POLITIKE

BIRN: A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik për demokracinë?

E.D Përditësimi i fundit 21 Maj 2025, 20:55

BIRN: A është supermazhoranca e Partisë Socialiste rrezik

TIRANË- Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në pushtet fitoi një mandat të katërt në krye të vendit, ndërsa numri i deputetëve të saj shkoi në 83, duke siguruar mazhorancën më të madhe që nga viti 1997.

Aleanca për një Shqipëri Madhështore, një koalicion partish opozitare i udhëhequr nga Partia Demokratike, doli e dyta dhe zgjodhi 50 deputetë. Partia Socialdemokrate mori 3 deputetë dhe tre parti të reja fituan gjithsej 4 përfaqësues.

Partia Demokratike nuk e ka pranuar rezultatin, ndërsa lideri i saj, Sali Berisha, deklaroi se vota është manipuluar dhe se dhjetëra kandidatë janë zgjedhur me ndikimin e krimit të organizuar.

Ndërkohë, partitë e reja opozitare u ankuan se manipulimi më i madh vinte nga vetë sistemi zgjedhor, i cili u ka shpërndarë më pak ulëse në Kuvend në krahasim me përqindjen e votave të marra.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet nuk i arritën standardet ndërkombëtare, pasi u zhvilluan në një terren të pabarabartë, si rrjedhojë e keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore, frikësimit të zgjedhësve dhe kontrollit të lirisë së medias.

Studiuesit dhe analistët vendas janë gjithashtu të shqetësuar, ndërsa peshojnë ndikimin që fitorja e socialistëve do të ketë mbi demokracinë shqiptare dhe institucionet e saj.

“Praktikisht, socialistët dhe më saktësisht Edi Rama, kanë gjithçka në dorë,” tha Ermal Hasimja, ndërsa shtoi se një shumicë kaq e madhe parlamentare do të përbënte një sfidë për çdo vend.

Zgjedhjet e 11 majit janë hera e dhjetë që shqiptarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvend që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991. Në tri dekadat e fundit, vendi është përfshirë në një tranzicion të vështirë dhe shpesh të zhurmshëm drejt një shteti demokratik.

Sipas shkrimtarit dhe ish-të burgosurit politik, Fatos Lubonja, regjimet mund të sigurojnë rritje votash në mandatin e katërt, edhe pas një qeverisjeje të mbushur me skandale korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar.

“Në Shqipëri ka një regjim, nuk ka demokraci,” tha ai. “Ky (rezultati) do të thotë më shumë kontroll të mediave, të drejtësisë, të institucioneve që duhet të kontrollojnë shtetin e së drejtës dhe përdorim gjithnjë e më të madh të organeve shtypëse si policia apo presioni ekonomik,” shtoi Lubonja.

Hasimja shprehet se shënjestra e parë e mazhorancës së re socialiste mund të jetë sistemi i ri i drejtësisë dhe në veçanti Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, e cila – në varësi të kë pyet, ka treguar shenja pavarësie nga politika dhe vullnet për të goditur paligjshmërinë në nivele të larta.

“Tek e vetmja pikë ku mund të mobilizohej opinioni publik më lehtësisht, në mbrojtje të SPAK-ut dhe drejtësisë, fatkeqësisht Rama ka dakordësinë e Berishës, dhe rrjedhimisht edhe aty e ka derën e hapur për ta hequr qafe ose kontrolluar,” tha ai.

Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion si pjesë e një afere për zhvillimin e një kompleksi pallatesh në ish-qendrën sportive të klubit ‘Partizani’ në Tiranë. I akuzuar në krah të tij është edhe dhëndri, Jamarbër Malltezi. Të dy i mohojnë me forcë akuzat dhe i kanë cilësuar ato si të nxitura politikisht nga Edi Rama.

