Plas keq në Golem/ Konflikt me sende të forta në një lokal, arrestohen dy punonjës pas përplasjes me 5 pushues turq
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pas një konflikti fizik me 5 pushues turq në një lokal n...
Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme t&eu...
Cristiano Ronaldo ka tërhequr vëmendjen pas një veprimi në rrjetet sociale, pasi profili i tij zyrtar në Instagram ka pëlqyer nj...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave News nga një banor i zonës së ish-Parkut të Autobusëve n&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...

TIRANË- Mungesa e një mjedisi të shëndetshëm mediatik për informim të larmishëm mbi ofertat zgjedhore për shqiptarët, mosfunksionimi i mekanizmave ligjorë që duhet të garantojnë ekzistencën e medias së pavarur dhe vendimi kontrovers i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për të mbyllur rrjetin social Tiktok pak para nisjes së fushatës zgjedhore ishin disa nga problemet që cënuan standardet demokratike në zgjedhjet e së dielës dhe sollën raportin më kritik në shumë kohë nga faktori ndërkombëtar.
Raporti vëren me shqetësim praninë e financimeve me burime të paidentifikuara në disa media, kontrollin e reklamave për arsye politike, sulmet verbale dhe shpesh fizike të udhëheqësve politikë kundër gazetarëve dhe mungesën e aksesit të partive të vogla në media.
Shqiptarët votuan të dielën e 11 majit në zgjedhjet parlamentare, të cilat partia në pushtet, Partia Socialiste, i fitoi me shumicë të thjeshtë votash ndërsa ndarja e vendit në 12 qarqe elektorale i dha asaj avantazhin e shumicës parlamentare pothuajse të cilësuar, gjë që pritet të shkaktojë telashe shtesë për demokracinë shqiptare për shkak të mundësisë për ndryshim të njëanshëm të rregullave të lojës nga Rama në vitet në vijim.
Raporti i OSBE/ODIHR, i publikuar të hënën, vuri në dukje abuzimet me pushtetin shtetëror dhe me burimet shtetërore nga partia në pushtet si dhe frikësimin e votuesve prej ushtrisë së patronazhistëve si probleme që i bëjnë zgjedhjet “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare”, por një kritikë veçanërisht e fortë në raport ka të bëjë me median, lirinë për të përcjellë dhe për të marrë informacion si dhe cilësinë e informacionit të marrë.
“Pavarësia, larmishmëria dhe integriteti i lajmeve të disponueshme për votuesit gërryen nga varësia e shumicës së medias nga financimet jotransparente nga interesa politike apo të biznesit, të cilat shpesh mbështeten në kontrata publike,” thuhet në raport.
“Përqendrimi i pronësisë së medias cënon më tej pluralizmin e burimeve të lajmeve, në kundërshti me standardet ndërkombëtare,” vërejnë ekspertët e OSBE/ODIHR.
Mjedisi mediatik i një vendi duhet të ketë media të shumta me informacion të larmishëm, përfshirë informacion nga aktorët politikë apo shoqërorë që nuk i përkasin rrymave kryesore, gjë që në fakt në Shqipëri nuk gjendet. Mediat janë jo të pakta, nëse shikohet numri i televizioneve, por informacioni i dhënë në to nuk është i larmishëm, sepse është i njëjti informacion i dhënë në shumë media njëherësh.
“Raportimi i lajmeve shpesh zëvendësohet nga materiale të përgatitura nga trupat qeveritarë, gjë që minon integritetin editoria. Agjencia e Medias dhe Informimit, një agjenci nën varësinë e kryeministrit, centralizon dhe filtron informacionin e publikuar nga qeveria dhe institucionet publike,” thotë raporti.
“Për më tepër, gazetarët raportojnë se aksesi i tyre te përfaqësuesit e qeverisë, përfshirë kryeministrin, është në tkurrje, ku numri i konferencave për shtyp është pakësuar dhe gazetarët me raste ndalohen të marrin pjesë në aktivitete publike, në kundërshti kjo me standardet ndërkombëtare.”
Qeveria shqiptare ndalon gazetarët të kryejnë filmime të pavarura në aktivitete publike, të tilla si mitingjet elektorale të Ramës dhe të Partisë Socialiste, ku truprojat dhe stafi i kryeministrit pengojnë fizikisht përdorimin e celularëve apo mjeteve të tjera të regjistrimit video. Kjo e ka bërë “raportimin” mediatik të fushatës një teatër gjigand në të cilin qytetarët mund të shohin vetëm atë që kryeministri do, por në televizione dhe portale të ndryshme.
“Sipas shumicës së bashkëbiseduesve të ODIHR, pamjet nga fushata u ofruan nga partitë politike. Në televizionet e monitoruara nga ODIHR, asnjë nga këto raportime lajmesh nuk u shënua si të tilla, siç kërkohet nga Kodi Zgjedhor dhe për këtë nuk pati masa të ndërmarra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.”
Raporti shënon me shqetësim raportimet se disa nga intervistat me kandidatët për zgjedhje të transmetuara në media të ndryshme kanë qenë në fakt të paguara, gjë që bie ndesh me ligjin.
“Pamjet e prodhuara nga garuesit në zgjedhje në lajme si dhe mbulimi me pagesë de facto është e barabartë me reklamat politike dhe dizavantazhon garuesit me më pak burime financiare,” vëren raporti.
Një nga problemet kyçe që duket se do të rrëzojnë zgjedhjet e së dielës ka të bëjë me vendimin e qeverisë për të mbyllur aksesin në rrjetin social Tik Tok pak javë para zgjedhjeve. Qeveria thotë se e mori vendimin për të luftuar bullizmin në shkolla, si pasojë e ngjarjes tragjike të vrasjes së një adoleshenti dhjetorin e kaluar, por shumë besojnë se ndalimi lidhet me fushatën elektorale, për shkak se Tik Tok, si media sociale e re, vlerëson përmbajtjen dhe i jep vizibilitet materialeve të prodhuara nga përdoruesit përkundrejt të ardhurave ndërsa mediat sociale të vjetra, si Facebook e Tëitter, nuk i japin vizibilitet përmbajtjes së prodhuar nga, fjala vjen, kandidatët për deputetë, pasi janë biznese të maturuara dhe kërkojnë të sheshin reklama. Me pak fjalë, Tik Tok jep vizibilitet të cilin Facebook e të tjera nuk e japin.
“Vendimi i Këshillit të Ministrave më 6 mars për të ndaluar përkohësisht aksesin në TikTok është i një ndalim i gjerë dhe i papërputhshëm me standardet ndërkombëtare,” thuhet në raport.
“Në finale, mjedisi kufizues mediatik dhe dështimi për të zbatuar kërkesat ligjore në mirëbesim i ndaloi votuesit nga marrja e informacionit të plotë, të pavarur dhe të larmishëm mbi garën zgjedhore,” thekson raporti./ Reporter.al
TIRANË- Kompania postare DHL i është përgjigjur KQZ-së pas kërkesës për të dhënë sqarime lidhur me disa...
TIRANA- Prononcimi i parë nga kryeministri, njëherësh dhe kryesocialisti Edi Rama lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit prite...
TIRANA- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ zhvilloi sot seancë ku u shqyrtua ankimimi i Partia Socialiste për shfuqizimin e ...
FIER- Partia Socialiste ka marrë shumicën e votave edhe në burgun e Fierit, konretisht, 217 të tilla. Në vend të dytë ...
ELBASAN- Procesi i votimit në Elbasan është drejt përfundimit teksa janë numëruar 505 QV nga 508 në total. Partia Social...
KUKËS- Ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, qarku i Kukësit u ngjyros sërish blu në këto zgjedhje, duke refuzuar me vot&...
KOSOVA- Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të...
TIRANË- Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri m&...
TIRANA- Gjatë natës, pas ankesave të Partisë Mundësia për parregullsi në KZAZ 32, ku sipas përfaqësuesve të ...
LEZHË- Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa&n...