Vihen nën hetim ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu. Akuzohet për fyerje ndaj Erdoganit
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën p...
Prokuroria e Ankarasë njoftoi se ka nisur një hetim kundër Ahmet Davutoglu, ish-kryeministrit të Turqisë, për veprën p...
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave kryeministrit Edi Rama se do të krijojë një portal për të...
“Starchitect shkoni në shtëpi!” Më 3 qershor, mes flamingove të fryra dhe pankartave që shpallnin “Shqipëria n...
Banka Qendrore e Holandës ka zhvendosur një pjesë të konsiderueshme të rezervave të saj të arit nga Amerika e Veriut drejt ...
Edi Rama foli për rreth 70 minuta në Facebook për Besën, Pasqyrën dhe dialogun me qytetarët. Një fjalim i gjatë, i nd&...
I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës në Syri TV, avokati Saimir Vishaj u shpreh se GJKKO-ja ka tejkaluar kompetenca...
Vapa përvëluese e këtij viti, sipas Kombeve të Bashkuara, është paralajmërim për katastrofën globale të klim&e...
Një ditë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për gjobat dhe kontrollet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi ...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh “kërcënues” për deputetët në mbledhjen e tij me grupin parlament...
Nga sot, Shqipëria ndalon zyrtarisht importin e mishit nga Brazili. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi disa ditë më parë se ky ve...
TIRANË- Anëtarët socialistë në Komisionin Hetimor Parlamentar për “Shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi” kundërshtuan të martën thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi.
Debati mes deputetëve të opozitës nisi gjatë një mbledhje të gjatë ku ishte thirrur për të dëshmuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, i arrestuar me akuzën për “shpërdorim detyre” lidhur me abuzimin me fonde te Bashkimit Euroian.
Kryetarja e Komisionit, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi kërkoi që të merret një vendim për të kërkuar sërish zgjatjen e afatit të komisionit në mënyrë që të thirren të gjithë dëshmitarët e lidhur me çështjen, duke përfshirë dhe kryeministrin si përgjegjës për dhënien e këtyre dy koncesioneve dhe biznesmenen Nushi si përfituese direkt në kontratën e Check-up.
Por, nënkryetari socialist Plarent Ndreca këmbënguli se nuk kishin rënë dakord për dëshmitarë të tjerë dhe se afati nuk mund të shtyhej përsëri pas dy shtyrjeve të miratuara nga Kuvendi. “Kemi ezauruar dëshmitarët”- tha ai, duke shtuar se dëshmitari kryesor ishte Beqja.
Por, sipas Vokshit, opozitës dhe çdo deputeti i ka dhënë Gjykata Kushtetuese të drejtë që të kërkojnë dëshmitarë dhe pa qenë nevoja për të rënë dakord me deputetët socialistë.
“Të mos vijë Vilma Nushi që e kemi kërkuar që ditën e parë si një përfituese direkt, kjo tregon se ju keni porosi për të mbrojtur deri në fund atë”- iu drejtua ajo deputetëve socialistë, duke shtuar se “ajo nuk mund të dalë mbi ligjin”.
Afati i komisionit përfundon këtë javë, ndërkohë që shumë nga seancat gjatë më shumë se 10 muajve që komisioni është në fuqi janë shpenzuar për debate mes palëve.
Edhe seanca e së martës nuk bëri përjashtim pasi më shumë se 5 orë u debatua për procedurë ndërkohë që ish-ministri Ilir Beqja priste të dëshmonte.
Beqja mbërriti në Kuvend me duart e prangosura i shoqëruar nga policia dhe sapo u ul në vendin e dëshmitarit futi në ngërç komisionin me kërkesën për të shoqëruar deklaratën e tij me pamje vizuale, foto dhe video, me anë të cilave kërkonte të mbronte vendimin për të dhënë me koncesion procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale në spitalet publike.
Kjo është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama‘ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022 dhe sipas hetimit të Prokurorisë së Posaçme është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit, shpërdorimit të detyrës dhe manipulimit të studimit të fizibilitetit.
Kryetarja e Komisionit refuzoi dëshminë e Beqajt me mjete vizuale, duke e cilësuar kërkesën e tij në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe një tentativë për të bërë spektakël, por socialistët mbrojtën me ngulm kërkesën e Beqajt.
Socialistët këmbëngulën që të hidhej në votim kërkesa e Beqajt për prezantim vizual të mbrojtjes së tij, ndërsa Vokshi e akuzoi PS-në për tentativë bllokimi të dëshmisë së tij, ndërkohë që i dha Beqajt mundësinë të lexojë një deklaratë para marrjes në pyetje./Reporter.al
vokshi, ndreca TIRANË- Është ndërprerë për disa minuta pushim sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesioniet...
komisioni TIRANË- Ka rinisur pas një pushimi disa minuta, mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi. ...
vangjush dako TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 4 vite burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Ky i fundi...
Balliu TIRANË- Koordinatori rajonal për Tiranën, Klveis Balliu ka bërë me dije se ka denoncuar publikisht deputetin e Partis&...
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Patisë Demokratike Gazment Bardhi, ka reaguar për diskutimet e buxhetin për vititin 2025, duke e...
TIRANA- Anëtari i mazhorancës në Komisionin hetimor për Shëndetësinë, Ilir Metaj, ironizoi me opozitën lidhur me ...
TIRANA- Mbledhja në Komisionin hetimor për Shëndetësinë vijon mes debatesh lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beq...
TIRANA- Komisionin hetimor për Shëndetësinë vijon mbledhjen mes debatesh lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqajt p&e...
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar emërimet e drejtorëve të policive në qarqe. Sekretari i Përgjithshëm i PD-s&eu...
TIRANA- Pas ndërprerjeve të një pas njëshme vijon me tone të larta mbledhja e Komisionit hetimor për koncesionet në Sh...