POLITIKE

Bislimi: Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës tregon se Beogradi nuk do normalizimin

M.B. Përditësimi i fundit 6 Dhjetor 2024, 21:58

Bislimi: Shpërthimi i fundit në veri të Kosovës tregon se

KOSOVA- Zv/Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi thotë se Serbia qëndron pas shpërthimit në kanalin e furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit dhe për këtë arsye nuk do të ishte e logjikshme që të bëhej pjesë e hetimit të krimit. Megjithëse Beogradi ka mohuar të ketë pasur rol në shpërthimin që ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, zoti Bislimi tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se “të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë”. Sipas zv/Kryeministrit, i cili është edhe kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ky incident i fundit rikonfirmon se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe se vetëm ajo është përgjegjëse për ngecjen, pavarësisht nga kritikat perëndimore ndaj të dyja palëve.

Zëri i Amerikës: Tensionet janë shtuar për shkak të shpërthimit të javës së kaluar. Megjithëse qeveria e Kosovës fajësoi Serbinë se qëndron prapa shpërthimit, Serbia vetë e ka mohuar një gjë të tillë. A do të ishte Kosova e gatshme që të pranonte bashkëpunimin e Serbisë për hetimin e këtij shpërthimi, kësaj çështjeje?

Besnik Bislimi: Do të ishte e palogjikshme që në këtë fazë adresa kryesore të cilës i atribuohet krimi, të bëhej pjesë e hetimit të krimit. Prandaj mendoj që është e pamundur që hetuesit nga Serbia të bëhen pjesë e hetimeve. Për këtë moment nuk ka nevojë. Institucionet tona kanë kërkuar ndihmë ndërkombëtarisht, por jo nga Serbia.

Zëri i Amerikës: Akoma nuk është arritur një përfundim në fakt se kush qëndron pas këtij shpërthimi...

Besnik Bislimi: Tani duhet të kujdesemi që sulmi terrorist që ka ndodhur në kanalin e ujitjes, apo të ujësjellësit, në Ibër Lepenc, të mos bëhet një test i aftësisë së Kosovës për ta dëshmuar kryesin e krimit, edhe e aftësisë së Serbisë për të kryer një krim perfekt. Të gjitha informacionet që kemi çojnë në vetëm një adresë dhe mendoj që do të ishte e palogjikshme që tash të merremi me atë nëse ka dëshmi të mjaftueshme, apo jo. Ajo që është me rëndësi, është të analizohet se cili ka qenë qëllimi primar i këtij sulmi. A ka qenë vetëm dëmtimi i kanalit, apo ka qenë synimi që kjo të shkatërrohet në tërësi, që pastaj të pamundësohet furnizimi me energji elektrike, me ujë dhe me komunikime? Apo ka qenë vetëm synimi që të dërgohet sinjali se Serbia ka ende potencial për të destabilizuar Kosovën dhe kjo pastaj të përdoret për të rritur fuqinë negociuese të tyre në Bruksel.

Zëri i Amerikës: Zoti Bislimi, a keni kërkuar ndihmë ndërkombëtare për hetimin e këtij incidenti, e këtij shpërthimi?

Besnik Bislimi: Institucionet e policisë kanë kërkuar bashkëpunim me segmente të caktuara ndërkombëtare, por duhet të kuptojmë edhe natyrën e krimit. Sulmi terrorist ka ndodhur në kanalin që sjell ujë. Do të thotë që edhe shpërthimi ka ndodhur aty dhe rrjedhimisht do të jetë e vështirë që në vendin e krimit të gjenden dëshmi të caktuara. Dëshmitë që ne kemi kanë të bëjnë me komunikimet që kanë ndodhur përpara sulmit dhe ndoshta pas saj, që pastaj kërkojnë një natyrë tjetër të forensikës.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi do të ketë mendoni ju një ngjarje e tillë tek procesi i përgjithshëm i negociatave, i bisedimeve?

Besnik Bislimi: Tani, sinjalet që për ne janë me rëndësi është që nuk kemi të bëjmë (thjesht) me një akt terrorist, por pjesë e një plani më të gjerë, të cilat dëshmojnë që Serbia ka axhenda të tjera. Do të thotë që Serbia nuk është e interesuar për normalizim të raporteve. Paraqitja në Bruksel, Serbisë i shërben vetëm për të vazhduar thithjen e fondeve financiare nga Bashkimi Evropian, të cilat pastaj kombinohen me ndikimin pro-rus. Por në bisedimet për dialog, pjesëmarrja e Serbisë është vetëm pro forma, dhe kontributi i tyre i vetëm në Bruksel është pastaj konferenca për shtyp të cilën e organizojnë pas takimeve, ku tregojnë për konstruktivitetin e tyre dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Por në fakt, kjo pjesëmarrje ka qenë fallco gjithmonë, sepse nuk ka asnjë rast përgjatë këtyre tre viteve ku unë të kem parë edhe minimumin e konstruktivitetit të palës serbe, apo minimumin e gatishmërisë për të ndërmarrë ndonjë hap që të paktën na çon më tutje, pak drejt normalizimit.

Zëri i Amerikës: Në fakt, kritikat e ndërkombëtarëve kanë qenë ndaj të dyja palëve, për sa i takon vullnetit për këto bisedime, për këto negociata, por qoftë edhe veprimeve të ndryshme të palëve, lidhur me marrëveshjet...

Besnik Bislimi: Ka qenë një qasje në Bruksel që për të ecur tutje me normalizimin na duhen të dyja palët dhe çfarëdo tentative që njëra palë të apostrofohet si palë përgjegjëse, mund të ndikojë negativisht në gatishmërinë e kësaj pale për të marrë pjesë. Dhe në këtë kuadër të kësaj, në mungesë të vullnetit që të indentifikohet pala bllokuese, Bashkimi Evropian ka preferuar pastaj që ta ndajë fajësinë mes palëve, por joformalisht dihet qartë që kush është pala që bllokon dhe kush është pala që është konstruktive dhe ofron alternativa. Për shembull, për secilën iniciativë të Brukselit, pala kosovare ka ofruar propozimet e saj konstruktive. Të marrim si shembull edhe diskutimet që kemi bërë për planin e sekuencimit. Kemi deri më tani dhjetë drafte të përgatitura nga zyra e zotit Lajçak. Në këto dhjetë drafte kemi dhjetë komente të palës kosovare, por zero komente të palës serbe. Kjo tregon se cila palë ka qenë aktive në gjetjen e zgjidhjes, se cila ka qenë aktive në bllokimin e zgjidhjeve.

Zëri i Amerikës: Më 17 dhjetor është edhe takimi i radhës i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me të dërguarin Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë. Në këto kushte që përshkruani ju, cilat janë pritshmëritë e këtij takimi të ardhshëm?

Besnik Bislimi: Takimi i datës 17 dhjetor nuk është se mund të prodhojë, që duhej të prodhonte pritje, qoftë në Bruksel qoftë në Prishtinë apo në Beograd. Ai po ndodh në një moment kritik për tre arsye. E para, kemi sulmin terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Kemi ardhjen e figurave të reja në Komision, të cilat do të jenë përgjegjëse për dialogun. Dhe kemi shkuarjen e zotit Lajçak, i cili e përfundon mandatin si emisar. Rrjedhimisht, kjo nuk është periudha më e mirë për të nisur diçka më të madhe, por edhe me gjasë nuk ka edhe gatishmëri nga pala serbe që të merremi seriozisht me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit implementues të Ohrit, të vitit 2023.

Zëri i Amerikës: Në kushtet e ndryshimeve politike ndërkombëtare, do të kemi një administratë të re këtu në Uashington në janar, drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë ndryshuar, si e parashikoni ecurinë e marrëdhënieve me administratën e re të zotit Trump, ndërkohë që duhet të theksojmë që edhe gjatë kohës së zotit Biden marrëdhëniet nuk ishin dhe aq të mira, le të themi...

Besnik Bislimi: Fillimisht, le të themi që në Evropë kemi më shumë qartësi për momentin, për arsye se figurat kryesore të cilat do të kenë në tavolinë edhe çështjen e Kosovës janë të ditura. Zonja Kaja Kallas, si përfaqësuese e lartë e cila do të ketë përsipër edhe portofolin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe kemi zonjën Marta Kos, e cila do të merret me politikën e zgjerimit. Ajo që mungon është vetëm emri i falicitatorit të ri, apo përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrata është ende në kompletim e sipër. Ende ato figura që mund të merren me Kosovën, ose rajonin e Ballkanit Perëndimor nuk janë të ditura. Unë nuk do të isha pajtuar me konstatimin se raportet me administratën e Presidentit Biden nuk kanë qenë të mira...

Zëri i Amerikës: ...sipas komenteve të vetë zyrtarëve të administratës së zotit Biden.

Besnik Bislimi: ...tash unë nuk mund të flas në bazë komenteve. Mund të flas në bazë të asaj që është thënë nëpër takime. Mendoj që nëpër takime në vazhdimësi është njohur qëndrimi pro-amerikan edhe i qeverisë së Kosovës. Madje ka pasur raste kur është konstatuar që qëndrimi pro-amerikan dokumentohet përmes promovimit të vlerave për të cilat qëndron Amerika, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies, luftimin e krimit dhe korrupsionit, politika këto të cilat qeveria Kurti i ka bërë më së miri./ VOA

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë