Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Ornaldo Rakipi, deputeti i Partisë Socialiste që u bë i njohur në vitin 2021 pasi arriti të “thyejë herësin” për t’u futur në parlament, duket se është i zënë në këtë kohë. Nga postimet e tij në Facebook, ai njofton se po merr pjesë në takime elektorale në mbështetje të kandidatit të Partisë Socialiste për postin e kryetarit të Bashkisë Vorë, Blerim Shera.
“Me Blerimin, Vora premton të kthehet në një vatër mundësish per të rinjtë dhe të ketë një fytyrë të re urbane,”- deklaroi ai në 24 prill, duke publikuar foto nga një takim në qytetin e Vorës.
“Bërxullë, me banorët e zonës në një takim me energji fantastike dhe optimizëm për perspektivën e zhvillimit të zonës me ekipin e punës dhe përkushtimit me në krye Blerimin, për V❤rën që duam,”-shkroi ai pak ditë më vonë. Banorët e Vorës do të kenë mundësi të zgjedhin mes Blerim Sherës, një sociolog që ka punuar në sistemin arsimor të Vorës para se të bëhej kryebashkiak vitin e kaluar dhe Indrit Hoxhës, një prurje e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që ka punuar edhe si nëpunës i Bashkisë Tiranë në periudhën 2011-2015.
Zgjedhjet në territorin e Bashkisë Vorë kanë qenë me rezultat të përafërt mes palëve. Në zgjedhjet e vitit 2021, kandidatët e PS-së morën 48% të votave përkundrejt 49% të kandidatëve të PD-së, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, kryebashkiaku i mëparshëm i qytetit, Fiqiri Ismaili, arriti të fitojë me një numër shumë të vogël votash përballë kandidatit të LSI-së Luan Sallaku, i cili garonte në koalicion me Partinë Socialiste. Situata duket se ka ndryshuar kryekëput më vonë, megjithëse bashkia kaloi në trazira. Agim Kajmaku, kryetari i bashkisë që doli nga zgjedhjet pa garë të vitit 2019, humbi mandatin nga ligji për dekriminalizimin, ndërsa bashkia e Vorës konsiderohet financiarisht e falimentuar për shkak të detyrimeve të prapambetura. Pavarësisht kësaj, socialistët fituan me lehtësi zgjedhjet e parakohshme në vitin 2022 përballë dy kandidatëve të opozitës së përçarë.
Socialistët arritën gjithashtu sukses të rëndësishëm elektoral në Vorë në vitin 2021, kur, ata dhe aleatët e tyre, Partia
Socialdemokrate e Tom Doshit, fituan 54% të votave, vota të rëndësishme që llogariten në Qarkun Tiranë dhe që janë vendimtare për shumicën parlamentare.
Angazhimi i Rakipit në Bashkinë Vorë është i kuptueshëm. Në zgjedhjet e vitit 2021, ai mori 3500 vota pëlqyese në territorin e Bashkisë Vorë, ose 40% të të gjitha votave që mori Partia Socialiste në ato zgjedhje në Vorë. Rrjedhimisht, mbështetja e Rakipit mund të jetë vendimtare për kandidatin socialist.
Ornaldo Rakipi është i biri i ish-deputetit Aqif Rakipi, i cili u përzu nga parlamenti për shkak të ligjit të dekriminalizimit. Aqif Rakipi është gjithashtu një nga gjashtë shqiptarët e “emërtuar” nga Shtetet e Bashkuara si “të përfshirë në korrupsion madhor” dhe të sanksionuar duke i ndaluar hyrjen, diçka që në gjuhën politike është përkthyer si “non grata”. Sipas Departamentit Amerikan të Thesarit, “është përgjegjës ose bashkëpunëtor në, ose është angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor, pëfshirë korrupsion në, ose për llogari të, ose ndryshe të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, ose me një zyrtar aktual apo të shkuar, në çfarëdolloj niveli të qeverisë në Ballkanin Perëndimor, të tilla si përvetësim i aseteve publike, shfrytëzim i aseteve private për përfitim personal ose qëllime politike, apo ryshfet.”
Njoftimi komenton gjithashtu në mënyrë të përgjithshme se “grupe të shumta” të krimit të organizuar, kanë ofruar në Shqipëri para, dhurata, premtime për vende pune apo koncesione në shkëmbim të votave për partinë e tyre të parapëlqyer politike. Rakipi, thotë njoftimi, “ka përdorur ndikimin e tij politik për të emërtuar njerëz të vet në pozicione kyçe publike në Elbasan dhe Tiranë”.
Kryeministri Edi Rama e ka transformuar në slogan politik shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se ai nuk do të bashkëpunojë me kryebashkiakët e opozitës, rrjedhimisht duke i mohuar aksesin në taksa qytetarëve që zgjedhin kundërshtarë të tij në zgjedhje. Deklarata e tij për mosbashkëpunim me “nongratat” e kundërshtarit politik, dukshëm nuk e ndalon që të bashkëpunojë me nongratat e tjera./BIRN
Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bash...
Romarjo Meminaj, avokati i Fredi Belerit tha se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se duhet të lirohet nga burgu. ...
Rreth 43% e shpenzimeve të bashkive nga burimet e veta shkojnë për paga, dhe sigurime, ndërsa 37% shkojnë për shpenzime operativ...
Zgjedhësit e bashkisë së vogël të Devollit shkojnë tek kutitë e votimit me 14 maj skeptik nëse diçka mund t&eum...
Akuzat për shitblerje votash në prag të zgjedhjeve të 14 majit në Shqipëri, por edhe evidentimi i disa rasteve nga policia, jan&...
DEVOLL- Në këtë periudhë të vitit shumica e burrave të Mirasit, një prej njësive më të mëdha të Ba...
Një grup të rinjsh, mes tyre dhe një shqiptar, janë gjobitur me 873 mijë euro nga Gjykata e Modenas. Sherri mes të rinjve ka ndo...
Rruga e pluhurosur që ndan përmes Nishtullën, një lagje e varfër në periferi të Durrësit, është thuajse e sh...
Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri ...
2096 të burgosur janë përjashtuar nga e drejta për të votuar pasi përfshihen në kategorinë e ndalimeve të l...