Edhe ekspertja e komunikimit, Edlira Gjoni, është e shqetësuar për qasjen që mazhoranca do të mbajë ndaj pushtetit gjyqësor. Ajo i tha BIRN se pushteti i madh rrezikon ta kthejë drejtësinë në një mjet të tijin.

“Kur kontrolli mbi legjislacionin, drejtësinë dhe burimet publike përqendrohet në një dorë, nuk jemi më në një rend demokratik funksional, por në një terren ku institucioneve u kërkohet ligjërisht bindje, jo balancim,” tha ajo.

Masiviteti i shumicës, që i mundëson socialistëve të ndërmarrin të vetëm ndryshime ligjore që kërkojnë kompromis, është sipas saj “një shkelje syri e rrezikshme me idenë se pushteti është mirë të përforcohet, e jo të kufizohet”.

Analistët i druhen faktit se kjo fuqi, e prodhuar nga një proces zgjedhor me probleme, mund ta shtyjë vendin – që deri tani vlerësohet si një demokraci me probleme, edhe më tej në autoritarizëm, pasi opozita, edhe më herët e dobët, del nga këto zgjedhje e shkatërruar.

“Pakësimi i opozitës është edhe më i madh dhe një pjesë e mirë (e votuesve) kanë ikur apo s’kanë votuar,” tha Lubonja.

Edhe Gjoni ngre shqetësimin se dobësimi i mëtejshëm i opozitës është një rrezik i madh për vendin.

“Shqetësuese nuk është vetëm fitorja, por më shumë humbja e një busulle për ç’është e mirë e ç’është e rrezikshme në politikë,” tha ajo, ndërsa shtoi se “tani kemi një Shqipëri që po mësohet të jetojë pa opozitë reale, pa debat, pa balancë”.


Gjoni thotë se qytetarët kanë filluar të heshtin si instinkt vetëmbrojtjeje dhe se kjo sjellje dëshmon që nuk jemi në një demokraci funksionale.

“Është një iluzion i saj, i zbukuruar me fletëvotimi,” tha ajo.

Sipas Hasimes, numrat e mazhorancës së re e bëjnë rezistencën ndaj pushtetit të saj një sfidë për forcat demokratike.

“Mekanizmat më të besueshëm të kundërvënies në këto kushte janë eventualisht partitë e reja, nëse ia dalin të fuqizohen, dhe shoqëria civile, nëse ia del të ngrihet nga gjumi,” tha ai.

Gjoni mendon se kontrolli mbi shumicën mund të vijë vetëm nga jashtë sistemit dhe nga një aktivizëm më i madh i shoqërisë civile.

“Ai (sistemi) është kalbur i gjithë,” thotë Gjoni. “Ndaj edhe segmentet e ndryshme të biznesit, intelektit, mjekësisë, parisë, duhet të refuzojnë të nënshtrohen,” shtoi ajo.

Lubonja, nga ana tjetër, është edhe më pesimist mbi pasojat e këtij rezultati dhe pushtetin që ai i jep Ramës. Shkrimtari thotë se mbështetja që sistemi merr nga jashtë e bën atë të pakontrollueshëm.

“Për mua është bërë edhe më i pakontrollueshëm edhe për shkak të mbështetjes që i jep Europa, ose politikanë të BE-së, që kanë provuar se janë të dështuar në vendin e tyre,” tha Lubonja, ndërsa shtoi se “këtu po rriten liderë autoritarë gjithëandej dhe po bashkëpunohet me ta”.

Sipas shkrimtarit, që kaloi një pjesë të jetës së tij si i dënuar politik në burgjet e diktaturës, e vetmja shpresë e mbetur është që regjimi, siç e quan ai, të shembet nga mëkatet e veta, por kjo sipas tij do të vijë me pasoja të rënda për vendin.

“Ky regjim do të bjerë nga dështimi i vet, dhe kjo do të jetë e keqe për Shqipërinë, sepse do të sjellë një katastrofë,” paralajmëroi ai. /Reporter.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë