POLITIKE

BIRN: Opozita kërkon hetimin e Ministrit të Drejtësisë për korrupsion

M.B. Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 14:03

BIRN: Opozita kërkon hetimin e Ministrit të Drejtësisë

TIRANA- Partia Demokratike përmes një deklarate të anëtarit të Këshillit Kombëtar të këtij subjekti politik, Çlirim Gjata të shtunën më 16 nëntor, i kërkon Prokurorisë së Posaçme SPAK që të hetojë ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja për blerjen e një mijë metra katrorë tokë në Farkë, me çmim disa fish më të ulët se tregu.

“Pyetja e parë që shkon për ministrin është si e gjeti këtë pazar, a përdori detyrën si ministër apo u shpërblye për ndonjë favor që ka bërë gjatë kohës si ministër i Drejtësisë?”, u shpreh Gjata dhe shtroi dhe pyetjet nëse ministri ka konlikt interesi dhe pse ish-drejtori i Bashkisë Tiranë, Arben Maoku, i dënuar për ndërtime pa leje ja ka shitur Manjës tokën me një çmim qesharak, në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Në një investigim BIRN ekspozoi faktin se ministri i drejtësisë, Ulsi Manja investoi 3 milionë lekë për blerjen e një mijë metra katrorëve tokë buzë liqenit të Farkës në vitin 2021, me synimin që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindramijëra euro. Të dhënat e siguruara nga BIRN sygjerojnë dhe ngrenë dyshime se kjo pasuri u përfitua nga Manja duke anashkaluar çmimet e tregut dhe konfliktin e interesit.

Transaksionet e kryera nga ministri i Drejtësisë ngrenë pikëpyetje, pasi ai e bleu tokën nën vlerën e tregut nga një zyrtar lokal i Partisë Socialiste dhe synon që ta zhvillojë atë përmes një kompanie fituese të një koncesioni nga qeveria “Rama”.

Gjata rendit në deklaratën e tij ato që i cilëson si shkelje të Manjës. sipas tij, toka truall është blerë poshtë çmimit reference dhe me të njëjtën vlerë që është rivlerësuar nga shitësi, duke shmangur taksat e shtetit.

“Së treti, Manja është shefi i një Task Force antikorrupsioni në qeveri. Është ngritur për të luftuar korrupsionin, por e bën vetë se nuk ka besim te të tjerët”, deklaroi Gjata.

Në vijim Gjata ngre pikëpyetje dhe mbi Prokurorinë e Posaçme, duke sjellë në vëmendje se Manja është shpëtuar njëherë nga SPAK për shpalljen e moskompetencës për dosjen e zgjedhjeve të Dibrës.

Ping-pongu mes SPAK-ut dhe Prokurorisë së Dibrës në vitin 2020 lidhur me kompetencën e çështjes së quajtur “Dosja 184”, që kishte lidhje me blerjen e votive në Dibër në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016, solli parashkrimin e veprave penale të kryera për 11 të akuzuar. Pasi dosja i mbeti Prokurorië së Dibrës, kjo e fundit konkludoi se hetimet kishin “provuar tërësisht” blerjen e votave në Dibër, por për shkak të kohës së kaluar, krimi ishte parashkruar.

Në fund të deklaratës, Partia Demokratike kërkon largimin e menjëhershëm të Ulsi Manjës për korrupsion dhe hetimin e tij.

I pyetur nga BIRN nëse po verifikon dhe po heton këto fakte publike lidhur me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, SPAK nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN

ulsi manja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë