POLITIKE

BIRN: Ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ pritet me kritika në Kuvend

M.B. Përditësimi i fundit 9 Shtator 2024, 20:09
BIRN: Ndryshimi i buxhetit me Akt Normativ pritet me kritika në Kuvend
Petrit Malaj

TIRANA- Akti Normativ i qeverisë për ndryshime në buxhetin e vitit 2024 u prit me kritika të hënën gjatë shqyrtimit të tij në komisionet parlamentare. Kritikat u adresuan kryesisht nga deputetët e opozitës të cilët e cilësuan shqetësues përdorimin e këtij mekanizmi si një praktikë të vazhdueshme në ndryshimin e buxhetit të shtetit duke i mohuar Kuvendit mundësinë për të vendosur për ndryshimin e tij, si një e drejtë kushtetuese.

Ministri i sapoemëruar në krye të Financave, Petrit Malaj, u përball me pyetje mbi menaxhimin e fondeve publike, mungesën e transparencës në rialokimin e tyre, lënien jashtë vëmendjes së grupeve shoqërore vulnerabël, për kthimin e fondeve të mbledhura nga profesionet e lira pas shfuqizimit të tatimit të tyre nga Gjykata Kushtetuese, etj.

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se mekanizmi i ndryshimit me akt normativ ishte anti-kushtetues, ndërsa akuzoi ministrinë se nuk justifikonte dyfishimin e vlerave të projekteve infrastrukturore.

”Keni shtuar 260 milion euro për vetëm 3 projekte rrugësh pa asnjë studim fizibiliteti apo ndryshim projekti”- pyeti ai ministrin, duke aluduar për “aferë korruptive” rritjen e vlerave të projekteve të miratuara më herët me vlera të tjera.

Ministri Malaj argumentoi se Financat kishin miratuar një kërkesë të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës dhe se faktorët lidheshin me rritjen e kostove të ndërtimit e ndryshimin e kursit të këmbimit.

“Vlerat datonin shumë vite më parë, dhe ishte e nevojshme të rishikojmë këto vlera qoftë në aspektin e rritjes kostove, por edhe ndryshimit të kursit këmbimit”- u përgjigj ai.

Por përgjigja e tij nuk ishte bindëse për opozitën.  Bardhi e cilësoi jo të saktë, duke pretenduar se vlerat e projekteve të rrugëve ishin përcaktuar me vendim qeverie 5 muaj më parë. Edhe në komisionin e Ekonomisë dhe Financave ministri u përball me pyetje nga deputetë të dy krahëve politikë.

Deputetja Jorida Tabaku ngriti po ashtu pikëpyetje mbi fondet që i shtoheshin projekteve të infrastrukturës duke e cilësuar të paplotë argumentimin në relacionin e ministrisë. Një tjetër shqetësim i Tabakut lidhej me mënyrën se si do të kthehen paratë tek profesionistët e lirë, pasi ligji i qeverisë për taksimin e tyre u shfuqizua në qershor.

“Ju thoni që e bëmë Aktin Normativ për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për profesionet e lira, por ju ato 1.5 miliardë lekë ende nuk ua keni kthyer atyre që u takojnë”- iu drejtua ajo ministrit.

Malaj pretendoi se Akti Normativ e justifikonte urgjencën nga ky vendim, por nuk sqaroi se si kishte menduar qeveria që të kthente parat që e mbledhura.

“Qeveria ka vullnetin për t’i kthyer mbrapsht, por po ndjekim rrugën ligjore, prandaj i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të na orientojë se si duhet të veprojmë”- u justifikua ai.

Deputetët socialistë patën kritika e pyetje që lidheshin me realizimin e shpenzimeve.

“Relacioni nuk flet për realizimin e shpenzimeve, ska asgjë”, tha Erjon Braçe, ndërsa deputetja Pranvera Resulaj pyeti ministrin se “çfarë na garanton që diferenca prej 150 miliardë lekësh do të jetë e realizueshme në 3 muajt e fundit të vitit?”

Ndryshimet parashikojnë rritjen e të ardhurave me 27.2 miliardë lekësh, duke rishpërndarë shpenzimet në disa institucione, por pjesa më e madhe e shtesës, 6.6 miliardë lekë i akordohen Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në programin e infrastrukturës. Procedura parlamentare parashikon që Kuvendi ka të drejtë vetëm ta miratojë ose ta rrëzojë një akt normativ, por jo të ndërhyjë në të, pasi ai është një mekanizëm i ndryshimit të ligjit me fuqi të menjëhershme.

Kjo është hera e dytë brenda vitit që qeveria ndryshon buxhetin me akt normativ. Në muajin mars akti parashikonte një rialokim fondesh për një financim 400 milionë euro në tre vitet e ardhshme për ndërtimin e një portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi qeveria dha me koncension portin ekzistues të Durrësit për ndërtimin e një porti jahtesh dhe pallate shumëkatëshe./ BIRN

petrit malaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë