Pse zemërimi social po përhapet në Evropë, shkaqet rrënjësore të trazirave
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kan...
Situata gjatë protestës në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa përplasjet dhe lëvizjet e protestuesve kanë...
Një skenë e rëndë ka ndodhur vetëm pak momente më parë në afërsi të Bulevardit Dëshmorët e Kombit....
Policia është përplasur me protestuesit e rinj në qendër të Tiranës pasditen e të hënës, ku dhjetëra pers...
Kryebashkiaku në ikje i Nju Jorkut, Eric Adams, zbriti të hënën nga një helikopter i ushtrisë shqiptare në qytetin e Vlorës dhe më pas u akomodua në vilën qeveritare në bregdet, ndërsa qeveria shqiptare nuk bëri asnjë njoftim mbi vizitën e tij në Shqipëri.
Vetë Adams njoftoi në platformën X udhëtimin, duke përfshirë foto me kryeministrin Edi Rama dhe disa biznesmenë të rinj.
‘Diskutuam lulëzimin e komunitetit shqiptar në qytetin e New York dhe se si ne mund të zhvillojmë marrëdhënie të forta biznesi me vendlindjen e tyre,’ shkroi Adams.
Në një foto të dytë, ai shfaqet me disa të rinj që i përshkruan si ‘liderë biznesi’, drejtues të një kompanie konsulence në ndërtim me bazë në Tiranë dhe New York që zotërohet nga Valon Pilku, një shqiptaro-amerikan.
Udhëtimi i Adams në Shqipëri gjatë javëve të fundit në detyrë si kryebashkiak i Nju Jorkut ka ngritur pikëpyetje. Në Shtetet e Bashkuara, ai po përballet prej shtatorit të vitit të kaluar me akuza federale për korrupsion, pasi dyshohet se ka pranuar prej vitesh bileta avioni dhe udhëtime luksoze jashtë vendit si dhurata, si dhe donacione të huaja të padeklaruara. Adams i mohon akuzat.
Zëdhënësja e tij, Kayla Mamelak Altus, i tha gazetës New York Times se shpenzimet e akomodimit dhe transportit tokësor do të mbuloheshin nga qeveria shqiptare, ndërsa taksapaguesit e Nju Jorkut do të paguanin pjesën tjetër të udhëtimit, duke përfshirë udhëtimin me avion të kryebashkiakut dhe shoqërueses së tij në udhëtim, Gladys Miranda, ndihmëse e tij si dhe shpenzimet lidhur me detajet e sigurisë.
Sipas Altus, dhoma e akomodimit të Adams në Shqipëri kushton rreth 200 dollarë në natë dhe transporti tokësor rreth 90 dollarë në ditë, shpenzime këto të pakonfirmuara nga pala shqiptare.
Zëdhënësja e qeverisë, Manjola Hasa nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi axhedën e vizitës së Adams dhe se sa do t’u kushtonte kjo vizitë taksapaguesve shqiptarë.
Sipas zëdhënëses së Adams, vizita e tij në Shqipëri parashikon takim me Ramën dhe me ‘udhëheqës biznesi dhe teknologjie, të vizitojë fabrika dhe të diskutojë mundësi të reja për të rritur aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt New York-ut’.
New York Times i përshkruan më tej lidhjet e Adams-it me Shqipërinë si ‘relativisht të thella për një vend që ka vetëm pak tregti me Shtetet e Bashkuara dhe një popullsi të vogël në New York’.
Gazeta po ashtu rikujton përfshirjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në aktakuzat federale për korrupsion ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.
Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve të kësaj partie për gjashtë bashkitë ku do të zhvillohen...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Ba...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur dit...
Analisti Fatos Lubonja diskutoi në rubrikën informative të drekës në News24 për zgjedhjen e Florjan Binaj si kandidat për kry...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka bërë përgjegjëse strukturat shtetërore për vrasjen e gjyqtarit Astrit ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi një debat me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Il...
Nga Petrit Vasili Tiranës i duhet njeriu që e ka çarë rrugën e jetës me krahët dhe aftësitë e tij. Tiranës...
Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të marte pati daljen e parë publike pas vrasjes makabre të gjyqtarit Astrit Kalaja nga Elvis S...
Bashkia e Tropojës, nën drejtimin e përkohshëm të znj. Zyra Islamaj, është denoncuar nga Partia Demokratike pas procedurave...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencën ndërkombëtare Walk21, ku në edicionin e saj të 25-të janë mbledhur ekspert&...