat i pavarur? Baçi sqaron se nuk janë bërë ende këto diskutime, edhe pse theksojmë që një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme, një kohë kjo relativisht e shkurtër. Për Baçin, e rëndësishme është që tashmë ka një përfaqësim.

“Këto janë teknikalitete që do të diskutohen. Mblidhet grupi i eksperteve, edhe me KQZ-në, do gjendet formula, por që për mua nuk ka rëndësi të madhe sigla. E rëndësishme është që do të jetë përfaqësimi”, tha ai.

Por, edhe pse këto janë ende në fazë që duhen diskutuar, ekziston mundësia e krijimit të një logoje të përbashkët opozitare për kandidatin e dakordësuar në zgjedhjet e pjesshme.

Sipas deputetit demokrat, Binaj ndodhet përballë Ramës, të cilin këtë të fundit e cilësoi si “autocrat”. Për këtë arsye, ai bëri thirrje që të gjithë opozitarët të jenë të bashkuar.


“Zoti Binaj është përballë Ramës. Pra, kemi një përfaqësim dinjitoz të qytetarëve të Tiranës, përballë një autokrati. Dhe, të gjithë opozitarët duhet të jenë të bashkuar”, tha ai.

Por, pesë bashkitë e tjera të cilat janë në zgjedhje të parakohshme, mendohet nga PD-ja që të funksionojë e njëjta formulë si në Tiranë, bashkimi i opozitës me një kandidat nga shoqëria civile? Për këtë, Baçi u shpreh se ashtu sikurse për Tiranën, e njëjta gjë mund të ndodhë e në bashkitë e tjera, por nuk përjashtohet mundësia e një përfaqësuesi të dalë nga radha e partive, pra me një historik politik, apo person i strukturave të partive.

“Është e njëjta situatë mendoj unë. Nuk ka një situatë të veçantë në Tiranë që të veprohet ndryshe, e ndryshe në bashkitë e tjera. Patjetër që ftesa e kryetarit, Sali Berisha, siç u bë për Tiranën për t’u vetëofruar kandidatë nga shoqëria civile të jenë përfaqësimi i gjithë opozitës të mbështeten nga gjithë opozita, e njëta gjë duhet të funksionojë, e do të funksionojë edhe për bashkitë e tjera. Por, nuk përjashton mundësinë e një kandidature nga PD-ja, qoftë e nga strukturat e Partisë Demokratike, por që japin mbështetjen, japin solidaritetin edhe partitë e tjera opozitare. Pra, pak rëndësi ka se nga do të jetë emri që do vijë e në bashkitë e tjera. E rëndësishme është që opozita të jetë e bashkuar përballë kandidaturave që do të ketë mazhoranca”, tha ai.

Kujtojmë se Florjan Binaj, shpalli kandidaturën e tij për Bashkinë Tiranë me datë 4 tetor 2025, përmes një postimi në rrjete sociale, ku shpjegon dhe arsyen e pjesëmarrjes së tij në këtë garë elektorale.

“Prandaj kam vendosur, të shpall kandidaturën time për Kryetar Bashkie të Tiranës duke dhënë gjithë veten time për të përfaqsuar sa më denjësisht çdo qytetare dhe qytetar, me apo pa parti, elektoratin gri por pa i ndarë njerëzit në krahë, por si të barabartë, sepse asnjë qytet dhe aq më tepër kryeqyteti, nuk mund ti shërbejë vetëm palës politike që e drejton. Unë besoj se kontributi im do i shërbejë edhe pse gjysëm mandati, shpresës dhe bashkimit, përmirësimit të jetës të të gjithë kryeqytetasve”, shkruan Binaj në rrjete sociale.

Ndërsa sot, Binaj ka dalë me një postim në rrjete sociale, që falenderon opozitën për mbështetjen, por dhe të gjithë qytetarët që kanë shprehur dakordësi për kandidimin e tij.

“Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidatit i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.
Deshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.
Kjo garë është për ju! Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni ju.
Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.
Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne!
Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”, shkruan Binaj në rrjete sociale.

Vetë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për media, mbështeti Florjan Binajn, pasi ka profilin e duhur për këtë garë të rëndësishme elektorale. Megjithatë siç e tha edhe kryedemokrati, pritet të shohim nëse partitë e tjera opozitare do t’i thonë “Po” kësaj kandidature të pavarur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë