Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a shumë të njëjtët personazhe por në pozicione të kundërta, gjendeshin në Kuvendin e Shqipërisë me shqetësime të njëjta.
Korrik 2008: Në Kuvendin e Shqipërisë, Partia Demokratike në pushtet dhe partia socialiste në opozitë, po bëjnë sherr. Sikleti i madh i palës në pushtet, më ngushtësisht, i kryeministrit Sali Berisha, ngjarja e pak muajve më parë, një ngjarje tragjike ku 26 qytetarë humbën jetën nga ajo që një ushtarak e cilësoi si “babëzi”. Pra shpërthimi i municioneve në Gërdec.
Në Kuvendin e Shqipërisë, Sali Berisha shpërthen me një lumë fyerjesh të neveritshme ndaj Taulant Ballës. “Motra jote do të shkërdhehet nëpër hotele”, thotë ai, ndërsa Jozefina Topalli, në atë kohë kryetare e kuvendit, urdhëron gardën: “Nxjerreni për zhelesh”, duke bërë me shenjë që Balla duhej të “nxirrej për zhelesh” për fajin që kishte shqetësuar Berishën aq shumë sa Berisha të përdorte banalitete.
Fjalori fyes i Berishës, një gjuhë që rrallëherë është përdorur në politikën shqiptare, shërbeu, në instancë finale, për një çështje të rëndësishme: hedhja në erë e shtetit të së drejtës, sulmimi ndaj prokurorisë që po përpiqej të hetonte Gërdecin dhe fakti që tragjedia vijon të jetë e pandëshkuar edhe sot në vitin 2026, u la mënjanë ndërsa turma u ngazëllye nga përdorimi i fjalëve të pista, të cilat, në Shqipëri kanë qenë dhe vijojnë të jenë tabu deri vonë. Një grup muzikor krijoi edhe një këngë tip rap me lajtmotivin “po mama jote çfarë do bëhet” dhe “nxjerreni për zhelesh.”
Në vitin 2026 rolet janë ndryshuar, keqbërjet janë njësoj. Sot janë socialistët me Taulant Ballën që po hedhin në erë shtetin e së drejtës duke refuzuar të votojnë, brenda një afati kohor të arsyeshëm, kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit nga arresti të deputetes Belinda Balluku, tashmë ish-zvkryeministre. Tashmë është rradha e Ballës, viktima e atij agresioni të shpifur të vitit 2008 nga Berisha, të përdorë gjuhë seksiste, pastaj të kërkojë falje, ndaj një deputeteje të opozitës.
Në seancën e 5 marsit, Balla deklaroi: “Për deputeten e opozitës kemi numrin 0900”, një prefiksit telefonik i njohur veçanërisht për shërbime seksuale. Gjuha me nënkuptime seksiste dyshohet se është përdorur edhe nga deputetja socialiste Zengjine Çaushi por për këtë të fundit nuk është e mundur të thuhet nëse kemi të bëjmë me gjuhë me nënkuptime apo me gjuhë krejtësisht të pakuptimtë. Ndërsa opozita protestoi dhe Balla kërkoi falje, (në rastin e Çaushit protestuan organizatat e të drejtave të njeriut dhe kërkuan ndëshkimin e saj) ajo që humbi në diskutim ishte çështja kyçe: refuzimi i socialistëve për t’iu përgjigjur kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit nga arresti të Belinda Ballukut.
Në lojë është e ardhmja e shtetit ligjor në Shqipëri. Parlamenti, më saktë, shumica socialiste, po sfidon gjyqësorin me gjuhë verbale dhe me mosveprime, me qëllim që t’i shërbejë interesit politik të socialistëve, interesit të pushtetit individual përballë interesit të përbashkët të shqiptarëve për drejtësi, për integrim evropian, për një të ardhme në një vend normal ku korrupsioni, së paku ai sistemik i socialistëve, të mos ekzistojë.
Në Romën e lashtë ka qenë një politikan që quhej Kato i vjetri. Ai njihet për hiletë e tij retorike në senatin e Romës. Hileja për të cilën ai është mbajtur mend në histori është Carthago delenda est. Kato fliste në senat për shumë gjëra, siç flitet edhe në Kuvendin e Shqipërisë, por pavarësisht se për çfarë teme fliste, ai e mbyllte fjalimin me një mesazh për politikën kyçe që ai ndiqte. Ai thoshte në fund të çdo fjalimi: Kartagjena duhet të shkatërrohet.
Është shumë e arsyeshme që jo vetëm politikanët e opozitës, por edhe qytetarët që marrin përsipër të flasin në publik, të kopjojnë këtë instrument të retorikës të Katos dhe të përfundojnë çdo fjalim e çdo koment, pavarësisht nëse po komentojnë mbi filozofinë e jetës apo mbi vogëlsirat e qejfeve të përditshme, pavarësisht nëse po komentojnë për Luftën në Ukrainë apo për ngjyrën e përshtatshme të të brendshmeve, ta përfundojnë komentin me fjalët: hiqni imunitetin Ballukut!
Socialistët duhet të mbahen përgjegjës për çfarë po bëjnë. Komentet seksiste, të keqkuptuara apo jo, nuk duhet të heqin vëmendjen nga çështja kyçe: socialistët bashkë me opozitën duhet të votojnë heqjen e imunitetit të Ballukut. Shteti i së drejtës kërkon bindjen e parlamentit ndaj një kërkese të SPAK. E ardhmja e vendit kërkon këtë. Hiqni imunitetin e Ballukut!
/Birn/
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë thirrje për ndërmarrjen e një nisme konkrete ligjore për njohjen e si...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat me rastin e 8 Marsit, duke theksuar rëndësinë...
Kryeministri i Shqipëri, Edi Rama, ka reaguar ironikisht ndaj opozitës, teksa u ndal te konflikti që ka lindur në Lindjen e Mesme, ndër...
Dy javë pas izolimit të juglindjes së vendit për shkak të shembjes së rrugës Librazhd -Përrenjas, Kryeministri u shfaq...
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi për rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri, duke e lidhur këtë...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kryetarin e PD Durrës. Në përfundim të numërimit të votave,...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është takuar këtë të shtunë me ambasadorin e Holandës, Reinout...
Është e qartë për të gjithë, ashtu siç e kemi paralajmëruar prej kohësh, se porti i ri i Porto Romanos do t&eum...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet Piranjat dhe Le Iene, i cili denoncon a...
Edi Rama ka shpërthyer në ofendime për protestat e mbajtura nga Partia Demokratike, te Kryeministria ku kërkohet largimi i tij për shka...