Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Aktori i njohur dhe aktivisti Florjan Binaj ka reaguar publikisht pas deklaratës së Partisë Demokratike, e cila bëri të ditur se do të mbështesë kandidaturën e tij për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, si kandidat i pavarur.
Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Binaj falënderoi PD-në, si dhe partitë opozitare "Shqipëria Bëhet" dhe "Nisma Thurje", për mbështetjen e tyre.
Ai u shpreh i gatshëm të pranojë çdo mbështetje nga forcat opozitare, duke theksuar se kjo është një garë qytetare, jo politike.
“Unë nuk jam politikan, jam qytetar. Partia ime jeni JU!”, shkruan Binaj në reagimin e tij.
Aktori falënderoi gjithashtu qytetarët e Tiranës për mbështetjen dhe inkurajimin që ka marrë këto ditë, duke shtuar se deri më sot ka luftuar padrejtësitë me humor dhe art, ndërsa tani kërkon që kjo betejë të bëhet me votë.
“Kjo garë është për ju. Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë,” shkruan ai.
Florjan Binaj është ndër emrat publikë më të angazhuar në kauza qytetare dhe protesta në vitet e fundit, dhe kandidatura e tij shihet si një përpjekje për të ofruar një alternativë jashtë politikës tradicionale në kryeqytet.
Reagimi i Binajt:
Falenderoj për mbështetjen që i dha kandidimit tim si kandidat i pavarur Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje.
Mbetem i hapur për çdo mbështetje që do të vijë nga forcat opozitare.
Dëshiroj mbi të gjitha të falenderoj me mijëra qytetarë të Tiranës, të cilët më kanë inkurajuar këto ditë.
Kjo garë është për ju!
Unë nuk jam politikan, jam qytetar dhe partia ime jeni JU!
Deri më sot kam luftuar padrejtësinë dhe të keqen me humorin dhe artin tim, sot ju ftoj ta luftojmë me votë.
Të dënojmë ata që na vodhën dhe bënë humor me ne! Ju ftoj të bëjmë bashkë mendjet dhe zemrat kundër pushtetit që po dhunon jetët dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, ish-ndihmësi i Donald Trump, George Papadopoulos tha se skanda...
George Papadopoulos, ish-ndihmës i presidentit Donald Trump dhe një ekspert i njohur i politikës në SHBA, zbuloi në intervistën e ...
Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, George Papadopulos, ishte i ftuari i mbrëmjes në SYRI TV. Ai komentoi videon skandaloze, ku Edi Rama ...
Kryebashkiaku në largim i Nju Jorkut, Eric Adams pritet të vizitojë Shqipërinë me ftesë të Edi Ramës. Mediat amerikane e...
Edhe partia “Nisma” e drejtuar nga Endri Shabani ka vendosur të mbështetës publikisht kandidatin Florjan Binaj si kandidat për k...
Zyra e Bashkimit Evropian reagoi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, krim i regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Gjykatën e...
Kryeministri Edi Rama reagoi pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja, duke theksuar se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim për...
Partia ''Lëvizja Shqipëria Bëhet'' dënon me forcë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës s&eum...
Gazmend Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Partia Demokratike do të mbështesë kandidaturën Florjan Bi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja në ambientet e gjykatës...